Basha uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Nuk do të jeni kurrë vetëm, nesër kryeministër më keni mua çdo ditë të jetës

17 Shkurt 2021, 11:35Politika TEMA

Krye i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar me një video-mesazh Kosovën, në 13-vjetorin e Pavarësisë.

Ndër të tjera Basha thotë se Kosova përballet me sfida të mëdha, nderkohe qe ka nenvizuar se nuk do te jene kurre vetem, pasi neser si kryeminister Shqiperia do te jete krah Kosoves!

Mesazhi i plotë i Bashes:

Në këtë datë, të dytën më të rëndësishmen të kombit tonë, dua t’ju uroj nga zemra gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin dhe mijëra bijat dhe bijtë e Kosovës që vunë në altarin e lirisë dhe pavarësisë jetët e tyre dhe gjakun e tyre.

Sot Kosova përballet me sfida të mëdha. Po unë jam i sigurt se qytetarët e Kosovës, forcat politike të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë tashmë të gjithë përvojën, energjinë dhe vendosmërinë për ta çuar Kosovën përpara drejt njohjeve të reja ndërkombëtare, drejt fuqizimit të ekonomisë së saj dhe prosperitetit për çdo qytetar të Kosovës.

Në këtë rrugëtim nuk do të jeni kurrë vetëm. Shqipëria do të jetë krah për krah me ju dhe unë ju garantoj se çdo ditë të jetës time, sot si kryetar i opozitës dhe nesër në krye të qeverisë, do të bëj gjithçka që Shqipëria të jetë në krah të Kosovës në përmbushjen me sukses të sfidave dhe të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës.

Edhe një herë ju uroj nga zemra, Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

7 komente në “Basha uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Nuk do të jeni kurrë vetëm, nesër kryeministër më keni mua çdo ditë të jetës”

  1. Gjakovari says:

    Është mbetë LDK pa kryetarin Mustafa dhe po të bëhesh (Basha) kryetarë i LDK do na shpëtosh edhe Kosovën.

  2. Kozmo says:

    DEKLARATE PARA KOHE, JANE BUDALLALLEK ME TON. PD , DO TE MARRI ME PAK SE 15,% TE VOTAVE TE SHQIPETAREVE.

  3. Kombinati says:

    Hahahahahahaha ke filluarte shohesh endrra me sy hapur. Po per naften e firmes Shqoponja per te furnizuar makinerine serbe te luftes? Po vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes? Po zhdukjen e kasetes me filmimet e masakres se Krushes? Po plotesimi i dosjeve kunder komandanteve te UÇK? Po shpikjen e shtepise se verdhe qe hiqte organet e pengjeve serbe? Sa per kryeminister pak me ngadale se ka hendek o bek. Ke nja 7 vjet qe thua jo kete vit e ate vit do behem kryeminister. Ehu nga e thena ne te bere ndan plot nje det i tere.

  4. Albi says:

    neser jo i her, ndoshta pasneser….

  5. Kali says:

    Ik more tradhetar bashk me sali kriminelin like kok rjepuri hajduti vrasesi medi gerdeci mona ptuuuuu kellira etj etj etj….do behesh km po kur te pjell mushka …..

  6. Shqiptari says:

    Ik lul shko ne kosov bei dhe Albinit nje dosje te shkoj ne hag , bej siç bere me UÇKn qe i çove ne hale o pler e ndyr, fosile mashtrus qe vetem ke vjedhur vrar e ke tradhtuar ne kte vend nuk ke ber gje tjeter , por kur ka plera pa moral qe presin qe te varin dhe melçit e pushtetit ne qaf ti nuk ke faj , luli do shpetoj shqiperin , vetem hajdutet maskarenjt dhe antishteti e votojn kte legen , se nuk duan shtet dhe presin te vjedhin dhe te abuzojn akoma me kte vend. Sa maskarenj paska kjo tok me ja qifsha kurven , prandaj skemi ber kurr dot shtet ne nga koha Ilire , edhe Enveri i vuri shqelmin ne fyt ktyre maskarenjve qe beri shtet , se po le kte llumin qe mbeshtet PDn te bejn mas qefit kta ja ven zjarrin prap kti vendi siç ja kan ven tre her te tjera .

  7. Lili says:

    Ky szri dje bente vete ,sot tregon qe eshte idiot;po idiot fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje