Sokol Balla: Pse nuk jam me Albin Kurtin dhe ku ndryshon ai nga Berisha, Meta e Rama

17 Shkurt 2021, 09:55Politika TEMA

Gazetari Sokol Balla komentoi në nisje të emisionit të tij “Real Story”, fitoren e Albin Kurtit në Kosovë, ku sqaroi arsyet pse nuk e sheh veten në filozofinë e partisë që ai drejton, Vetëvendosja.

Balla tha se qeveria është problemi, por Albin Kurti shpesh ofron ide se si të zmadhohet ky problem, dhe jo si të zvogëlohet.

Për gazetarin e njohur, Albin Kurti nuk ofron diçka të re për Shqipërinë, ndërsa sqaroi sipas tij, edhe ku ndryshon ai nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama.

“Mbrëmë e quajta “Cunami Kurti” editorialin tim të emisionit, ndërsa ishte botuar shumë si shkrim dhe disa e kishin kuptuar keq atë që unë shkruaja.

Që të sqarohemi, unë nuk e shoh veten në filozofinë e Vetëvendosjes. Unë mendoj që qeveria është problemi, por Albin Kurti shpesh ofron ide se si problemi të zmadhohet.

Mua më pëlqen një shoqëri liberale dhe tolerante dhe jo një ‘geto’ në mes të Evropës. Mua më pëlqen një vend ku emri i kryeministrit të mos jetë i kudogjendshëm, por mundësisht i harrueshëm. Albin Kurti ofron krejt të kundërtën.

Në këtë sens, Albin Kurti nuk ofron diçka të re për Shqipërinë, e cila dominohet në këtë tranzicion nga liderë të fortë, danoç vengeroshe si Sali Berisha, dema të tërbuar si Ilir Meta, apo çuna të sofistikuar Tirone, që shpesh parapëlqejnë veshjet e bukura, ironinë me provincialët, siç është Edi Rama.

Por aty ku ndryshon Albin Kurti nga këto tre emra, është se ai nuk mendon se çfarë është më mirë për të, është edhe për vendin, nuk mendon se do apo di të vjedhë, dhe në krahasimin e tretë, ai dëgjon shumë më tepër se sa Rama, jo ne, por njerëzit.

A do të kemi ne në Shqipëri lider politik që dëgjon më shumë se sa njerëzit?”, tha Balla në sqarimin e tij.

11 komente në “Sokol Balla: Pse nuk jam me Albin Kurtin dhe ku ndryshon ai nga Berisha, Meta e Rama”

  1. Endri says:

    A je i sigurte per ket o Shoku Sokol?! Mua me duket krejt e kunderta per kete zoteri. Koha do e tregoje, por une mendoj qe fitorja e tij eshte nje hap mbrapa per Kosoven dhe marredheniet Shqiperi-Kosove

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ouuu. Po telefonatat personale cdo dite te Kryeministrit me qytetaret kush I bente dhe degjonte gjate gjithe karantinimit?!?! Sa telefonata dhe degjime per qarje hallesh ka bere Rama, as njerzit ne total skane votuar per Albostrucin..

  3. #Thetruth says:

    …..po si te keqkuptuan o njeri I mire…qe prape vete ta ndreqesh dhe behet me keq….merreni me batutat e rames gjifhe diten duke anashkaluar gjifhcka te mire qe ka bere e po ben…ku nuk po I degjon njreziet o I.ngrate…kush po nderton e punon…e shkon kudo ne alb…prane njerezve ne cdo shtepi…sere…are…punishte…etc…ste kam pare ty ndonjehere ta besh… je edhe gazetar…qe merresh vetem me llogje ne studio e as keni idene se cfare behet jashte asaj studios ku mbedh zakonisht njerez te qelbur ne palce duke I dhene ze te keqes se atij vendi… edi Rama ka nje te mire te madhe qe eshte njeri I ndjeshem dhe me zemer para se te jete politikan….kjo eahte edhe forca e tij…sepse njerezit e thjeshte arrijne ta lexojne juve jo… dhe pikerisht kete ju urreni…
    …..jeni bere te gjithe qorra e SYLESH aty…se mendo te kishe nje Johnson kryeminister apo nje tori party ne krye e do e shihnim sa do e degjonin popullin…
    …dhe te kerkosh nje albin per shqiperine me te vertete qe nuk keni memorje…nje muaj ne pushtet ishte dhe beri dynjane lemsh…. Te kerkosh nje tjeter outcome nga ky njeri..tregon me shume kush jeni ju ….#mjaftsenaeshpifet

  4. Naim Frashëri says:

    Mos Shkruaj me se na hape Barkun ,Idjiot

  5. Haka Tekizoti says:

    “…këto tre emra…”, po e filloj me këtë, sepse goditja e gjuhës me predha injorance nga “të diturit” lë plagë që mund të zmadhohen po t’i durosh. “Këto” i përket femërores, “këta” mashkullores. Emër, emri, është gjinia mashkullore. Përfytyroni ç’reaksion bërthamor shkakton te një apo disa hetero seksualë po t’u thuash “kjo, apo këto”. Sa i përket qëndrimit të Ballës ndaj Kurtit si personazh politik, duket i drejtë edhe pse nuk i del ballas, në përputhje me mbiemrin. Kurti duket si një kec që eksploron botën për herë të parë, duke kërcyer gjithë gaz e hare livadheve e gurëve nga pozita e atij që s’ka pse vret mendjen për vaktet sepse pandeh se do të pijë gji tërë jetën nga mamadhia. Kosova bëri mirë që e zgjodhi për ta njohur sa më shpejt. Nuk bëjnë vetëm shkencëtarët eksperimente, bëjnë edhe popujt, por me ndryshimin fare të vogël se, ndërsa shkencëtarët i bëjnë nëpër qelqurina e pajisje laboratorike, popujt i bëjnë në kurriz të tyre.

  6. Tr says:

    KOSOVA DO TE BEHET SHUME ME MIRE, SE SA ME POLITIKANET INJORAT, QE KA PATUR GJATE 13 VITEVE.

  7. Bashkim says:

    KUSH E VOTOI LE TA GEZOJE.
    PORDHA E MADHE TE GRIS BREKET thote POPULLI NJESOJ SI ALBINI DO GRISE BREKET E VETA
    E MAJSHIT ME SHNET MRRETIN ALBINLADEN.

    1. E èma e Zeqos says:

      Me pordhè tè mèdha qè grisin brekè dhe me DRITA TÈ GJATA nè shkrim, je komplet analfabet funksional , por ti mos u mèrzit fare, NUK JE VETÈM.

  8. Ethem Lalaj says:

    TEMA: Jam dakort me S.Ballën.Albin kurtin do e analizoja në 3 ALBIN:
    1.AK në opozitë dogji Kuvëndin e Kosovës disa herë si TERRORIST dhe për këtë u dënua nga Gjykata e Kosovës.Ndaj nuk duhet të jetë KM.
    2.Si KM 1 vjeçar doli kundër SHBA+BE+E.Ramës për taksën ndaj Sërbisë.Për këtë dëgjoi Ramushin dhe shpurën Berishiste në Tiranë.Ai doli kundër SHENGENIT BALLKANIK të inicuarë nga Merkeli +SHBA dhe mbështetur nga E.Rama.Edhe këtu dëgjoi Salizmin.Ndaj të 2 dolën në opozitë.
    3-Dt.14.02 doli kundër BE+SHBA për marveshjen me Sërbinë duke e vendosur PRIORITET TË 7.Kjo detyroi Presidentin Amerikan Biden ti dërgoi mesazh Vijosa Osmanit.Pasi zbatimi Shengenit Ballkanik do të thot të 6 vëndet Ballkanike të rregullojnë mardhëniet MESVEDI,para futjes në BE.Por daullet bienë për ata që kanë vesh.
    -Nëse A.Kurti do tregohet kryeneç ndaj SHBA+BE dhe do dëgjoi Berishizmin në Tiranë dhe jo Edi Ramën..do të rrëzohet shpejt.UNIT të A.Kurtit i duhet vënë FRË.
    -Krijimi i VV në Tiranë me urdhër të Sb është një KOBURE kundër E.Ramës…ku thuhet( nga Baton Haxhiu) se Kurti kërkon të bëhet edhe KM i Shqipërise,lakmi e paprecedentë.E.Rama nuk mposhtet dot nga Albini,Ramushi,Saliu,Likja dhe ca ml pak Luli 7×7=42
    -FLM TEMA,S.BALLA..NGA MALLAKASTRIOTI JO ANONIM.

  9. pesimisti says:

    Shprehja,kemi qeverine qe meritojme,vlen edhe per rastin e Kosoves me Albinin.
    Shqiptaret e Shqiperise i provuan sharlatanet,eshte radha e Shqiptareve te Kosoves te provojne eksperincen e idhur me emrin Albin.
    Neve na duket e embel qeverisja e Rames,sepse provuam fruta shume te tharta si Sala.?
    Haka tekizoti
    Koment i goditur!?

  10. Shqiptar says:

    Njè republikè bananesh e kthyer nè leckè nga kèta autorè qè sot “analizojnè” Albin Kurtin, njè kakarisje pulash nè kotec sikur tu kish shkuar nusja e lalès pèr vizitè, njè hordhi halabakèsh HAJDUTÈ qè kanè treguar me vepra se pèrveç vesit, duhet tè durosh edhe pordhèt e hajdutève.
    Sokol Balla dashka njè shtet ku kryeministri èshtè I PADUKSHÈM. Ide e mirè. I tè njèjtit mendim jam. Njè kryeministèr qè punon, nuk ka kohè tè marrè dajren nè dorè dhe tè shkojè nèpèr studio televizive.
    Çfarè kanè bèrè Sokoli dhe soji i tij “GAZETARÈ”, “media e pavarur” pèr tè arritur atje ku dèshiroka zotèria?
    Çdo natè, çdo ditè, sapo hap sytè, dègjon zèrat e Ballès, me kètè kryeministèr qè e dèshiron tè padukshèm.
    Èshtè sistemi i baxhellizmit, “vegèl VIP” e tè cilit èshtè edhe Sokol Balla, qè i ka skaduar afati. Shqiptarèt, kanè ardhur nè njè moment kritik, ku gjèrat do marrin njè drejtim tjetèr.
    Jo jo,,analizat e pordhacève hajdutè, nuk prekin thelbin e kètij ndryshimi nè shoqèrinè shqiptare.
    Kèta, i vèrsulen Albinit, si ai demi copès sè bezes sè kuqe dhe nuk kuptojnè se kanè humbur orientimin komplet.
    Nuk èshtè mè punè Saliu, Iliri apo Edi.
    Tè tre, janè shkaktarè tè kèsaj gjèndjeje sot.
    Ky i fundit, i kudondodhur, si ai kryeministri qè nuk dèshiron Sokol Balla.
    Fjalè, xheste prej tè marri, tymnajè,,,,rezultati,,,pordhè me rigon. 1 milion vota dhènè pèr dènim krimi,,,KOT.
    Sistemi i drogès dhe i semaforit po jep shpirt. Pèrpèlitjet, i sheh tek aktorèt e tij. Duan tè mbajnè tepsinè e vjedhur. Albin Kurti, iu mban para hunde bezen e kuqe.
    Koha pèr ndryshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje