FOTOT: U ekzekutua në derën e shtëpisë, kush është shqiptari që u vra në Islandë

17 Shkurt 2021, 08:46Politika TEMA
FOTOT: U ekzekutua në derën e shtëpisë, kush është

Një shqiptar është vrarë në një atentat jashtë shtëpisë së tij në Reikjavik të Islandës. Mediat lokale kanë bërë publike identitetin e tij. Bëhet fjalë për Armando Beqirin, i cili u vra 3 ditë përpara se të mbushte 33 vjeç.

Mësohet se i riu shqiptar jetonte prej vitesh në Islandë. Ai kishte atje një kompani sigurie. Armando Beqiri bashkëjetonte me një grua islandeze, e cila ishte shtatzënë. Gjithashtu çifti kishte edhe një fëmijë të vogël.

Kolegët dhe miqtë e Beqirit kanë treguar se ai ishte shumë punëtor, i ndershëm, miqësor dhe i besueshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 33-vjeçari u qëllua 5-10 herë me armë zjarri.

Plumbat e kanë prekur në trup dhe kokë. Vrasja është cilësuar nga autoritetet si një “ekzekutim i pastër”.

Menjëherë pasi mbërritën në vendngjarje policia arrestoi një person. Sipas burimeve për mediat, bëhet fjalë për një lituanez i cili do të qëndrojë në paraburgim deri të premten. Po ashtu, të hënën në darkë janë bërë tre arrestime të tjera.

“Tre persona janë arrestuar pas një operacioni të gjerë nga policia në kryeqytet, në lidhje me hetimet për vrasjen në fundjavë”, thuhej në një njoftim, por autoritetet nuk japin më shumë detaje.

Por kush është shqiptari që u vra?

Armando Beqiri nga Shqipëria arriti në Greqi në vjeshtën e vitit 2012. Dy vite më vonë në ditën e Krishtlindjes, ai zbarkon në Islandë. Në profilin e tij në Facebook, ai shkruante se fliste tre gjuhë të huaja.

Mediat shkruajnë se shqiptari u përshtat menjëherë me jetesën e vendit dhe ishte një tifoz i zjarrtë i ekipi kombëtar të futbollit duke e ndjekur edhe në Botërorin e Rusisë.

Madje, pasi mori shtetësinë pak kohë më parë ai kishte votuar për herë të parë në Islandë në zgjedhjet parlamentare.

Vrasja ka krijuar shqetësim në Islandë, aq sa ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Laslaug Arna Sigurbjörnsdóttir.

“Sigurisht që krijon frikë dhe duhet të adresohet, pasi oficerët tanë të policisë duhet të jenë të përgatitur dhe të aftë të përgjigjen dhe të garantojnë sigurinë publikë” tha ajo.

“Ai ishte i rregullt. Armando thuhet se ka shumë miq dhe armiqtë numëroheshin me gishtat e dorës” tha një zyrtar policie. Por përse u vra? Pistat e hetimit janë disa.

Mediat shkruajnë se shqiptari ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie fizike. “Kompania është rritur me shpejtësi dhe ka qenë e suksesshme” thuhet në shkrim.

16 komente në “FOTOT: U ekzekutua në derën e shtëpisë, kush është shqiptari që u vra në Islandë”

  1. Jam pishman says:

    Nëse ke ngrënë hudra të vjen era!

    1. Pordhe me rigone.... says:

      Fundi i nje beqiri…… allah uakbar.

      1. Alb says:

        O shoku ke mesuar allah uakbar e ta ka len me detyr konsullata greke te besh figur te keqe neper media. Imagjinat te shfrenuar ke vtm mjekrra te dalin ne endrra ose te kan qi plaken radikalet.

  2. papa says:

    Mekat, duket njeri pozitiv; ne te gjitha fotot i qeshur!

  3. chris says:

    Edhe në Islandë filluan vllaznit tanë!! Besoj se Islandezët nuk njihnin të tilla gjëra!

  4. Po po po.. says:

    Mund te jete edhe i pa fat, thjesht… Te del nje budalla perpara dhe te merr me qafe….. Po te jete si e pershkruajne, eshte per te ardhur keq

  5. TTT says:

    D çuditshme, ne pergjithesi shqipfolesit jane punetore, te ndershem, me fantazi per biznes, nuk merren me prostitucion, droge, vjedhje apo pislleqe. Duket me universitet nga pamja

    1. pjeter says:

      Eshte arrestuar nje Lituabez,apo per ty eshte e mjaftueshme titulli!!!!

    2. Kristak says:

      Gabel i vogel, mos paragjyko, se nuk i dihet.

      Sa per ato te tjerat, shume pak Shqiptare merren me prostitucion, por nuk kane faj Shqiptaret qe rumunet dhe sllavet jane kurvicka si jot eme.

  6. Olimpia says:

    Ne se ka qene nje Lituania,atehere kemi te bejme me mafien eurolindore.Shajme shume mafien shqiptare,por ajo eurolindore e ish BS eshte me e egra ne bote.Mund te jete konkurenca.Nje shqiptar nga fundi botes hap nje kompani ne Islande,ku si emigracion dominojne eurolindoret,ata qe u integruan ne BE thjeshte per gjeopolitike.

    1. !!!!! says:

      me vertete do kete njeri me tru normal te besoje se mafia shqiptare eshte me e rrezikshme ne Europe ? shqipetaret kane mbi nje shekull qe nuk ndertojne dot nje shtet dhe qenkan te afte te ndertojne nje mafie te tille !! europes nuk ja mban bytha te marri neper shtyp mafiet e vendeve te tjera se nuk dihet ku do dale pastaj. Shqiperine e bejne koke turku sepse jemi sheet kot.

  7. katarakti says:

    Nuk besoj se është vrasje e rastësishme apo aksidentale. Keq më vjen por në qoftëse është marrë me “pislliqe” nuk ia ka fajin njeri. Ndofta dikur ka gëllitur një lugë të prishur, por që e ka “vjellur” tani. Po re një herë në grackën e mafias nuk del dot më.

  8. Angjelini says:

    Ngushellime familjes. Duket sikur e kane eleminuar pasi ndryshe nuk e konkuronin dot. Kapitalizmi eshte i ashper. Te paaftit te marrin ne cafe po te shkuan gjerat mire.

  9. Nga ishte? says:

    2 figurojne ne listen e votuesve me te njejtin emer e moshe, njeri eshte nga Cerriku edhe tjetri nga Shijaku

  10. Ben Stërmalli says:

    Ngushellime sidoqoftë. Duke parë foton e 4 shoh një makinë luksoze. Nga 2014 në Islandë tani jemi në fillim të 2021. Per 6 vjet me një makinë të tillë? Po unë që kam 25 vjet në emigracion dhe një pagë të mjaftueshme spo e blej që spo e blej atê të mallkuar Fiat Panda ?

  11. Fatos says:

    O rrusha qe jeni kaq te varfer ne mendime. Pune biznesi ne nje sektor te rrezikshem, si siguria. Ka kafshuar aty ku nuk duhet, ka marre kercenime dhe ka rezistuar, duke marre dhe ndeshkimin. Kaq per Belulin, priten zhvillimet e reja te hakmarrjes all shqiptarçe, ne kohen e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje