Urimi i Ramës për Pavarësinë e Kosovës: Ja kartolina e veçantë që ka zgjedhur

17 Shkurt 2021, 08:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Rama ka zgjedhur një “kartolinë” të veçantë për të uruar 17 shkurtin, datë kur 13 vjet më parë u shpall pavarësia e shtetit të Kosovës.

Në këtë kartolinë shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me flamur shqiptar dhe atë të Kosovës.

Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike.

Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tashmë, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

1 komente në “Urimi i Ramës për Pavarësinë e Kosovës: Ja kartolina e veçantë që ka zgjedhur”

  1. trendafili Permetit says:

    KU jane ata qe prune pavaresine? Populli Kosoves i braktisi; ky eshte mesazhi qe u dha fitimtareve te tij. Valle eshte normale per nje popull?! Kaq faje kishin bere Ata qe me mbeshtetje te Amerikes ja shtruan atij populli? A mos valle ne gjuhen e popullit i thone , ha buken dhe permbys kupen? Me sa duket gjenet shqiptare kane pesuar deformim, njesoj si ndryshon virusi corones ne forma nga me te ndryshme. Semundje e kohes qe do te dalin kosekuencat me vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje