Çerdhet franceze nxjerrin fëmijët të mësojnë në... natyrë

17 Shkurt 2021, 14:20Bota TEMA

Kush tha se mësimi është diçka e mërzitshme? Për vogëlushët e çerdheve në qytetin francez të Poitiers, mësimi në ambientet e hapura është më shumë një lojë argëtuese.

Një herë në javë edukatoret i nxjerrin jashtë fëmijët për të shmangur rritjen e infektimeve në klasat e mbyllura dhe jo vetëm.

Kjo metodë është pjesë e një kurrikule  që funksionon prej të paktën gjashtë vitesh. Por sot në ditët e pandemisë dhe izolimit është kthyer në një kohë të artë.

Së bashku me mësueset fëmijët përshëndesin kopshtin e duke dëgjuar zhurmat mbyllin sytë.

“Me të vërtetë u bindëm për ta praktikuar edhe më shumë.  Në klasa gjatë të gjithë kohës duhet të mbajmë maska. Edhe nëse e mbajmë jashtë,  të paktën ne marrim pakëz ajër të pastër dhe u japim fëmijëve liri. U japim diçka ndryshe nga rutina, u dhurojmë vogëlushëve shkëlqim në sytë e e tyre,” – tha Aurélie Coulais, mësuese në kopshtin Clavé.

Klasat në ambiente të hapura janë përdorur më parë për të ndalur transmetimet virale, por për fëmijët çdo gjë shndërrohet në argëtim.

Autorja e librit ‘ Nxirrini fëmijët jashtë” Crystèle Ferjou e vlerëson të rëndësishem këtë proces për mirërritjen e fëmijëve

Edhe mësuesit e fëmijëve më të rritur po shpresojnë se kjo metodë, e mësimit në kopsht, do të jetë e mundur edhe për ta.

1 komente në “Çerdhet franceze nxjerrin fëmijët të mësojnë në… natyrë”

  1. Hako says:

    “I respektuar” gazetar.Ne Cerdhe qendrojne femijet deri ne 3 vjec.Kam pershtypjen qe femijet qe pershkruhen ne shkrim, jane me te medhenj dhe duhet te bejne pjese ne ate edukim qe ne e quajme KOPESHT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje