Rama publikon fotot: Dy pamjet e psesë së mandatit të tretë

17 Shkurt 2021, 16:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në Facebook tregoi pse i duhet edhe një mandat i tretë qeverisës. Ai ka postuar 2 foto të banesës së shembur të një poçari në Farkë, duke treguar si ishte e shembur dhe më pas e rindërtuar.

“Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! 

Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë.”- shkruan Rama teksa poston fotot. (TemA)

15 komente në “Rama publikon fotot: Dy pamjet e psesë së mandatit të tretë”

  1. Nderuesi says:

    Patjeter! Po sikur te botoje edhe pamje nga shtepua jote para mandatit te pare dhe si eshte sot shtepia jote qe ta kuptojme perse nuk duhet te ta japim voten ty per mandatin e trete!

    1. Larkqofti says:

      RAMA PUNON nderton
      Luli MONA Mashteus dhe Genjeshtar
      Jo edhe nje mandat per Ramen po EDHE 2 MANDATE
      POPULLI KA SY NE BSLLE SE KUSH PUNON DHE KUSH MASHTRON
      RAMA FITON

    2. toni says:

      o mender jepja voten sales,ai ne saraje,ti ne stall aty ku ke vendin

      1. Revizori says:

        Toni,
        Je i madh. Po te te njihja, e meritoje nje kafe dhe nje dopio. Meqenese nuk të njoh, respekte.

  2. Fatosi says:

    E meriton plotësisht! Në fakt mandati Juaj na duhet neve – mbarë popullit shqiptar dhe jo Juve personalisht. Sepse e meritojmë, që përmes punës Suaj të përmirësohemi, të ngrihemi të gjithë. Ku e mbështes argumentin? Me aq sa më duket mua.
    Thjesht shikoj lëvizjet tuaja të përditshme, d.m.th. të kryetarëve të partive kryesore. Disa mbetën vetëm nëpër qytete tërë ditë dhe, e shumta, në ndonjë kafene fshati për të premtuar… përralla.
    Kurse Ju natën e ditën, me këmbëngulje e përqendrim në ecurinë e punëve e projekteve ndërtimore, ngelët qytet më qytet e fshat më fshat, në male e fusha, në shkëmb e në baltë, në periferi e në qendra të banuara, atje ku punohet e JU duke ndjekur NGRITJEN!
    Suksese!

    1. Fatos koqja says:

      Fatos qënke koqe kokë e këmbë nëse nuk je militanti sufllaqexhi i rradhës.
      Në cilin vënd të botës e ke parë ti mor vulëhumbur që kryeleshi del bën show 24/7 me lloj-lloj broçkullash ?
      Zatem ky tipi i gjatë e ka kuptuar sekretin e pushtetit: PR pa limit dhe me çdo mjet që koqet si puna e Fatosit të votojnë dhe gënjehen si lopa.

      1. Fatosi says:

        Faros Koqja je ti, siç edhe prezantohesh. Unë jam thjesht Fatosi.
        Ka mundësi të thuash se cili nga fakt që përmend unë nuk qëndron? Mendon vërtetë se ka syleshë që do riciklojnë fundërrinat e historisë?
        Kurse sharjet e tua dekonstruktohen me lehtësinë më të madhe, për shembull, ngriji në katror dhe drejtoi në adresë të Fatos Koqes, të vetëprezantuar! Dakord?

  3. Ed says:

    PER. MENDERUESIN
    VESHGJATE SI TY JU PELQEN VETEM HAURI QE KISHTE BERE BERISHA
    EDI RAMA THE GREAT

  4. Kozmo says:

    KY POPULL NUK KA ASNJE ALTERNATIV TJETER, LULI, JOZEFINA, PATOZI, MONALIKJA, MOS E THENE ZOTI TE VIJ E NE PUSHTET, MERR FUND SHQIPERIA.

  5. Qerim Vidohova says:

    Shqiperine nuk e nderton ti zoti Kryeminister, e nderton puna dhe perpjekja e cdo njeriu per ti bere balle jetes. Ajo qe shqeteson cdo njeri qe ka vuajtur nga nje sundim barbar si ai qe kaluam, qendron ne faktin se sa e rrezikshme eshte per jeten tone shoqerore dhe lirine individuale, bindja e drejtuesit kryesor te vendit, qe vetem ai mund ta drejtoje si duhet kete vend, duke bere me kete rast nje vrasje barbare te nevojes per ndryshim permanent te drejtuesve shteteror. Te lutesh ne menyre mjerane, “aman me lini edhe tre vjet ne pushtet qe te perfundoje punet e nisura” sic po deklaroni ju cdo dite, kjo eshte vertete per te ardhur keq. E kemi vene dhe po e veme ne dukje, se pune te pambaruara do te kete perjetesisht ne kete vend, por kjo nuk mund te sherbej si arsye qe ju te jeni perjetsisht ne krye te drejtimit te tyre. Kjo eshte e turpshme edhe ta mendosh.

  6. Ideali says:

    yyyyyyyyyyy Sikur te botoje kodren e Currilave ne Durres si rreshkiti pasi taborrtet e tua prej hajdutesh harxhuan 1 miljon e 300 mije euro.
    yyyyyyyyyySikur te botoje pallatet prej kartoni qe i beri cope termeti dhe askush nga bashkepunetoret e tu nuk u ndeshkua nga ligji.
    yyyyyyyyyySikur te botpje rrugen e bregut Vlore-Sarande qe u shkep pasi te preferuarit e tu, firmat oligarke te ndertimit i punnuan shkel e shko.
    yyyyyyyyyy Sikur te botoje perbineshin qe po i rrethon sahatin e xhamine ne qender te Tiranes. Po ta ndertoje kete ne qender te Romes , Firences, po edhe qendres historike te Barit do kishe perfunduar pas hekurave. Je lidhur me Cuccinellen mafios, vazhdo.
    Dhe keto nuk mbarojne ketu. Mandati i trete do te ishte nje menxyre per vendin por edhe per ty. Lere demokracine te marre fryme. Cakto nje kryeminister tjeter nga PS dhe merru me familjen, ndryshe historia do te te mbaj mend si nje Neron idiot.

  7. ????? says:

    O Edo….mos harro Ervin Bushin nga Radostina…te fitorja jote?????

  8. pesimisti says:

    Kryeminister mbaj kete ritem,mandatin e trete e ke fituar me pune dhe perkushtim!
    KURAJO ??

  9. K9 says:

    Do tja u japim edhe mandatin e trete edhe te katertin, por erdhi koha ti lesh stafeten gjenerates tjeter ne parti!
    Cdo vazhdim i sforcuar i konsumimit te imazhit tend personal, do ta hedhe neser PSne e identifikuar vetem me karakterin, meritat, marrezite dhe poturet e tua, aty ku Berisha hodhi PDne. Personalizimi ekstrem i nje partie vetem me tiparet e nje individi, eshte nje pllake varri NESER, per partine dhe lidershipin e ri qe duhet te luftoje edhe me imazhin e konsumuar publik, trashegimine dhe mumjen e liderit te vjeter.
    Partia Socialiste duhet te jete nje institucjon qe punet e mira di ti vazhdoje me brezat e rinj dhe jo me kulturen tribale te liderit te pazevendesueshem lexhendar.
    Ne nje kohe kur toka e xanun familjare berishiste nuk ndryshon prej 30 vjetesh dhe nuk ka ndermend te ofroje alternative tjeter vec mumjes se Berishizmit dhe kukullave teveqele, vetem Partia Socialiste mund te ofroje ne shkretetiren politike shqiptare, kulturen e demokracise, doreheqjen konstruktive, rrotacjonin e lidershipit te saj, oferta te reja politike qe i pergjigjen sfidave te kohes qe ndryshon dhe gjeneratve te reja.
    I nderuar kryeminister, mos ki frike nga mumja dhe kufoma e Berishes! Por ki frike nga berishizmi brenda teje dhe brenda njerezve te tu! Erdhi koha te besh dicka te mencur, patriotike, qytetare dhe te paimagjinueshme per kulturen mesjatre tribale qe po na gerryen si kancer! Dicka shume me te rendesishme se vazhdimi i qeverisjes se puneve te mira! Erdhi koha te tregosh, se je ne gjendje te kesh dhe te terhiqesh ne jeten personale, duke ja lene stafeten te rinjve qe duhet te drejtojne pa peshen e prezences tende!

  10. Petrit says:

    Per shtatë vjet e vodhe kete.
    E bere njesh me krimin.
    E rrite nivelin e korrupsionit ne maja historike.
    E fute shqiperinë shtatë herë ne BE.
    E rrite borxhin publik aty ku nuk mban më.
    Dhe tani ne vitin e tettë pa piken e turpit del e kerkon nje mandat tjeter.
    Jo vetem qe do largohesh nga pushteti por do perfundosh ne burg bashke me ate kelyshin tan eriona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje