Për fat të mirë, ka ende njerëz të cilët bëjnë gjënë e duhur! I fundit në rend kronologjik u zhvillua disa ditë më parë në Avellino, ku një djalë 33 vjeçar i cili zgjodhi të mbetej anonim, duke ecur nëpër qendrën historike të qytetit gjeti një portofol, të cilin e mori dhe e çoi në një patrullë të policisë.
Portofoli mbante thjesht 10.000 euro! Përpos kësaj, kishte çeqe, kartat e kreditit me kodet përkatëse, të cilat i përkisnin një 71 vjeçari po ashtu banues në Avellino. Ky i fundit, as nuk e kishte kuptuar që kishte humbur portofolin.
Ishte vetë selia e policisë që përhapi këtë gjest të bukur të vogël nëpër rrjetet e veta sociale. Pasi tregoi historinë, stacioni i policisë përfundoi postimin në këtë mënyrë: “Shpesh veprat e mira nuk përbëjnë lajm, ndërsa është e rëndësishme t’u jepet atyre hapësirë edhe për shembullin e vlerës që mbartin.”(positizie, scan)
Po ai kishte thesim apo portofolin po sa ginjeni po ku I mbane 10.000 ero portofoli o egzemplara gazetar
Nuk ka veprim me te mrekullueshem e korrekt ne jete se ky.
E vleresoj kte sinqeritet e njerezore pamase .
Zoti Mario. 20 prerje 500 -euroshe bejne 10000 Euro. Eshte plotesisht e mundshme te mbahen 10000 euro ne portofol. Pastaj, eshte apo jo e vertete qe djali ka dorezuar portofolin ne polici, …kjo eshte nje gje tjeter. Persoalisht jam i predispozuar ti besoj policise. Flm.