Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund t’i shndërrojë ato në përparësi të punës së qeverisë së ardhshme. Në një intervistë me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Besim Abazi, zoti Kurti renditi ndër synimet e para projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia.
Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, fitorja juaj në zgjedhjet e së dielës e bën të lehtë formimin e qeverisë, cilat janë punët e para që e presin realisht qeverinë tuaj?
Albin Kurti: Së pari ne do të duhet që të krijojmë një kabinet të vogël qeveritar, të vazhdojmë punët e mira që i kemi filluar në pranverën e vitit 2020 dhe shumë të tjera të cilat janë edhe më të mira. Duhet të fillojmë me projektligjin për mërgatën tonë që duhet të ketë të drejtë të votojë në ambasada dhe konsullata, gjithashtu duhet të fillojmë edhe me projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia, duhet t’i kthejmë terminalet doganore që u janë dhënë kompanive private në shtet, e gjithashtu janë një mori vendimesh të qeverisë e cila doli të ketë qenë edhe jo kushtetuese, përveç se jo legjitime, e të cilat duhet t’i anulojmë. Por në përgjithësi, prioritetet tona janë drejtësia dhe punësimi, me ç’rast kurrë nuk duhet të harrojmë pandeminë COVID-19 e cila nuk ka shkuar.
Zëri i Amerikës: Cila do të jetë mënyra e përballjes suaj me pandeminë? Edhe kur jeni rrëzuar nga qeveria në pranverë ka qenë në mes të pandemisë, kjo pandemi është ende këtu prandaj si do të përballeni me të?
Albin Kurti: Ne kemi qenë qeveria e cila e ka menaxhuar në mënyrë shembullore pandeminë në pranverën e vitit të kaluar dhe për këtë jemi lavdëruar jo vetëm në Evropë. Me 24 maj të vitit 2020 nuk ka pasur asnjë rast të ri të infektuar në Kosovë, pra me mbylljen që patëm bërë ne dhe hapjen e mençur graduale, patëm arritur që me 24 maj ta zbresim në zero numrin e të infektuarëve të ri. Në dy javët e fundit kur unë kam qenë në detyrë, të cilën e kam përfunduar me 3 qershor, ka pasur 139 raste të reja në dy javët e fundit dhe vetëm një i vdekur. Me tre qershor, kur e kam liruar zyrën, kanë qenë 30 të vdekur. Sot jemi të shifra diku 1550, pra mbi një mijë e 500 që atëherë. Kishim një datë të zezë diku në gushtin e vitit të kaluar, nëse mbaj mend mirë ishte 7 gusht, me 215 të infektuar në ditë dhe me 16 të vdekur. Ne do të nxjerrim mësimet nga qeverisja jonë shembullore në menaxhimin e pandemisë dhe nga keqqeverisja e pastajme, por synimi jonë do të jetë alokimi i fondeve, programacioni i prioriteteve për shtresat shoqërore për vaksinim të rreth 60 për qind të popullsisë në këtë vit.
Zëri i Amerikës: Si mendoni ta realizoni këtë, ku do t’i merrni vaksinat duke pasur parasysh se tash ka një diplomaci vaksinash në botë që është mjaft e ashpër?
Albin Kurti: Ne këtë e shohim plotësisht vetëm në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të ulemi me Brukselin dhe do të diskutojmë se si Kosova e cila ka një lidhje të fuqishme me Brukselin, pa çka se është larg integrimit dhe antarësimit atje, ta bëjë mënyrën më të mirë për vaksinim sa më të madh dhe më të shpejtë.
Zëri i Amerikës: Ka pasur një ofertë nga Beogradi që t’i ndihmojë Kosovës me vaksina meqë Serbia është shumë përpara në rajon me këtë proces. Jeni i gatshëm për këtë apo a do ta pranonit një ndihmë të tillë?
Albin Kurti: Këtu janë dy probleme; së pari raporti i Serbisë me Kosovën është një raport i agresionit diplomatik në rastin më të mirë, në rastin më të keq është më shumë se kaq, janë sulme të ndryshme edhe kriminale që bëhen në Kosovë nga strukturat e saj. Në anën tjetër është edhe aspekti i alencave globale ku ne fare nuk pajtohemi me Serbinë ajo çdo herë e më shumë po i forcon lidhjet me federatën ruse dhe me Kinën, që ne nuk i shohim në të ardhmen si partnerë apo aleat tanë. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja, ky është orientimi ynë çdo herë për gjithçka.
Zëri i Amerikës: Në pranverë kur ju ishit kryeministër morrët rreth një mijë teste nga Serbia, ku është dallimi? Nëse i keni pranuar ato pse jo vaksinat?
Albin Kurti: Atëherë ishin një mijë teste në një situatë të paparë humanitare, të rrezikimit të shëndetit të përgjithshëm të popullsisë dhe ne e kemi bërë atë në mënyrë që në njërën anë i kemi marrë si shtet. ku nuk do të ju ndahen vetëm njerëzve sipas përkatësisë kombëtare në Kosovë, dhe në anën tjetër ka qenë një dialog me ministrin e shëndetësisë nga Serbia i ministrit tim (Arben) Vitia, ku rezultati ishte fantastik – gjysmë milionë euro ndihmë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ajo ishte një kurthë në të cilën ne nuk kemi rënë. Po të mos i merrnim ne ato një mijë teste, atëherë do të propagandohej një krizë humanitare te serbët në Kosovë e cila sigurisht që ishte inekzistente dhe ne kemi vepruar në mënyrë të mençur.
Zëri i Amerikës: Zoti Kurti sapo i përmendëm aleancat dhe orientimin tuaj natyrisht drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një nga sfidat që juve ju pret edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare është ajo e bisedimeve me Serbinë. Ju keni pohuar se nuk është përparësi për ju, por aleatët kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë thirrje që të shndërrohen në përparësi. Si do të veproni ju?
Albin Kurti: Ne nuk duam ta evitojmë dialogun e ta nënçmojmë rëndësinë e tij, mirëpo konsiderojmë se qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë zgjedhur për të sjellur drejtësi dhe punësim dhe natyrisht që është urgjente të merremi me pandeminë COVID-19. Në bazë të të gjitha matjeve të opinionit publik në Kosovë, kur i pyet qytetarët se cfarë rëndësie i jepni dialogut me Serbinë, është zakonisht në vendin e gjashtë apo shtatë, unë do të mund ta bëjë le të themi një koncesion dhe ta sjellë atë në vendin e katërt pas drejtësisë, punësimit dhe pandemisë, por nuk mund ta sjellë në top dy prioritetet. Pra, nuk dua ta nënçmoj por edhe nuk mund të them që do të jetë në top dy prioritetet sepse po dalim nga një fitore gjigante e lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën qytetarët na votuan për atë që u duhet atyre më së shumti. Kur kemi parasysh që zgjedhjet u mbajtën me 14 shkurt, pra në vigjilje të 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne jemi të bindur që këto janë ditët kur duhet të flasim shumë më tepër për pavarësinë sesa për Serbinë.
Zëri i Amerikës: Por, pavarësia vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatët e saj, ndërkaq vazhdon të mbështetet fuqishëm nga aleatët e Kosovës siç janë Shtetet e Bashkuara. Ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Biden që bënë thirrje që të vazhdohet me bisedimet me Serbinë, përfundimi i të cilave do të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë. A ndikon kjo?
Albin Kurti: Ajo ishte një letër shumë e mirë dërguar presidentit të Serbisë. Ne kemi shumë besim te administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Joe Biden është njohës i mirë i historisë së Ballkanit, ka përvojë të madhe politike dhe diplomatike, edhe me familjen e tij ai ka lidhje të fuqishme me Kosovën dhe unë dua që të punoj shumë ngushtë me presidentin Biden. Jam optimist se dialogu i ardhshëm me Serbinë do të jetë transformues për nga natyra, jo transaksional siç është provuar në të kaluarën. Gjithashtu mendoj se do t’i vjen radha edhe dialogut. Ne do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm më duhet ta theksoj se shteti i Kosovës është bukur i dobët, duhet ta forcojmë shtetin dhe edhe dialogu ecën shumë më mirë pastaj. Nuk po them që nuk e kemi parasysh, por duhet vënë theksin drejtësisë dhe punësimit sepse shteti i pavarur i Kosovës kur është shpallur i tillë, 13 vjet më parë, ka qenë evidente se nuk do të njihet nga Serbia dhe do të kundërshtohet nga Serbia, pra ne nuk e kemi shpallur pavarësinë duke besuar që do të na njohë Serbia. Andaj, kjo është një betejë e vazhdueshme politike ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor.
Zëri i Amerikës: A keni drojë se, siç thonë kritikët, fitorja juaj dhe qëndrimet tuaja mund të ndërlikojnë jo vetëm synimet e perëndimit për ta zgjidhur çështjen midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj?
Albin Kurti: Absolutisht jo. Nuk mund të gjeni një subjekt politik më pro perëndimor, më demokrat, më të thellë në mendim gjithnjë në kuadër të orientimit perëndimor euroatlantik dhe evropian.
Zëri i Amerikës: Si e shihni ju megjithatë, kurdo që ndodhë, epilogun e bisedimeve me Serbinë? A keni drojë nga ringjallja e ideve të vjetra të cilat ju i keni kundërshtuar fuqishëm?
Albin Kurti: Idetë e vjetra janë ide të vjetra, me kalimin e kohës vjetërsia shtohet, pra, idetë e vjetra bëhen edhe më të vjetra dhe nuk besoj që do të mund të shndërrohen në projekte të reja. Projektet e vjetra kanë dështuar dhe nuk kemi nevojë për rigjenerim të tyre.
Zëri i Amerikës: A është projekt i vjetër edhe ideja juaj e bashkimit me Shqipërinë e cila përgjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve është përdorur pikërisht nga rivalët e juaj?
Albin Kurti: Së pari ai nuk është projekti i imi fare, domethënë është projekt i atyre që na kanë bërë këta që jemi, pra shqiptarë si komb në Ballkan, dhe kudo që ndodhemi në botë ekziston intenca e natyrshme historike e shqiptarëve për bashkim për shkak se ata janë të ndarë me dhunë dhe nga jashtë. Natyrisht ky është një problem i vjetër, mirëpo i cili ka pasoja edhe sot e kësaj dite. Prioritetet tona do të jenë drejtësia dhe punësimi ndërsa unë nuk ja mbyll derën në të ardhmen as intencës historike të kombit në njërën anë dhe as popullit si vullnet gjithnjë përbrenda kornizave paqësore e demokratike.
Zëri i Amerikës: E ritheksuat sërish se drejtësia dhe punësimi janë përparësitë e juaja, por për t’i realizuar të gjitha këto natyrisht që duhet të keni pushtetin. Bërja e qeverisë nuk duket problem për juve megjithatë fitorja juaj nuk siguron vota të mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri, derisa dështimi për ta zgjedhur atë rrezikon zgjedhje të reja. A keni menduar si do ta menaxhoni këtë situatë?
Albin Kurti: Unë jam më optimist se para mbajtjes së zgjedhjeve me 14 shkurt se do të mund të zgjedhim edhe presidentin e ri për shkak se ka një reflektim te të gjitha partitë politike për rezultatin e zgjedhjeve. Ky reflektim do të mundësojë edhe refomimin e tyre, por aktualisht besoj se do të sjellë një atmosferë racionale në parlamentin e Republikës së Kosovës, ku ata nuk do ta braktisin sallën kur të zgjedhet presidenti i ri, meqë ne kemi nevojë për konsolidim të institucioneve dhe në të dy fushat për të cilat presidenti duhet të jetë kompetent e me integritet, në atë të politikës së jashtme dhe drejtësisë, kolegia ime dhe presidentja në detyrë është treguar në nivel të lartë secilën herë. Kur kësaj i shtohet fakti që nëse nuk e zgjedhim presidentin e ri duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, besoj se do të kontribuojë që perveç se është e logjikshme të zgjidhet presidenti, është edhe në interesin e atyre të cilët do të mund të votojnë kundër.
Zëri i Amerikës: Përse? Opozita është gjithmonë e interesuar ta rrëzojë qeverinë?
Albin Kurti: Në situatë kur zgjedhjet janë zgjedhje, por kur zgjedhjet janë referendum e të cilat i fiton një subjekt politik me një mbështetje kaq të madhe popullore që sa vije rritet, nuk besoj që është në interesin e tyre të përsëriten zgjedhjet.
Zëri i Amerikës: A keni drojë që mund të ketë përpjekje që të vihet në pikëpyetje zgjedhja juaj si kryeministër për të njejtat arsye që u pengua kandidimi juaj në parlament?
Albin Kurti: Nuk ka bazë legale juridike për një gjë të tillë. Unë kam respektuar vendimet, mirëpo ne kemi shumë funksione në shtetin e Kosovës që zgjidhen nga kuvendi pa qenë deputet dhe pa ju referuar çështjeve të kontestueshme që janë trajtuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të vitit të kaluar.
FILLIM I MBARE ME AMERIKEN.
Shumë bukur. Pêrgjigje të qarta dhe llogjike. Kosova do ndryshojë për mirê nên udhëheqjen e Kurtit.
@katarakti
Ti katarakt nuk le vend pa pastruar te “dhjerat” e Albinit. Pergjigja e Albinit qe do presi per te zgjidhur “njohjen reciproke” eshte muti me i madh qe i behet Kosoves nga Kryeministri. Ne thelb teoria e pritjes se koheve me te mira per te zgjidhur kete problem eshte platforma Serbe. Vuciqi nuk ka “guxim” te flasi keshtu me Ameriken. Albini jo vetem eshte me trim se Serbet, por eshte edhe I guximshem kunder Amerikes dhe Evropes. Qesharake eshte se ti katarakt e quan kete idjotesi “pergjigje te qarte dhe llogjike” Ty bravo te qofte qe mendon me koken e Albinit qe nuk mendon fare me koken e vet, por merr udhezime nga sateliti…Une si i pavarur, mendoj qe kjo jo vetem qe nuk eshte pergjigje e zgjuar dhe llogjike, por eshte pergjigje jo llogjike dhe armiqesore. Eshte armiqesore sepse I sherben strategjise Serbe dhe jo llogjike sepse Albini del perpara Amerikes si “kerrici para gomarit” .
Ketu mvaret shume menyra se si interpretohen pergjigjet e Albinit. Psh : Titulli i ketij shkrimi eshte marre nga konteksti, eshte perpunu dhe ka nxjerr Kurtin si nje rrebel kunder politikes perendimore. Ne fakt a asht Kurti i tille ? Absolutisht jo. Askush ma mire se Amerika nuk e di kete. Gjithashtu, askush ma mire se inteligjenca e Kurtit nuk e di se pa ndihmen e Amerikes ai nuk ka sukses.
A ka shqiptar qe i jane vendose me shume epitete negative se zotit Kurti ?!! Marksist, kominist, rrebel, agjent i UDB-s, pro Rus, agjent i turqeve e tjere e tjere. As Hamza Kastrioti nuk ka pas kaq shume epitete tradhetie sa Albin Kurti !!
Te ishte Kurti kaq anti-perendimore, a do rizgjidhej ai Kryeminister ?
PS : ” Komentuesi Kararakti, ne nje koment te nje artikulli te djeshem, shkruante diçka te tille : Te gjithe budallenjte e botes jane mbledhur ne 28 mije kilpmetra katrore “.
Mua me duket konstatim i sakte.
Filloi idjoti kurti duke ju kundervene SHBA dhe BE…. Kruaje b*then o idjot se si kove pusi do te shkoshe njelloj si radhen e pare.
“ shteti i Kosovës është bukur i dobët, duhet ta forcojmë shtetin edhe dialogu ecën shumë më mirë pastaj.”
Fjale me mend…
KY NUK KA ARDHUR NE KRYE TE ZGJIDHE HALLET E KOSOVES PO TA HAPE ME SHUME
ME KE DO KESHILLOHET ME BERISHEN.MUTEN APO LULIN SE KETA KA ALE ATE
ME THUAJ ME KE RI TETE THEM KUSH JE
NJe Gjuhe aspake diplomatike e Albin Kurtit….!!!!!!!!
Ajo qe Anashkaloj perseri ishte te Pyetja e Bashkimit KOmbetare…qe nuk e ka Perparsesi….por Ajo qe Pyes:WV-sja ka nje Dege te saj edhe ne Shqiperi….c´fare Roli Luan?????????????apo Bjeri “Daulles se shfryre”…se mbase Degjojne Mileti “Budalla” ne Kosove dhe Shqiperi…???
Ne Raport me Serbine….kishte Mundesi te jepte nje Pergjigje qe do te “Kenaqte” ne THelbe si Europen ashtu edhe Ameriken….por pergjigja e tije ishte teper e thate….duke na sjelle “Prioritete” Punesimi…ect…..
