FOTOT: Lidhen tre muaj me pranga, për të provuar forcën e… dashurisë

17 Shkurt 2021, 12:01Lifestyle TEMA
FOTOT: Lidhen tre muaj me pranga, për të provuar forcën e…

Një çift i ri ukrainas janë prangosur me njëri-tjetrin për tre muaj për të provuar forcën e marrëdhënies dhe dashurisë së tyre. Aleksandri dhe Viktoria zgjodhën Ditën e Shën Valentinit për t’i hequr prangat pranë skulpturës së Unitetit në Kiev.

“Duart e çiftit të dashuruar tani janë vetëm disa centimatra larg”, u shpreh regjizori kombëtar i rekordeve në Ukrainë i cili e mbikqyri këtë eksperimet.

Ai verifikoi që Aleksandri dhe Viktoria ishin mirë mendërisht para se të fillonin këtë sfidë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Testi i parë i çiftit ishte udhëtimi për 325 milje larg nga kryeqyteti me një taksi, ata duhet të zgjidhin tualetin e grave apo të meshkujve për të kryer nevojat e tyre në një kafene dhe në fund zgjodhën tualetin e grave.

Ata kanë postuar video dhe foto nga momente të ndryshme të përditshmërisë, kanë treguat se si ata janë veshur me rroba të krijuara posaçërisht për ta që i lejojnë të zhvishen pa pasur nevojë për t’i hequr prangat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje