Monika Kryemadhi dhe Ada Demiri, e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri i arrestuar nga SPAK
Fëmijët e të paktën pesë ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.
Disa ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shfaq në shtëpinë e Ada Demirit, në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë, ku e prezantoi si kandidate për deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Dua ta falënderoj Adën, e cila pranoi që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Kryemadhi.
Kandidatja e LSI-së është e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 sa bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Demiri u la më pas në arrest shtëpie.
Në janar të këtij viti, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi Aldi Fushën si kandidat për deputet të LSI-së në njësinë numër 2 në Tiranë, raporton Report TV.
Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi dosjen e verifikimit dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë.
Partia Demokratike ka përfshirë në listën e pretendentëve për kandidat për deputetë në Durrës, Enri Çenon, djalin i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsion dhe i shkarkuar nga Vetingu për mashtrim, fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë.
Partia Demokratike tentoi të përfshinte në listë edhe ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, por u tërhoq pas një mesazhi të fortë të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Vampiret perdorin gjakun e ri per te mbijetuar.
BASTARDE HAJDUT E KRIMINEL KURVA E KURVARE MBLIDHUNI PAS BAXHELLES.
I piketon femijet e te korruptuareve se ata jan lehte te manipulushem,jane rritur pamoral nga prindrit dhe kuptojn shume mire Baxhallen….
Ksaj me duket ja vrau vllain çuni Luiza Xhuvanit gabimisht se ishin shoke.
Skrap ,skrap , skrap , skrap, skrap perralla e fallxhores me 5 pika. Per lesh dhije me 25 prill, ne grope septike doktoresha horoskopike
Po Mona me Lulin pretendonin se ambasadorja i bente deklaratat per Edi Ramen.
Po normal qe do kandidojne kete kategori dhe premtimi eshte qe sa te fitojme ne do ndryshojme ligjet dhe do hedhim poshte vetingun dhe do anullojme tere vendimet e marra, shkurt do anullojme reformen ne drejtesi.
Kjo kategoria e ketyre bijve eshte ajo kategoria “lepe – peqe”
Nuk i mjaftojne mones ato kukllat qe ka bere si vetja do dhe ca. Apo s’i ben si te dala nga bordelloja.
Kjo eshte drejtesia shqiptare e kapur per fyti nga mafjozi i
politikes shqiptare ! Ja perse e pengojne reformen
ne drejtesi Ilir Meta e Sali Berisha . Ja cdo te thote te
votosh per PD- ne e LSI – ne !
Baxhella Gop-Kanceroze Po punon Rende per nje Bordell Politik.