Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e qeverisjes se PD, Nard Ndoka, ka pranuar se gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit, asnjë qeveri që ka qenë në pushtet nuk e ka pasur parësore shëndetësinë.
Ai tha i ftuar në ‘Ora news’ se kemi krijuar një sistem sovjetik me shumë probleme, ku mbizotëron korrupsioni.
Ndoka: Korrupsioni, sistemi shëndetësor e ka pasur këtë problematikë. Qeveritë kanë ndërtuar një strategji për ta minimizuar këtë fenomen.
Asnjë prej qeverive në 30 vite nuk e ka pasur prioritet sistemin e shëndetësisë. Kemi trashëguar një sistem sovjetik, me shumë probleme.
E ktyre me ju dhane voten?
Kta rrejne sa her flasin.
Me 25 Prill mos e hum voten tane,
Voto per ata qe ndertojne
Voto PARTIN SOCIALISTE
o zot ….ky te fyen me intelegjencen e tij !!!!!!!!!!!!!!!!
O e mjera Shqiperi ke ka pasur minister shendetesie!