"Europianët vuajnë nga arroganca. Më duhet të jem i sjellshëm edhe kur ndjej se duhet të them, vafshi në të sëmës"

19 Shkurt 2021, 19:36Politika TEMA

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, i cili ka 35 vjet në pushtet, ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”.

Z. president, ju jeni konsideruar një luftëtar i lirisë dhe reformator kur morët pushtetin 35 vjet më parë. Sot shumë ugandas ju shohin si autokrat. Si erdhi puna deri këtu?

Nuk kam qenë në politikë vetëm për 35 vjet, por për 60 vjet. Kam qenë aktiv në lëvizjen studentore, gjatë rezistencës dhe tani jam në qeveri.

Nuk e lini dot pushtetin?

Uganda është një ndër vendet më demokratike në botë. Çdo pesë vjet ne pyesim popullin: doni një president të ri? Në të njëjtën kohë, ne përballemi me sfida krejt të ndryshme në Afrikë, krahasuar me ato në Europë. Nëse bëni një gabim në zgjedhje këtu, shumë shpejt mund të përfundojë keq.

Mendoni se do të duhet një dorë e fortë për të kapërcyer sfidat e Ugandës?

Kritikët tanë nuk e kuptojnë situatën në Afrikë. Ne po punojmë pa ndalim të ndryshojmë Afrikën. Në vitin 1969, 96% e njerëzve në Uganda punonin në sektorin informal; sot kjo shifër është shumë më e ulët. Ne kemi nevojë të zgjojmë njerëzit, t’u japim atyre akses në tregjet e reja.

Mesa duket ju mendoni se  një politikan si rivali juaj Bobbi Wine mund të çojë vendin në kaos.

Absolutisht. Rreziqet në Uganda janë shumë të mëdha se në Europë.

E justifikon kjo arrestimin e mbështetësve të Wine për bllokimin e internetit për disa ditë?

Personi u arrestua sepse theu ligjin. Ne kemi ndaluar grumbullimet masive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Wine refuzoi ta pranonte një gjë të tillë. Ai vuri njerëzit tanë në rrezik.

Gjatë protestave të nëntorit, u vranë më shumë se 100 njerëz nga forcat e sigurisë…

Ishte një lloj përleshjeje. Njerëzit sulmuan forcat e sigurisë dhe u qëlluan, disa u zunë aksidentalisht në breshërinë e zjarrit. U bënë gabime, hetimet vazhdojnë.

Kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrel kritikoi atë që ai e quajti “dhunë e tepruar” nga forcat e sigurisë.

Europianët vuajnë nga arrogance. Leksione të tilla nuk janë të pranueshme. As nuk ja kanë idenë se çfarë thonë.

Si mendoni të fitoni mbështetjen e shumë të rinjve që mbështesin Bobbi Wine?

Unë kam fituar thuajse 60% të votave, deri në 90% në disa distrikte. Mendoni se është e mundur të merrni këtë rezultat nëse rinia nuk të voton?

Opozita ka dorëzuar një ankesë kundër rezultateve të zgjedhjeve në Gjykatën e Lartë. Ishin të manipuluara zgjedhjet?

Jo. Gjykata po e rishikon këtë tani.

Vëzhguesit ankohen se u është mohuar aksesi në mediat sociale.

Nëse po flisni për sunduesit e gjithëpushtetshëm të Facebook-ut, mund t’ju them se është krejt e kundërta. Facebook bllokoi llogaritë e partisë time. Është kjo liri shprehjeje? Nëse njerëzit në Facebook mendojnë se do të mbyllin gojën, e kanë gabim.

Nuk ishte vetëm Facebook. I gjithë interneti u bllokua në Uganda për të ditë të tëra.

Kjo u bë për arsye sigurie. Interneti u keqpërodr për të krijuar trazira. Opozita shpërndau dizinformacion për rezultatin e zgjedhjeve. Bllokimi ka kohë që është hequr.

Si mendoni të përgatisni Ugandën për të ardhmen?

Shikoni pak në histori. Babai im nuk ishte pjesë e të ashtuquajturit sistem kapitalist, ai ndiqte një mënyrë jetese tradicionale. Ti prodhon, ti ha, nuk shisje asgjë. Në atë kohë, kishte 80 fabrika në Uganda. Sot janë rreth 5000.

Keni shkurtuar buxhetin në arsim. Kështu duhet të jetë një politikë zhvillimi e qëndrueshme?

Kemi hedhur shumë para në rrugë, energji dhe mbrojtje. Kjo është arsyeja pse Uganda është një ishull paqeje në rajon. Disa njerëz mendojnë se mbrojtja nuk ka fare të bëjë me arsimin. Por kjo nuk është e vërtetë. Pasi nëse nuk kujdesesh për mbrojtjen, në një pikë, nuk ka për të patur arsim. Shikoni Somalinë.

Kritikët ju kanë akuzuar ju, familjen dhe të afërmit tuaj për korrupsion dhe nepotizëm.

Nuk e kuptoj se për çfarë po flisni. Vetëm një nga fëmijët e mi është pronar i një fabrike. Sipërmarrësit që njoh janë nga Kina dhe India. Ka pak europianë në Uganda; me siguri u duket shumë e lodhshme këtu.

Në renditjen anti-korrupsion të Transparency International, Uganda ka zbritur në vendin e 142-t.

Korrupsion ka, por ne kemi ngritur një grup kundër korrupsionit. Ne do ta mundim korrupsionin. Gjërat nuk ka sesi të jenë kaq keq për Ugandën, pasi ekonomia jonë po rritet shpejt.

Vëzhguesit e quajnë Ugandën një shtet ushtarak

Ne jemi një popull i sjellshëm, por më duket e vështirë të marr leksione nga europianët. Demokracia jonë është një nga më të avancuarat në botë. Në ndryshim nga Gjermania p.sh ne kemi kuota për gratë në Parlament.

Kina ka zgjeruar investimet në Uganda. Preferoni kinezët apo europianët si partner?

Sigurisht që kinezët nuk ndërhyjnë në çështjet tona. Ata nuk na harxhojnë kohën. Kina do të bëjë biznes. Në bisedimet me kombe të tjera, shpesh jam i detyruar të jem i sjellshëm, të dëgjoja, edhe kur ndjej se duhet të them: Vafshi në të sëmës!

10 komente në ““Europianët vuajnë nga arroganca. Më duhet të jem i sjellshëm edhe kur ndjej se duhet të them, vafshi në të sëmës””

  1. Viola says:

    Me sebepin e demokracise kerkojne te fusin hundet gjithandej. Cfare bete me Sirine ? Po i nxirni uje te zi po ne fund jane popujt ata qe e paguajne.Me shekuj i mbajtet koloni nuk ju mjaftoi ?

  2. Ladi says:

    Kalo i xhiro knej ka ne sa te zdrugosh ca ka kto opinionistet rrypa qe kemi ktu…

  3. Adi says:

    Ik mer pac se ke 1000 vjet spo behesh njeri. Sta kan fajin evropianet

  4. maxi says:

    nuk e di se ku e kam ndigjuar nje shprehje ——europjanet erdhen ne afrike me nje bibel pra ato kishin vetem Biblen ndersa ne kishim Token —-tani ato europjanet kane token dhe ne na kane lene Biblen

    1. do kisha shkrujt me emer e mbiemer po nuk e meriton says:

      Cuan dhe hekurudhat o bishe. Te gjitha hekurudhat ne afrike jane bere nga europianet.
      Te gjitha hekurudhat e afrikes veriore i kane bere francezet dhe i gezojne sot tunizia dhe algjeria.
      Hajt me shnet. informohu radhe tjeter

  5. Shqiptari says:

    Ka folur fiks si Edi Rama, qe kerkon « mandatin e trete ». Nuk eshte budalla Mero Baze qe i boton keto shkrime.

  6. Kudo i ke neper Bote si Djalli me Maske Njeriu .
    I afrojne Demokracine i japin lexione mbi civilizimin ,
    bere gaffen si shqiptaret i pranove prrallat e Gjarprinjeve Demoneve te Demokracise ,
    te ben Gjemen ,te cuam prane zhdukjes si Komb.
    Ku shkelen dhe nuk lan pas ,mjerim ,dhune ,korrupsion ,
    degjenerim ,mizerje .
    Shikoni ci ben Shqiperise ,si shoqeri ,si Shtet ,si Komb !!!
    Putini qiti dy Rraketa Berthamore duke i titulluar
    Satan 1 & Satan 2 lol .
    Edhe ky Bossi Ugandes ja paska ngjit pullen sipas festes Vampirave te Njerezimit .

  7. James usa says:

    Pak paska vrare ky. Të ishte Saliu president në uganda do kishte vrare 3000.

  8. Iliria e bashkuar says:

    Kjo eshte e vertet. Na mbyti diplomacia dhe hipokrizia.

  9. K says:

    Paska kryer studimet në kristal edhe Ky majmuni . Fliska si berisha dhe meta edhe kohet e fundit rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje