Rrëfimi i ‘shefit të FNSH-së ’: Si luftuam 12 orë në Linzë në ’97-ën, në mbrojtje të Thesarit

18 Shkurt 2021, 09:17Politika TEMA
Rrëfimi i ‘shefit të FNSH-së ’: Si luftuam 12

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në muajin mars të vitit 1997, kur grupe të armatosura sulmuan me armë objektin e rëndësisë së veçantë në fshatin Linzë në periferi të Tiranës, ku ruhej ‘Thesari i Shtetit’, i cili mbrohej nga dy repartet speciale të Ministrisë së Rendit të asaj kohe, që ishin dislokuar afër tij. Rrëfimi i rrallë nënkolonelit në pension, Shik Stërmasit, ish-i burgosur politik për 15 vite me radhë në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili në vitin 1997, në detyrën e komandantit të Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (Reparti 711), së bashku me efektivin dhe dy vartësit e tij, kolonel Skënder Doda dhe major Pëllumb Kovashica, luftoi për 12 orë me radhë kundra grupeve të armatosura që tentuan të futen në tunelet e objektit ku ruheshin rezervat valutore, i njohur ndryshe se Thesari i Shtetit…

Nga Dashnor Kaloçi

Shpëtimi apo Shiku siç është njohur ndryshe para viteve “90, rrjedh nga një familje e vjetër autoktonase tiranase të cilët kanë banuar prej disa shekujsh në afërsi të Pazarit të Ri të kryeqytetit pranë sheshit “Avni Rustemi”. Shiku u lind në vitin 1949 dhe ishte fëmija i fundit nga tre djemtë dhe dy vajzat që kishte Ramazan Stërmasi, i cili ishte diplomuar për Inxhineri Elektrike në Vienë të Austrisë në periudhën e Monarkisë së Zogut. Gjatë viteve të Mbretërisë dhe në periudhën e Luftës, Zani punoi si nëndrejtor i “SITA”-s, ndërmarrjes private që furnizonte me energji elektrike kryeqytetin. Në ’46-ën Zon Stërmasi u arrestua së bashku me një grup intelektualësh, të cilat u akuzuan si agjent të Harry Fultz-it dhe si fillim u dënua me vdekje, e më pas me 14 vjet burg, por u lirua pas katër vjetësh duke u konsideruar si “viktimë e Koci Xoxes”, Ministrit të Punëve të Brendëshme të asaj kohe, që Enveri e akuzoi si armik të popullit dhe e pushkatoi.

Pas burgut, Ramazoni punoi për një kohë të gjatë në Hidrocentralet e Ulzës e Shkopetit dhe më pas u kthye në Tiranë, duke e mbyllur karrierën e inxhinerit elektrik në Ndërmarrjen Elektro-Mekanike. Për shkak të burgut politik që kishte bërë Ramazoni, (ashtu dhe prej vjehrrit të tij, Isuf Çelës që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1954) asnjë nga fëmijët e tij nuk pati fatin të vazhdonte shkollën e lartë. Edhe Shiku pasi mbaroi gjimnazin “Çajupi” në Tiranë, u fut në punë në Ndërmarjen Elektro-Mekanike, duke vazhduar edhe shkollën pa shkëputje nga puna në degën Elektrike.

Në fundin e viteve ’60-të, Shik Stërmasi u bë një nga djemtë më të njohur të Tiranës, si për shkak të portretit e fizikut të tij, ashtu dhe prej aventurave të moshës. Të gjithë ata që e kanë njohur Shikun në ato vite, e mbajnë mënd atë si djalë simpatik që vishej mirë e ndiqte modën (i vinin rroba nga jashtë) dhe si një njeri tepër paqësor që e kalonte pjesën më të madhe të kohës, duke u marrë me pëllumba. Por po ashtu ai mbahet mënd edhe si një djalë trim, që s’ia përtonte as dhe më të fortëve të Tiranës, kur binte fjala për t’i dalë zot ndonjë shoku apo vajze të pambrojtur!

Teksa Shiku ishte në kulmin e “aventurave”, në vitin 1976, ai u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, duke u dënuar me 9 vjet burg, i akuzuar për “agjitacion e propaganda” dhe shkak për arrestimin e tij, u bë i vëllai më i madh, Luani, i cili që në vitin 1960-të, ishte arratisur nga Shqipëria dhe ndodhej në Perëndim. Gjatë vuajtjes së dënimit, Shiku u rridënua edhe me 10 vjet të tjera, duke dalë nga burgu vetëm në janarin e vitit 1991, kur sapo kishin filluar proceset demokratike.

Pas viteve ’90-të, apo më saktë në fundin e vitit 1992 kur sapo kishte ardhur në pushtet Partia Demokratike, së bashku me një grup të vogël ish-të burgosurish politik, Shik Stërmasi u thirr për të punuar në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, si oficer në rradhët e Policisë së Shtetit, duke shërbyer fillimisht si Shef Komisariati në Tiranë, Kurbin, Elbasan, etj., e deri si Komandant i Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, me gradën e nënkolonelit, ku ai dha kontributin e tij, deri në vitin 1998.

Ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1997, apo të asaj periudhe kohe tejet të trazuar që një poeti i ri e ka përkufizuar: “Koha kur 3 milion shqiptarë i shpallën luftë qiellit”, vazhdojnë të tregohen edhe sot si legjenda që kanë ndodhur shekuj më parë dhe jo pak më shumë se dy dekada të shkuara. Një nga ato ngjarje e cila ka mbetur e panjohur edhe sot e kësaj dite, (për të cilën nuk është shkruar asnjë resht) është dhe ajo e sulmit të armatosur ndaj tuneleve të Thesarit të Shtetit, që asokohe ndodheshin në periferi të kryeqytetit në fshatin Linzë.

Po çfarë kishte në ato tunele, kush i sulmoi dhe kush i mbrojti ato? Për të gjitha këto na njeh me intervistën e tij ekskluzive për Memorie.al, nënkoloneli në pension, 73-vjeçari Shpëtim Stërmasi, ish-komandanti i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, që mbrojti atë objekt të rëndësisë tepër të veçantë, nga një grabitje e mundshme e tij, që po të kishte ndodhur, do sillte dhe falimentimin financiar të shtetit shqiptar…!?

Zoti Stërmasi, si e kujtoni ngjarjen kur u sulmua Thesari i Shtetit në Linzë?

Diku nga fundi i muajt mars 1997, pak ditë pasi kishin plasur trazirat që morrën shkas nga falimentimi i firmave piramidale, bashkë me depot e armatimeve që ndodheshin nëpër reparte ushtarake, u tentua të thyhej dhe plaçkitej edhe objekti i rëndësisë së veçantë, i Thesarit të Shtetit. Në këtë kohë, duke pasur informacione se do sulmohej për t’u grabitur edhe reparti ku ndodheshin tunelet e Thesari të Shtetit, (objekti ku mbahen kartmonedhat e Bankës së Shtetit) i cili mbulohej me shërbim nga forcat e Repartit 324 (Batalioni i Sigurimit i Ministrisë së Rendit) që ndodhej fare pranë ‘Repartit 711’ (Ndërhyrja e Shpejtë) që komandoja unë, vendosa që ta ruaja me çdo kusht atë objekt të rëndësisë së veçantë, pasi ‘Reparti 324’, nuk mund ta siguronte dot atë.

Pra atë gjë e bëtë me nisiativën tuaj dhe jo se u’a kërkoi njeri nga eprorët tuaj në Ministrinë e Punëve të Brendëshme?

Në një farë mënyre po, kjo është e vërteta.

Dhe si vepruat pasi vendosët që ta mbronit atë objekt të veçantë?

Një ditë para se të ndodhte ajo ngjarje, unë mora masat paraprake, duke vendosur nga tre policë të armatosur mirë në të gjitha lartësitë dhe pikat nevralgjike rreth e rreth repartit tonë dhe atij të Thesarit. Atë ditë rreth orës 2 të drekës, unë me 10-15 oficerë polcie vartës të mi, dola në terren rreth e rreth repartit, për të bërë rikonicionin, pasi kisha sinjale se sapo të errej do të sulmoheshin tunelet e mëdha të armatimeve të Repartit 324. Pasi kontrolluam të gjitha vend-rojet, ne u futëm edhe nëpër disa lokale afër repartit tonë, ku ndodheshin disa persona të armatosur, që njiheshin si kontigjent krimi dhe me precedentë penalë për Policinë e Shtetit.

Kur hytë në lokale a patët konfrontime me ata persona?

Në një lokal, unë i’u thashë: “Po tentuat të sulmoni, do t’ju mbjell të gjithëve tek oborri i repartit”. Pas kësaj ata u munduan të më merrnin me të mirë, duke më thënë: “Të gjithë e kanë lëshuar, po ti pse e mban…?!”

Si u përgjigjët ju?

Unë reagova ashpër menjëherë, dhe i kërcënova duke u thënë: “Provojeni në darkë po u’a mbajti”, dhe u largova që andej për në repart.

Çfarë masash morët pasi shkuat në repart?

Atje mblodha menjëherë të gjithë efektivin, oficerë e policë dhe u’a bërë të ditur situatën në të cilën ndodheshim, duke ua thënë troç, se: nga momenti në moment reparti ynë mund të sulmohej. Në fund u thashë se kush nuk mund të rezistonte, ishte i lirë që të largohej nga reparti dhe kush të donte të qëndronte me mua, pasi ne do të luftonim deri në fund për ta mbrojtur.

Si reaguan efektivët tuaj pas asaj, pati ndonjë që kërkoi të largohej?

Me thënë të drejtën, disa edhe u larguan, pasi ishin plagosur më parë në disa ndërhyrje që kishte bërë reparti ynë në Lushnje, Fier, Vlorë, etj., por pjesa më e madhe e efektivit qëndruan të gatshëm të luftonim aty. Pas pak minutash sapo u err, në afërsi të repartit tonë filluan të vinin grupe kontigjentesh të armatosura, të cilët filluan të na qëllonin me armë automatike, për të na bërë presion që ta lëshonim repartin.

Si vepruat ju pas u qëlluat nga jashtë me armë?

Pas kësaj, oficeri i rojes, kolonel Skënder Doda, i’u kundërpërgjigj po me zjarr dhe që nga ai moment, aty filloj një luftë e vertetë me breshëri armësh automatike që qëllonin pa pushim nga të katër anët në drejtim të repartit tonë.

A njoftuat eprorët tuaj në Ministrinë e Punëve të Brendëshme se po i’u sulmonin dhe a kërkuat ndihmë?

Unë u lidha menjëherë me gjeneral Agim Shehun, (që në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe njëkohësisht, zv/minister i Rendit Publik, duke i thënë që të dërgonte forca, për t’i goditur nga pas ata që na kishin rrethuar.

Si u përgjigj gjeneral Agim Shehu kërkesës suaj?

Ai m’u përgjigj: “Përballoje vetë situatën, se këtu në Ministri kam vetëm Nikolin Thanën, Çezar Toron e Lul Shalën”, të cilët ishin bashkëvuajtësit e mi, ish-të dënuar në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Çfarë bëtë pas kësaj, pra që i’u refuzua ndihma që kërkuat?

Pasi u sigurova se nuk do të na vinin përforcime, i shoqëruar vetëm nga oficerët Skënder Doda dhe Pëllumb Kovashica, dola nga reparti, duke lëvizur nga një vënd-roje në tjetrën. Ata dy oficerë tepër të përgatitur nga ana profesionale, u treguan vërtetë trima dhe nuk m’u larguan për asnjë çast edhe pse plumbat na vërshëllenin mbi kokat tona. Ne i përqëndruam forcat tona kryesisht tek tunelet ku ndodhej ‘Thesari i Shtetit’, ku ishte dhe synimi kryesor i atyre që na sulmuan dhe gjatë gjithë natës ne i mbajtëm ata rreth 250-300 metra larg. Dy tre herë ata u afruan rreth 150 metra afër, por ne i zbrapsëm.

Sa orë luftë bëtë për të mbrojtur repartin tuaj dhe tunelet e Thesarit të Shtetit?

Lufta vazhdoi gjithë natën pa pushim dhe ne kemi harxhuar me mijra fishekë për të mbrojtur objektet e rëndësisë së veçantë, siç ishte Thesari dhe tunelet e armatimeve. Lufta zgjati rreth 12 orë dhe mbaroi vetëm në të gdhirë aty rreth orës 6.00, kur ata u larguan nga frika, se mund të diktoheshin apo neve mund të na vinin përforcime.

Çfarë bëtë pasi u larguan ata që ju sulmuan?

Pasi pushuan breshëritë e armëve dhe ne pamë se ata që na sulmuan po largoheshin, unë me Skënderin e Pëllumbin, që nuk m’u ndanë për asnjë çast dhe me disa policë të tjerë, kontrolluam të gjitha kodrat rreth e rreth, duke parë se mos kishte të dëmtuar nga pala e tyre. Pasi u siguruam se nuk kishte gjë as nga ne dhe as nga ata, u kthyem në repart ku mblodha efektivin duke e falenderuar e përgëzuar për qëndresën që kishte bërë. Më pas duke u siguruar se situata ishte qetësuar, u nisa për në Ministrinë e Rendit, duke i raportuar gjithçka kishte ndodhur, gjeneral Agim Shehut.

A i’u përgëzoi ai për atë që kishit bërë?

Ajo ngjarje u konsiderua si diçka fare e zakontë dhe ai më tha: “Të lumtë, keni bërë detyrën”.

Po më pas kur u qetësua situata dhe u vendos rendi, a morët falenderime për atë që kishit bërë në mbrojtje të Thesarit të Shtetit?

Jo vetëm që nuk morëm falenderime, por socialistët që erdhën në pushtet, ne na shikonin si armiq dhe deri sa na detyruan të largoheshim na puna ata na quanin salistë.

21 komente në “Rrëfimi i ‘shefit të FNSH-së ’: Si luftuam 12 orë në Linzë në ’97-ën, në mbrojtje të Thesarit”

  1. antipatrea says:

    Ne hodhëm mijëra fishekë … Edhe ata po ashtu … Pas kontrollit s’pati asnjë të lënduar as nga ne as nga ata … Luftë e madhe ç’të thuash – dhe asnjë dekoratë ??? Shik-o , (që edhe emrin e paske për spiun) , nënkolonel si u bëre zotrote , se edhe ata të plepave që na bënë gjëmën – bënë ca si kurse te kovalishenca të paktën … Ti nga ata të Saliut !!! Mos o zot … Garipi i Tironës nga ata të malokut ??? Kurrën e kurrës …

    1. Katnari says:

      U hap thesi.

  2. laramani njengjyresh says:

    Hahahahaha, 12 ore lufte e ashper, mijra e mijra fisheke te shkrepur dhe asnje, po asnje fare i plagosur, as i vrare.
    Debolat e Sales!

  3. L.R says:

    Trimat e Salehut cuan Shtetin Shqiptare ne kapitullim te plote…. kuptohet me burgaxhije ORDINERE qe dhe trute e gomarit ishin me te shendetshem sesa keta shefat,comandante ,drejtore e vicidolasit… gjoja trima… keta mercenare injorante nga kultura dhe sot bejne sikur kane ndihmuar Shqiperine dhe SHqiptaret… e verteta eshte vidhnin naten dhe ruani diten pasi Thesari i Shtetit nuk ekzistonte.. sa qe ne krye Salija kur thone shpellaret…. i beni qefin vetes Kaloc bashke me ate mustaqe miun qe sigurisht ka qene ushtare mercenar pa pagese por shisnin arme per nje cope buke… te pakten me ket shkrim sketerreee mos e postoni me pasi ulni veteveten pasi ato vite LUFTE humben shume vite njerzish… duke futur urreitje psh veri-jug ku tipi i kalocit dhe ketije mercenarit ishin ne front me urdher te famkeqit shpellari sb.

  4. Ju lumte says:

    Bravo ju lumte per detyren por ju e ruajte nga hajdute me arem ne dore dhe errdhen hajdute me kollare dhe e vodhen se e vodhen e Qfare Ben me ket hajdutin qe e vodhi ???? e bem president per fate keq njerzit e mire per her i kemi hjedhe ne rruge prandaj jemi ku jemi

  5. Miti says:

    Nese ka mbrojtur thesarin bravo i qofte. Por pervec kesaj ka qene nje burre i lig qe ka bere shume te keqia. Ka shfrytezuar Policine e Shtetit per te perndjekur e torturuar ne ambjentet e komisariatit komisioneret socialiste ne 1996. Ai ankohet se socialistet e hoqen nga detyra, por ai ne realitet duhej ndjekur penalisht per veprat penale qe ka konsumuar gjate kohes qe ishte ne detyre. Por Shqiperi hesapi, krimi lihet i pa ndeshkuar, dhe prandaj jemi ketu ku jemi.
    Sa per rinine e tij te cilen Kaloçi e pershkruan me ngjyra romantike, e thene me fjale te thjeshta ka qene nje halabak dhe rrugaç.

  6. Shqiperia Etnike says:

    Muhabetet e cerrave te moterqirit te Vicidolit.
    Asnje nga te perndjekurit e ndershem nuk ju vu ne sherbim komunistit te konvertuar, por gjithe ajo kategori te perndjekurish qe ju vu ne sherbim, deshtoi turpshem. 90% e drejtesise gjingjoniste qe ishte e perbere nga te perndjekirit e plepave, u shporr pasi ishte kthyer ne kancer. 100% e SHIKut dhe policise se 1997 e perbere nga horra ,dhe spihune burgjesh u shemb turpshem pasi ishte mpleksur ne krime kunder shqiptareve. Perdhunues ordinere siSali Luzha ishin bere oficere dhe truproja personale te kermes.
    Edhe ata te ” perndjekur” qe i sherbyen shtetit te Berishes, vetem pak kohe me vone sulmonin komisarjatet, institucjonet, depot, thesarin, shtyllat e tensjonit per llogari te moterqirit te Vicidolit qe ishte vene ne sherbim te Milloshevicit.
    Fakti qe nuk pati nje gjyq popullor qe ti varte ne mes te Tiranes te tilla bajga, i ben sot te kakarisin si shpetimtare, por gjithe Shqiperia i sheh si moterqiret me te ndyre te historise.
    Kohe per intriga dhe terrorizem kishin berishistet, por qe te hidhnin nje pushke per kosoven apo te strehonin nje kosovar te vetem nuk doli njeri, as moterqiri i Vicidolit qe kishte hedhur miljonat e Piramidave ne llogari te bushtres qe ka pjelle!

  7. ermiri says:

    Ju ruanit thesarin ne Linx Like floriri vidhte thesarin ne Krrabe….

  8. KORAB says:

    AH JU TE HANI MENDERIN .PO SI PASKA QENE KOMANDANT SHIKUSHAKU ME SHOLLE TE MESME NATEN???????? APO SI TERE PJERDHURINAT E SAL HALE VICIDOLIT PROKURORE E GJYQTARE.TALLNI KOQET ME SHQIPTARET KENI 30 VITE BRAVO KALOQE E FILLON ME TOPE TANIN QE LA LESHTE NE PARIS E VAZHDONI ME MENDER MALOQERIN E SHPELLAVE QE VRASIN GRA E VAJZA PAS FERRES.

    1. Hajdari says:

      Fiks o korab!!!!ene ka qene bixhozxhi i keq..kur punonte ne miniere te valiasit..!!

  9. Tironci says:

    Perfundimi e “vodhi ai fshatari me gomar “pa kallash pa arm vetem me litarin e gomarit ne dor , e mori thesarin ja dha politikanve , ne fakt fshatari u tregu i nershem se e dorzoi , politikanve i hubi thesari , iku ne drejtim te lalzit , punoni e votoni hajdutet pushtat e mashtrusit e kriminelet tuaj o shqiptar , nga 10 her ju kan genjyer prap i votoni , kta meritoni nuk meritoni me shum jeni kriminelet e femijve tuaj , votoni nje pler qe nuk ka len zullum pa ber , ksaj i thon vriten qorrat han horrat .

  10. VRKRT says:

    Shwiptaret kan shum llafe.
    Gjith ajo luft,betej,dhe asnji i lenduar,se i vra jo se jo.
    Pse,luft esht ajo apo,benin qitje me qiellin.
    Shum llafe dhe pak vepra.
    Shum plumba dhe asnji i prek.

  11. Liri says:

    Duke qene nje ish punonjese ne kete sektor , pikerisht ne kete kohe, gjej momentin ta falenderoj zotin Shik Stermasi. Eshte absolutisht e vertete per gjithca ai thote. Sulmi te thesari nisi qe ne mesdite dhe ne punonjesit qe ishim aty u larguam menjehere duke siguruar te mbylleshin mire te gjitha dyert e sigurise. Shteti kishte rene. Ka qene dite e Premte . Kerkuam ndihme nga sigurimi i Bankes se Shiqerise dhe na u tha beni cte doni, shteti ka rene.
    Kur jemi kthyer te Henen ne pune , mendonim se cdo gje do ishte vjedhur. Por per cudi nuk kishte ndodhur asgje. Ama oborri i thesarit ishte i mbushur me plumba qe tregonte qarte luften e vertete qe ishte bere dhe sigurisht kjo fale Shikut dhe kolegeve te tij.
    Eshte nje histori horror e perjetuar. Per kete duhej vleresim maksimal per luftetaret e vertete, se shumica u bene pale me hajdutet dhe u bene te pasur, ndersa keta e mbrojten per te qene perjetesisht te varfer.
    Respekt per heronjte e vertete qe ne Shqiperi i mbulon pluhuri.

    1. ILYRIA says:

      Shkrimi i juaj, pa gabime ortografike si tregim qe e keni degjuar diku dhe ne fund falenderimi per te intervistuarin me japin pershtypjen se nuk jeni nga “Kallepi” i Djajve qe e sakatuan Shqiperine ne 97-ten………Sal Ram Berisha duhej te ishte shume Vite me pare jo mes nesh, por diku larg nesh i mbyllur…………Ju Zoteri/Zonje Historine qe i intervistuari ka dhene me siguri nuk e keni ndjekur si punonjese e Sektorit, por thjesht si TREGIM i HISTORIVE te kojbshme te atij Vendi……….Mos i besoni askujt Zonje/ Zoteri……….jeni ne anen e gabuar te Historise…….Nuk ka Njeri me dy Pare mend ne Koke te flase me tone mirnjohje per te gjithe ata qe Sal Ram Berisha ka punuar e “luftuar”……….shume ndoshta nga Hasmeria me Komunizmin u “bashkuan” me Komunistin me Antikombetar qe ka pjelle ajo Toke…….Turp edhe per ata shqipetare te mencur e punetor qe ende besojne tek Monstra/ Kucendra shqipetare e poskomunizmit………Sal Ram Berisha do te kujtohet ne Historine shqipetare si Hamza Kastrioti……dhe gjithmone serbet jane ata qe manipulojne shqipetaret……..I lutem Zotit qe ti hapi Syte atyre Njerezve e te fillojne ta shohin Realitetin dhe Historine ashtu si eshte e si ka ndodhur ne te vertete……….Qofshi me shendet Zonje/Zoteri…..

      1. Liri says:

        Personalisht nuk e kam trajtuar politikisht, thjesht kam mirenjohje per personin qe citohet . Kjo eshte nje situate e perjetuar realisht dhe ne qe e kemi perjetuar mund te them qe kemi kaluar traume.
        Sa i takon precedentit qe e krijoi kete situate absolutisht jam dakord qe Sali Berishes i duhej treguar vendi me kohe.

  12. Katunari i Vicidolit says:

    THJESHTE:
    Per te mbrojtur Thesarin luftuan Ushtaret e Saliut me Hajdutet qe i sherbenin Sales.

  13. sali leshi sali says:

    ai shteti i sali lesh viçidolit ishte aq i fuqishëm sa skishte forca të dërgonte për ndihmë për mbrojtien e thesarit apo e dinte që tynelet ishin bosh pasi i kishin boshatisur vetë dhe më pas të akuzonin popullin për vjedhien e thesarit që e vodhi vet sala me liken

  14. Erdogan says:

    Sulmohet dhe Vidhet Thesari i Shtetit!?
    Kete vetem te lindurit Kriminele pa asnje ndjenje Patriotike dhe nje shtet i lindur nga krimi mund ta bej kete.
    Si mund ti pergjigjet Eprori i Sigurise se Shtetit ne kete rast qe nuk te ndihmoje dot dhe mos te denohet me Varje!
    Ka gje me te Shenjte se Thesari i nje Shteti qe eshte gjaku,djersa,sakrifica e popullit dhe pasojat e vjedhjes se Tij eshte i pariparueshem.
    Por sigurisht,kur po nderohet nje hajdut i Thesarit te Shtetit si Ahmet Zogolli nga nje Shet rruagac,cfare mubd te presesh nga pasarrdhesit e Tij!
    Ahmet turku duhej ter vritej apo te sillej ne Sheshin e Flamurit ne Vlore dhe te varej jo me te Nderohet!
    Kapiteni i anijes duhet te jete i fundit te braktise Anijen ose te mbytet me te bashke ne qofte se eshte fajtore.
    Shtet rrugacesh dhe te pabesesh qe i ka rrenjet nga Veziret Pashallaret,Bejleret Agallaret,Hoxhallaret dhe Musht i dy Perandorive asaj Greke Bizantine per 1100 vjet dhe te Genitsereve qe luftuan per Osmanet.

  15. zef mici says:

    Po ilir hajdutin a pate me gomar aty afer?
    he mor trima aty nen hund u kaloj po moret pjesen tuaj dhe likja iku
    lufte pa heronje

  16. iksi says:

    O Kaloç . I mire ky tregimi per perralla per femije . Po si more Kaloç rrota po te gjithe e dine tashti edhe ata qe kan qen pa lind qe floriri e ka vjedh Berisha dhe Ilir Meta , vetem ti dhe ky Stermasi jot nuk e ditkan . Po pse nuk dihen kush i pruri ata sulmusat aty , Agim Shehu me porosi te Berishes duke ju thene disa personave shkoni e beni sikur sulmoni per te vjedh florinjt , hidhni ca pushke ne ajer por mos tentoni te futeni brenda , kjo sa per te treguar qe srin mund ta ken vjedhur keto gjoja e per te mos u merre vesh qe e kena vjedhe une e Ilir Meta . Kjo eshte e verteta more Dash karroqa , posimo nga tere ajo lufte e tmerrshme prej 12 oresh dhe nuk pati asnje te plagosur nga asnjera pale apo i keni merre plumat me dore e i kene hedh ne koder . O rrote une qe po bej kete koment kam qene oficer tankist dhe jam i asaj datlindje ( 49 ) sa Stermasi yt . Ne fund desha te di nga ti kur i mbaroj Stermasi yt shkollat e policise dhe te ushtrise qe paska patur tere ata funksiòne ne polici dhe ushtri . Dash mos e dhijas me teper .

  17. taso kume says:

    JEPI ERDOGAN te kan dale ne shteg ,vill vrerin fetar ngateroji kriminelet me fene ,seç hyjne kriminelet ne fe nuk harij ta kuptoje , se krimineli nuk ka : ngjyre ,fe,seder,kulture e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje