FOTOT/ Infermieri shqiptar i memeve ka një emër. Admir Qehaja: Kjo është puna ime

17 Shkurt 2021, 17:14Sociale TEMA
FOTOT/ Infermieri shqiptar i memeve ka një emër. Admir Qehaja: Kjo

Admir Qehaja, është infermier në Nikaj-Mërtur. Deri vonë njihej vetëm në zonën ku ai shërben prej vitesh i palodhur, ndërsa prej pak ditësh një foto e tij e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në shenjë falënderimi, e bëri të njohur në të gjithë vendin.

“Infermieri Admir Qehaja i ka ardhur në ndihmë sot nënë Lenës, të moshuarës afro të 90-ave, e cila jeton e vetme në fshatin Tetaj, në Lekbibaj të Tropojës”, shkroi ministrja krahas këtyre fotove.

Nisur nga ky postim i ministres, ai befas u bë pjesë e të gjitha rrjeteve sociale dhe mediave online.

Dritare.net, kontaktoi me infermierin Qehaja, për të mësuar më shumë rreth punës së tij dhe fotos që bëri xhiron e portaleve.

Ai tregoi se po shkonte për në qendrën shëndetësore, së bashku me kolegun e tij, i cili ishte personi që shkrepi këtë foto.

Puna e mjekëve në këto ditë lufte, është më e vështirë se në çdo kohë tjetër. Por sfidat për ata që janë në terren, janë akoma më të mëdha.

Ai shprehet se terreni, largësia e banesave, moti i keq i muajve të fundit dhe pandemia, janë vështirësitë me të cilat ai përballet çdo ditë. Qehaja tregon se i shërben çdo banori në shtëpi, që nuk mundet të shkojë në qendrën shëndetësore Lekbibaj.

“Nënë Lena”, e bëri të njohur, por në fakt ai u vjen në ndihmë kaq shumë të moshuarve që nuk munden të shkojnë deri tek ai.

Kur e pyesim nëse u befasua kur pa foton e tij në rrjetet sociale, ai thotë që jo, ama nuk ka të njëjtën përgjigje kur e pyesim nëse është mërzitur nga komentet, që në fakt nuk ishin të gjitha pozitive.

“Unë i respektoj të gjithë. Jam i kënaqur kur i shërbej çdo kujt. Kjo është puna ime. Shumë nga komentuesit nuk e njohin punën tonë. Nuk i dinë vështirësitë që përballemi dhe nuk e njohin zanatin tonë”, shprehet Qehaja, për Dritare.net.

Çdo ditë është në shërbim dhe prej vitesh është i përkushtuar ndaj këtij profesioni, që është njëkohësisht pasioni i tij më i madh.

“Prindërit e mi kanë shërbyer mbi 40 vjet, babi si mësues dhe nëna si infermiere dhe më kanë edukuar të shërbej dhe të ndihmoj pa përtese”, tregon infermieri Qehaja.

4 komente në “FOTOT/ Infermieri shqiptar i memeve ka një emër. Admir Qehaja: Kjo është puna ime”

  1. faro says:

    FALEMINDERIT Tema!
    Sa nevojë kemi për sa më shumë lajme të tilla.!
    Kur ec nëpër qytet ndjen dukshëm mungesën e bashkëpunimit nga këmbësori përballë.
    Çuditem se Shqiptari e ka patur zakon të përshëndes këdo që takon në një mjedis pa njerëz. Sot, të jesh edhe në pyll, as nuk të hedh sytë
    Si ka mundesi që sot që na u hapen dyert për të mësuar nga bota e civilizuar të ndodh e kundërta e asaj që has jashtë?

  2. tropoja says:

    shendet e suksese ne pune admir

  3. Zoti e ndimofte Infermieri e paster e te Nderuar .. says:

    I Nderuar qofte dhe Zoti ja shperblefte ketij Infermieri me Ttadita vertete te Malsoreve te dikurshme..jo ketyre te nje pjese,qe perdoren Fjaline Toke e zanum…se i mesoi kanuni i Vicidolit..

  4. qazim says:

    Respekte or mik,je i nderuar. Sa shume mungon kjo fryme sot,dhe sa i madh duhet te jete vleresimiper keta njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje