Një bllok me shënime të emrave të pacientëve dhe bashkangjitur tyre edhe shumat e parave që ka marrë është prova më e fortë që ka SPAK kundër mjekut të arrestuar Edvin Prifti. Gazetari i Report TV, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se në këtë bllok variojnë shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për lekë apo euro. Nisur nga kjo, SPAK ka sekuestruar kartelat mjekësore për të verifikuar nëse emrat dhe datat korrespondojnë me emrat e shënuar në bllokun e Priftit.
Nga ana tjetër, sa i përket parave të gjendura në shtëpi e në zyrë, mësohet se janë pyetur bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por këto të fundit kanë thënë se këto para nuk janë nxjerrë prej tyre. Nga sa raportohet, ka qenë gruaja e mjekut që ka deklaruar se paratë ishin të saj që i kishte përfituar nga një kontratë shit-blerje që nuk ishte noterizuar ende. Nga ky proces ka një “përplasje” mes Prokurorisë dhe avokatëve lidhur me vendin se ku u gjetën paratë. Sipas organit të akuzës, 50 mijë euro dhe 3 mln lekë janë gjetur në zyrën e mjekut, por sipas avokatëve ato ishin në çantë dhe do dërgoheshin në bankë nga Prifti. Aktualisht SPAK po kryen hetime mbi origjinën e këtyre parave, teksa janë shtrirë edhe në gjetjen e personave që mund të kenë pasur lidhje me mjekun e që shërbenin si sekser për gjetjen e pacientëve dhe transferimin e tyre në privat.
Gjithashtu, Report Tv raporton se në SPAK kanë mbërritur denoncime të tjera në drejtim të Priftit nga të afërm të pacientëve se u ka kërkuar para në këmbim të kryerjes së operacioneve. Mirëpo, një detaj i ri që del, është se Prifti ka denoncuar më herët një qytetar nga Lushnja me pretendimin se e shantazhonte. Ky i fundit, sipas informacioneve, i kërkonte mbrapsht paratë, pasi operacioni që kishte kryer Prifti nuk kishte dalë me sukses.
Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.
Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi. (shqiptarja.com)
Kam frike se do ta lirojne dhe “shume zhurme, per asgje”; ku ka kurriz te mbaje drejtesia shqiptare nen hunden e Sali Berishes dhe Ilir Metes qe i kane kunguar. Shikoni gjykaten kushtetuese se si eshte katandisur me dashnoret e Ali-beut e Bejtes! tani dhe Klodiana e gjermaneve do na vere kandidaturen per deputete, nuk e di ajo Flutura Plaçka…..apo idioti Zef Dedes . O popull
Hajdutet e medhenj ne Shqiperi mbajne bllok. Veshtire ti mbash hesapet ndryshe,
Sistemi i ngritur e i artikuluar nga e me kardiokirurgun e talentuar Edvin Prifti eshte dukshem dhe ne te gjitha aspektet ne te cilat eshte shfaqur nga berja publike e atyre pak pergjimeve, gjetjet e parave nga blici i vogel policor, blloku i detajuar i shenimeve, vetedeklarimet e “justifikimet” e tij e te kolegeve e bashkepuntoreve te tij, brenda dhe jashte spitalit QSUT (si rasti i dr. Maksim Basho – edhe ky i dy e tre punesuar ne shtet e privat – i cili pohon se ne c’permasa ishte industrializuar fenomeni: http://www.gazetatema.net/2021/02/15/kolegu-i-edvin-priftit-shperthen-ndaj-qytetareve-meritat-e-tij-te-shkruhen-ne-pllaka-ari-eshte-revolucionar-ky-popull-hipokrit-nuk-e-meritonte-ai-do-jete-triumfator/), denoncimet e bera nga qytetaret per te, aktet e shitblerjeve me personazhe qe “… nuk kane mundesi te veprojne ne banke …” sic e kerkon Ligji, etj, demostrojne qe ky dhe bashkepuntoret e tij jane profile mafioze dhe eshte rasti qe kete grup ta hetojne e procedojne me Ligjin Antimafia.
Ja pra qe paska patur krisma .Te kuruptuarit kana nje problem nga qe bejne shume gjera i shenojne ne bllok per ti mbajtur mend.por me sa duket po iken ajo kohe qe hajdutet e zene me bllok ne dore i kalonin lehte problemet me drejtesin.bravo spak nje hajdute me pak
A ka mundesi nje keshille per SPAK dhe shtetin Ligjor? A ka mundesi ti behet e qarte te gjithe personave perfshire grua, avokat, etj. te cilet nqs bejn deklarata te rreme dhe te mashtrojne personelin hetues perben krim dhe te jet e denueshme ose krim ne bashkepunim. Ne kete menyre heres tjeter ti bejn mire llogarite keta persona qe bejne keshtu deklarata idiote.
Se tani eshte bere si loje, ngelen robte duke u tallur, jan leket e halles, jan leket e komshiut. Ngelen duke tallur trapin keta legena. A ka mundesi te denohen keta njerez qe bejne deklarata jo te verteta dhe ndihmojne nje person potencialisht te inkriminuar?
Imagjino bllokun e Ilirit(Metes) sa emra ka?!
Ne fletoret e Ilir Metes shumat jane te shkruara me 1kg, 2kg, 50kg, 100kg flori !
Kurse ke blloku I vogel qe Iliri ka ne xhep shumat Jane me perqindje 7% 20% 50/50 ????
Ky prifti si do qe te jete me shumen e
parave te gjetura ne zyre dhe shtepi, dhe sikur te jene te faktuara qe jane me djeres
po te ishte ne nje shtet tjeter sekuestrohen dhe burgoset mjeku
pse ne shtepi e zyre dhe jo ne banke, si blen ne vitin 2021 me para cash, jooooooo duhet
te nderrohet stategjia
Pse ne airpor sekuestrohen parat e padeklaruara, ku e di une se keto para nuk kane ardhe nga kontrabanda e droges
Mjeku te pakten duhet te ngelet prapa hekurave per 15 vjet
nxjerrja nga burgur favorizon te gjithe mjeket te ndjekin rrugen e priftit
Ne fletoret e Ilir Metes shumat jane te shkruara me 1kg, 2kg, 50kg, 100kg flori !
Kurse ke blloku I vogel qe Iliri ka ne xhep shumat Jane me perqindje 7% 20% 50/50
Vdekje Dr. Vdekjes
Nje njeriu im, shkoi per infeksion ne veshka ne Tirane, dhe e bene operacion ne moshen 16 vjece, ne 2014
Nje antibiotik i thjeshte, u zevendesua me 4000 euro operacion.
Tani qe eshte ne Kanada kishte nje infeksion tjeter ne veshka qe u sherua brenda 2 javesh me nje atibiotik qe i kushtoi $19.57
Mbasi beri nje kontrolle tek specialisti, i thane:- “Qe ke bere operacion e shikojme, por nuk e kuptojme dot se cfare te kane rregulluar, ose per se ka ndodhur nderhyrja”
Nje denoncim do te ishte i dobishem per gjithe.
Ca skandali, te shkuara dhe gjithe te mirat.
ky far legeni me kollare ,pjell e zvaranik i ksaj situate ne Shqiperi qe edhe bluza e bardh e ka nxir ndergjegjen e tij deri ne krim ,nuk i duhet ber asnje leshim e asnje lloj lehtesimi ! Esht nje leck e felliqur qe as ne nevojtore nuk duhet ! Profesionist kirug ,profesionist cakall qe ndjek shembullin e politikaneve e kerkon te pasurohet me jeten qe ju ofron njerezve duke ju xhveshur cdo kursim, apo duke i futur ne borxhe ! Politikanet mashtrojn e vjedhin hapur e pasurohen per 10 breza e ky ,duke ju pershtatur ,vendit ,kohes, dhe njerezve ben te njejten gje ! Ndryshimi : Politikanet te pacip me pushtetin qe ju falin delet, ju marin lekuren edhe jeten e ky ju shton jeten ne kembim te paras ! E ka ber me gjakftohtesi dhe kenaqesi duke “haruar” se esht doktor , e ky veprim aq i ulet per detyren e tij e kthen ne perbindesh ! Cfar te qash perpara o popull mjeran Ksi perbindshash po pjell kjo tok ,e kjo fillon qe ne oret e para te DEMONKRACiS , qe ra ne duar te nje tjeter doktori perbindesh , qe shkateroi gjithcka e mbi te gjitha ndergjegjen shqiptare !Makare SPAK ti kthehet “bllokut” dhe “cantave ” te politikaneve qe te ngjallet shpresa …….
More avokat mavrija!
Ju thoni se 50 mije eurot dhe 3 milion lek te rinj,ishin ne cante per tu dorezuar ne Banke nga E.Prifti.
A nuk na thua se,cili ishte dokumenti justifikues,per t’ja pranuar banka,mbasi ajo nuk pranon shuma me shume se 10 mije dollare,euro apo milion leke?Si avokat qe je,duhet ta dish kete pengese prej bankes,e cila ne kete rast luan rolin e kontrollit dhe ligjishmerine e ketyre pareve qe depozitohen….
Ja pra,genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe del zbuluar nje dite….
Po ky !
Me bllok si Ilir Meta !?
A nuk e pa ky qi blloku t merr n qaf?
Sa primitiv kta hajnat shqiptar!
Sot n koh t kompjuterit,vjedhin ala me bllok si n koh t Dull Koprativës!
Epo e merito ndeshkimin.
Ne mnyr qi t tjeret qi do vijn me pas t perdorin kompjuterin..
Ky plehra nuk i shpeton dot burgut. Ka fakte, ka dhe deshmitare. Do haj burgun dhe nuk do e shikoje me sallen e operimit.
Mooo, çfarë lajmi!!!!
Kushedi sa do mërzitet Analist Vangjeli!
Si ore nuk u ditkan shumat e shenuara ne bllok qe variojne nga 1000 deri ne 10000 nese jane leke apo euro? Po leke jane ore, te vjetra bilez. E ku ka me lire, nje operacion qe zgjate 4-8 ore sa 100 gram mish viçi.
Rrofte Shqiperia, lavdi demokracise neoliberale!
Do them nje mendim qe nuk do ti pelqej asnjerit ketu:
E kam ndjekur Edvin Priftin ne disa intervista sidomos gjate periudhes kur Taulant Muka bente denoncimet kunder diplomave te kopjuara ne Shqiperi. Te them te drejten me pelqente shume si akademik. Shume i formuar and me mendime te qarta sesi duhet zhvilluar kerkimi shkencor. Kjo kuptohet nuk e ben kirurg te zote.
Prandaj duke e degjuar kete histori pata nje keqardhje te jashtezakonshme. Nuk ka mbet me nje njeri i ndershem (prindrit sapo do paguajne
10 000 USD per te zgjidhur pune per nje cope leter qe u takon por qe ka pritur 20 vite dhe nuk e marrin dot).
Rendesi ka qe DOKTORI nuk I kerkon PARA PACIENTEVE, por Nqs PACIENTET jane mirnjohes, per shpetimin e Jetes se tyre dhe I japin sa ata deshirojne, kjo nuk eshte ASPAK e denueshme. Edhe ne Europe ndodh e njejtat gje . Ne Gjermani nje pacient, mbas operacioni I fali Doktorit nje shtepi , por nuk perfundoi ne Burg per dhurata qe Duan PACIENTET.
SHQIPERIA ESHTE VENDI I CUDIRAVE. NE VEND TE POLITIKANEVE, PERFUNDOI NE BURG MJEKU SHPETIMTARI I NJERZEVE
Fatkeqesisht shqiptaret vazhdojne me mentalitetin e mykur komunist “ doktori eshte sherbetor i popullit” ! Shkojne me vrap te mekaniku per makinen kur ju prishet, paguajne sa I hapet goja mekanikut! Tek noteri per 5 min pune e fundja per pronen paguajne 100.000 deri 1 milion ose sa te ketkoje noteri por per shendetin e duan pa lek! Doktori ju ka jeten o idioter, kur te semureni e t ju plasi zemra shkoni ke politikanet e korruptuar si Meta Rama apo Salushi t ju shpetojne koken!! Ne tere boten doktori eshte i pasur i paguar jo sic i doni ju atje ne shqiperi moracake! Horri e krimineli me makine 100 milion ndersa mjeket me 900 dollar rroge e kryeministri e krye hajduti – president me 2.4 milio rroge!!