A nuk do te ishte MIre sikur z.KUrti te Pergjigjej se ne Raportet me Serbine do te “Keshillohej” me Partneret dhe MIqete e Kosoves..duke lene te Kuptohej:Ameriken ,GJermanine…ect?????????????????? (Mendimi ime)
Do te ti Uroj Suksese Albin kurtit,dhe le te beje me te MIren per Kosoven..por edhe “Bashkimi” me Shqiperine ,ne Qeverine e Albinit se pamku le te Mbetej nje “Plane Rezerve” ne Sirtare……Ajo qe me HIdheron se Politikanet Shqipetare si ne Shqiperi dhe Kosove..Duket se “Harrojne” se edhe UCK-ja kishte si Flamure ate KOMBETATR…lol
Keta jane te “persekutuarit” ne burgjet Serbe, Serbia e njeh sh mire karakterin shqipetare dhe deri tani ka patur sukses ne korruptimin dhe manipulimin tyre, si ky kluoni qe po intervistohet..!!!
tani do kenaqemi me poezi patriotike te albin psikopatit dhe me pordhe te vjosa bollices. brenda gjashte muajve kosova do behet nje qajtore e madhe…………
Idjot komunost i dhekullit 21 Ms. Bean i komunizmit i kundërvihet revizjonizmit bollshevik perëndimor
Ky zotnia per kater vjet i kthen shtetin shqiptareve te kosoves sekuestron pasurite e pajustifikuara dhe heq monopolet
Ndersa rama ka 6 vjet qe zvarrit vetingun dhe don nje mandat te trete thote se do bejme shtet
Edhe mandatin e trete do ta kete por kur te krahasohet me qeverine kurti kemi me pa estrade jo gare
Meqe than se nuk zgjedh dot presidentin vetem, don zoti opozita nuk jep votat e rikthehen ne zgjedhje ose si tha vete do ishte referendum pastaj do shohim rezultat
Perse nuk ja viji ju te Temes titullin: Kurti:une dua te punoje ngushte me Presieëdentin Biden!
Apo diversion deri ne fund! Me urdher nga Fuga! Sa plehra! Po nuk u doli muti we henhret nga rezultati i zgjedhjeve qe slate gje pa thene para tyre per ta sabotuar VV dhe albin kurtin po tani vazhdoni akoma me sulme te qelbta qe gezojne serbet! Sa tepeshtire qe jeni! Motherfuckers!
Sepse kjo eshte gazetaria ne gjithe boten, kur jep interviste.
Ne titull nuk vihet ajo qe thua mire apo normalisht, por ajo qe thua gabim.
Kur jep nje interviste si Kryetar i ri i dickaje, e aq me teper kryetari i nje Qeverie te re, ka lluksin ti zgjedh fjalet dhe temat dhe te thote gjera te mencura, tjeter pune pastaj nese do arrish te besh gje.
Albini as kete rregull A te komunikimit ne politike nuk po din ta beje.
Gjithsesi jam dakord me ty qe TEMA po e tepron me ca me shkrimet me Albinin. Ai duhet me e lene ca kohe te punoje dhe te tregoje se cfare din te beje. Pastaj behet gjykimi se ç’beri mire dhe ç’beri keq.
Ta gezojne koqovaret por do paguajne edhe shqiptaret per kete idiot qe kujton se bota do rrezatohet prej tij e doses
‘’Qeni duhet ta njohi te zotit”Kosoven nuk e krijoi si shtet Kosoven as Rugova,Thaci,Haradinaj apo Albini dhe as ato kallashet e lodhur shqiptar te UÇK por USA dhe Europa prandaj ky revolucionari duhet ta pyesi Ameriken
Do ta fusin me qirrsokak politiken kurtiane Berisha dhe Meta,
qe con uje ne mullirin serb…..I pafshit hajrin …..!!!!
Euforik?
Po.
Populist?
Po.
Karierist?
Po.
Cinik?
Po.
Fodull?
Po.
E te tjera, e te tjera….
Është e lehte ta marresh pushtetin, por eshte e veshtire ta mbash atë…, ka thene i mençuri.
Ky Saliu i Kosoves, harron, ose mashtron.
ME TE THENE E ME TE BERE, TE NDAN NJE LUMË I TERË…
Ky Bini do forcoje shtetin…por se si do ta forcoje, më duket se as vet nuk e di…ose do ta forcoje me parrulla…
Ky Albin ëndërrimtari do rris punesimin por se nga do ti vijne investimet per te punesuar te papunet nuk thote asgjë….
Ky Albin Utopiku do luftoje korrupsionin, duke menduar se korrupsioni luftohet nga deshirat e Albinit.
KORRUPSIONI ESHTE NJE GJARPER ME 1000 KOKË…Dhe korrupsioni do nje organizim dhe administrate te persosur , do te veproje drejtesia ne shkallen me te larte te kualifikuar.Ku i ka Albini prokuroret dhe gjykatsit e pregatitur per luften ndaj korrupsionit?…
Dhe keshtu me radhe per deshirat e Albin Saliut…
Ky euforik, mburret me votat qe mori nga votuesit e LDK-s,dhe nga qe munguan konkuruesit e vertete…
Dhe atje ku mungon Luani,
Majmuni behet Mbret…
por votuesit duane te shikojne veprat e Albinit..
Njohja nga Serbia, eshte thembra e Akilit,
Albin Fodulli yne nuk e rendit si prioritet, me nje voluntarizem te kulluar…se punet e Kosoves do zgjidhen se i pelqejne rrusht Albinit…
Megjithate, mbetet per tu parë, por nga ky reagim mediatik i enderrimtarit tone, duket se Albini i ben petullat me ujè…
KOSOVA KA NEVOJE PER NJE QEVERISJE TEPER TE KUALIFIKUAR
DHE JO PER EKSPERIMENTET E ALBINIT, PER DESHIRAT E NJE EUFORIKU FJALESHUME E PUNEPAK…
FILLIMI MBARE OSE DESHTIMI , do te duket qe ne muajt e pare…
Ky Cinik karierist, duket fare pa pervoje qeverisje.
Shko në linjë me USA-n mor kopuk delirant se ata të bënë shtet dhe projektet në favor të shqiptareve i dinë ata më mirë.
Me se do ta realizosh ti zhvillimin e punesimin nëse Europa të pret ndihmat, se ti me ato mban shtetin në kembe. Shumë shpejt do pesojë fjasko ky idiot, por do vonojë perparimin e vendit.
Kurti duhet te qendroje ngjitur me SHBA-te. Gjithe ceshtjet e tjera jane me pak te rendesishme.
Albin Ku… ku Kosova!
Albin
Te kam keshilluar dhe njehere tjeter mos ha m,t me ameriken
Akoma nuk e ke mesuar qe je kukull
Idiot me brina
Shiko si flet ky, sikur eshte Kryeminister i Kines apo Indise dhe jo i nje krahine me me pak se dy milion njerez!
C’te kemi bere, o Zot, qe na ke denuar duke na vene ne krye kurdohere te marre, te cilet kujtojne se jane te afte te udheheqin boten, kur asnjehere nuk kane arritur me qendrimin e tyre te jene perfaqesues per tere territorin qe na ka dhuruar zoti?
Amerika First ka vdekur. Kurti nuk mund të merret me me popolizem trumpist bajat me sloganin Kosova e para. Tregon padije te madhe shume.
…n’è don t’i vesh botes zjarrè, thèrit dy a tre kosovare…thoshte nje njeri i Madh…!
Ky duket qe ka probleme te renda psiqike….suksese ne jete…
Ne fakt ne hall eshte , i duhet te krijoje qeverine , t’a kaloje ne kuvend , i duhen dhe ca vota nga t’i mare ?!!
Dhe po i mori , levizin goxha ekuilibra , dhe brenda vetvehtes , per shkak te premtimeve te dhena .
Ndodhi dhe ne Shqiperi efekti “Ceku i bardhe” , qe RA brenda dy muajsh , ne vitin jo shume te larget 1992 , por qe atehere , mazhoranca ishte e blinduar .
Uroj te rije me gjate ne karocen e pushtetit , jo si rradhen e pare !
ALBIN!!
Po nuk zbatove ato qe te thote Amerika, Serbin e ke kembekryq ne Prishtine per 4 ore. E keqja eshte se e pesojne kosovaret e thjeshte nga nje idiot qe fluturon me presh ne by… Eshte koha e mashtruesave te hallexhinjve, por kjo eshte flake kashte; ose Albini do t’i therrase mendjes e do pushoje fushaten elektorale, do te ule koken e te beje ate qe i kerkojne miqte nderkombetare qe po e mbajne me ushtri e me ndihma, ose do t’ia hape rrugen Serbit qe t’i skllaveroje perseri.
Asgje nuk e pengon Albinin qe, krahas atyre qe i shpall si prioritetete, te vazhdoje dialogun me Serbine. Po t’i futet Serbi ne Kosove, le te vazhdoje Albini me “prioritetet” e veta. Qendrimi i tij mendjemadh ndaj Amerikes dhe Europes i sherben vetem Serbit, e ndoshta ky mund te jete synimi i Albinit, gje qe e perforcon dhe bashkepunimi i ngushte me Berishen qe i ka sherbyer Serbise gjate gjithe veprimtarise se tij.