FOTOT: Brenda bazës bërthamore të Rusisë

18 Shkurt 2021, 11:26Bota TEMA
FOTOT: Brenda bazës bërthamore të Rusisë

Rusia ka publikuar pamjet e brendshme të njërit prej qendrave të sistemit paralajmërues të raketave balistike të vendit për të shënuar 50 vjetorin e saj.

Fotografitë tregojnë qendrën e kontrollit satelitor Serpukhov-15 në Kaluga Oblast, që ndodhet rreth 90 milje në jugperëndim të Moskës.

Baza e mbrojtjes bërthamore është vazhdimisht në kërkim të raketave balistike të ardhura nga armiqtë e Rusisë në mënyrë që ata të mund të kundërpërgjigjen sa më shpejt.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm zbulon së pari lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale. Sapo të identifikohet një kërcënim, radarët janë në gjendje të zbulojnë trajektoren e raketave balistike të lëshuara.

Megjithatë, gjatë 50 viteve, sistemi është modernizuar dhe tani përfshin stacione radari më të fuqishme dhe një skuadër hapësinore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje