Përralla e njeriut-integrim, Lulzim Basha!

19 Shkurt 2021, 18:40Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Një prej aspekteve që kampi demokrat mburret vazhdimisht sa herë jemi në prag të zgjedhjeve, është përmendja prej tyre e liberalizimit të vizave me BE-në dhe e futjes së Shqipërisë në NATO gjatë qeverisjes së PD-së. Kjo gjë është e vërtetë, por po aq i vërtetë është fakti që gjatë këtyre dy proceseve, të cilat ndodhën në vitin 2007 dhe 2009, qeveria “Berisha” nuk pati kurrfarë problematike nga opozita socialiste.

Vlen të theksohet këtu sidomos procesi i pranimit në NATO, që nisi nga marrja e ftesës për anëtarësim më 2 prill 2008 në Bukuresht. Kjo ftesë vinte teksa në Shqipëri, 18 ditë më parë, kishte ndodhur tragjedia e Gërdecit me 26 të vrarë e qindra të plagosur dhe ku dita- ditës dilnin fakte për implikim në këtë punë të pistë të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe të familjarëve të kryeministrit. Ndërsa pranimi i Shqipërisë në NATO u bë më 2 prill 2009, pra 3 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.

Po t’i shikosh me vëmendje këto dy ngjarje dhe afërsinë e proceseve që i kanë pasuar, ish-opozita socialiste kishte 1001 arsye që ta bënte lëmsh jetën politike të vendit  me qëllim që të përcillte tek vendet anëtare të NATO-s imazhin e një Shqipërie të papërgatitur për t’u bërë pjesë e asaj familje.

Po të nisemi me strategjinë që zgjodhi PD-ja gjatë kësaj periudhe që qeveris Partia Socialiste, kjo e fundit, kur ishte në opozitë, duhet të kishte braktisur Kuvendin, të sulmonte me bomba molotov kryeministrinë dhe Kuvendin e Shqipërisë, të dërgonte e-mail-e kudo në kancelaritë evropiane duke nxirë vendin dhe qeverinë, e të tjera të këtij lloji.

Nuk e bëri, sepse kur vjen momenti i proceseve integruese, një kryetar opozite nuk mendon sotpërsot, po për perspektivën. Ish-kryeopozitarit Rama nuk i prishte punë as liberalizmi i vizave e as anëtarësimi në NATO, bile e ndihmonin shumë, pavarësisht se këto dy momente i shtonin disa pikë në elektorat palës kundërshtare.

Them që e ndihmonin, sepse një lider i pozitës me vizion largpamës teksa tenton që të vijë në pushtet, e ka një hall më pak në agjendën e punëve të tij ditore nëse një proces integrues e gjen të përmbushur. Pra, kur Edi Rama erdhi në krye të qeverisë në shtator 2013, nuk kishte përse të harxhonte kohë e energji as me liberalizmin e vizave e as me anëtarësimin në NATO, sepse ai i gjeti fakt të kryer. Kësisoj fokusi qeverisës u drejtua për nga çelja e negociatave me BE-në për t’u anëtarësuar në këtë familje të madhe evropiane.

Nga ana e saj, PD-ja dhe lideri i tyre dritëshkurtër, duke menduar sotpërsot, me një xhelozi të dukshme, bënë çmos që ta pengojnë këtë proces kaq madhor për vendin. Sa herë që Shqipëria bëhej gati për çeljen e negociatave, Lulzim Basha dhe partia e tij do të tensiononin jetën politike të vendit. Me braktisjen e institucioneve, me vandalizmat ndaj dy godinave kryesore të vendit dhe sidomos me e-mail-et e turpshme që u dërgonin miqve të tyre që i kanë aleatë në Partitë Popullore duke vjellë vrerë për Shqipërinë, ia arritën që të krijojnë skepticizëm të shtuar përmbi skepticizmin tradicional që kanë disa vende të BE-së.

Dërgimi i e-mail-ave ishte forma e fshehtë, jashtë syve të publikut, por ata e bënë edhe haptas propagandën kundra integrimit. Rasti më tipik për ilustrim është ai i nëntorit 2016 në Bruksel, me protagonist absolut Aldo Bumçin, i cili bëri një luftë prej kamikazi kundër Shqipërisë në Parlamentin Evropian.

Duke qenë se pas 6 muajve në Shqipëri zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, opozita nuk mund t’ia pranonte mazhorancës socialiste këtë “medalje” në fushatë. Dhe Aldo e luajti bukur (për turpin e tij e të partisë që përfaqësonte) rolin që i ishte ngarkuar. Por për një evropian është e vështirë të kuptojë që Partia Demokratike e do integrimin e Shqipërisë në BE, por nuk do që kjo të ndodhë kur në pushtet është Partia Socialiste.

Vetëm një lider opozite që, ose e sheh pushtetin larg ose nuk e sheh fare atë, mund t’i bëjë vendit një dëm kaq të madh. Vërtet që qeveria “Rama” do kishte fituar disa pikë në elektorat, po e çfarë pastaj! A nuk fitoi po kështu pikë Berisha në 2009 duke e bërë gjithë fushatën NATO- NATO?! A nuk ishte po ky Berishë dhe partia e tij që pas 4 vitesh ranë nga pushteti?

Avancimi i vendit drejt familjes evropiane nuk duhet kurrsesi t’u errësonte vizionin liderëve të opozitës së sotme, sidomos asaj që pretendon pushtetin. Ashtu siç Rama shijoi frytet e të gjeturit gati të liberalimit të vizave e të anëtarësimit në NATO, edhe Lulzim Basha, po ta sjellë elektorati në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit, do ta gjente të gatshme çeljen e negociatave.

Vetë BE-ja nuk e ka më atë entuziazëm që kishte dikur për t’u shtrirë drejt Ballkanit Perëndimor. Në disa prej vendeve anëtare të BE-së po vijnë (ose janë) në fuqi qeveri skeptike të këtij procesi. Shumë prej kryeministrave që ishin promotor të zgjerimit të BE-së, ose nuk janë më në qeveri, ose janë drejt largimit nga skena politike.

Djegia e këtyre etapave duke mos shfrytëzuar kohën e paçmuar që ikën e nuk vjen më, është një dëm që do ta ndjejmë në vitet e ardhshme. Koha që humbi Shqipëria prej stërkëmbësave që i vuri Partia Demokratike me politikat e saj të rrugës, vetëm e vetëm që qeveria “Rama” mos kishte meritë në integrimin evropian, duhet t’i kthehet si ndëshkim elektoral në zgjedhjet e 25 prillit. Le të jetë ky edhe një mësim, se si duhet ta bëjë opozitën gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm.

16 komente në “Përralla e njeriut-integrim, Lulzim Basha!”

  1. Lanabregesi says:

    PD-en e ka edukuar krimineli Sali Berisha qe ve pushtetin para Shqiperise, prandaj sa here diskutohet integrimi ne BE ata i vene zjarrin vendit,fatekeqesisht kjo cete kriminale eshte opozita e sotme.

  2. Shqipetari-Berlin says:

    i Nderuar Altin….Shqiperin e la Basha dhe Berisha,Jashte Integrimit….pa Propaganden Antishqipetare,me Protesta..me Cadren ne mese te Tiranes..ku Deklaronte..Integrimi:Bullshet….ect….Me Deklarimet :Protesta e realizoj Qellimin e Saj:Shqiperise nuk i Hapen Negocjatat…ect..
    @@Turpe per ata Demokrate qe Mendojne qe jane Demokrate kur lene kete Kurven-Serbo-Hollandeze Lulezim Basha ti “Qeverise”…
    @@Shqiperia nuk ka per te Hyre ASNJEHERE ne Eu…..pashe se sa SKEPTIKE ishin Gjermanet..ne 6-te Mujorin e Presidences se Eu..tani se Fundi..Portugalia…as e ka ne programe Zgjerimin..por “INteresa” me Indine..ect….
    Shqiperise dhe Shqipetareve do tu mbetet ne Dore “Preshi”..sepse vete Lulezim Basha..Kerkon Bashkim Familjare me Gruan Hollandeze…dhe Bene nje Jete Pashai ne Hollande…
    edhe PS-ja e Rames dhe Liliputit Balla:Qe na deklarojne se Shqiperia dhe Kosova do te “Bashkohen” ne EU..eshte nje Sjellje jo e Pergjegjshme…dhe nje Deklarate Idjote….Pse GJermania..Nuk deklaronte keshtu per Bashkimin e saj me DDR????????????Pra POlitikanet Shqipetare..kane Mbetur me Breket neper kembe……lol

  3. Yt says:

    Mallkuar qofshin bastardet. …fuck Lul. .PD. .Lsi

    1. VJEDHIN ,PLAQKISIN ,DEBOJNE SHQIPETARET NGA TROJETVE TYRE ,JU SHESIN NDIHMAT HUMANITARE QE VIJNE FALAS ,I NJOLLOSIN ,I VRASIN DITEN ME DJELL VEQ PER PUSHTET ,
      VJEDHIN BANKA DHE KERKOJNE QERREXHIUN ,
      FEMIJET E TYRE NEPER DUBAI -AUSTRALI – MALDIVES ,NE PARTY ,E FESTA SHFRENUESE ME 10,000 MIJRA EURO
      ME VILA QE MONIKES JA LA BABAJ BRIGADJER KOPERATIVE NE NJE FSHAT TE DIBRES ,ME FEMIJE KOKE ( SHREK) QE STUDIJOJNE ,JO NE LONDER THOTE!!! POR ESHTE 4 ORE LARG EXETER
      ME XENIN E SALES QE BEN TURIZEM 365 DITET E VITIT
      AS FEMIJET E JEFF BEZOS e BILL GATES NUK BEJNE NJE JETE TE TILLE !!
      ME ARGIDEN E JAMAMBER ( a si pidhin e robve e ka emrin ky ) JAMAMBER ( emrin ) Malltezi ( mbiemrin ) Nga Malta guhet te jete ky !!
      Qe Marrin Toka ,e Villa ne menyre te shfrenuar
      Desh Zoti e ska Linje TOKE – HENE ,se e Kishin Zaptuar dhe HENEN Keta Qelbesira
      Nje Popull i Humbur Pa Identitet ,qe asnje vend i Bites nuk e Don nuk e Respekton !! Perbuzet e Injorohet nga vete Politikanet e Parlamentit qe Ka .
      Nje Fjale e Vjeter thote —–
      KUR TE PERDHUNOJNE NJE HERE ESHTE FATKEQESI AJO QE TE NDODHI —-
      KUR TE PERDHUNOJNE PER TE DYTEN HERE TA KA DESHT BYTHA VETE …..
      VAZHDONI ME SALI,RAME,LULUSH,META e KRYEKURVMADH
      DHE VOTONI PRAP KETA SE GROPA E ZEZE E BERE NGA KETA PER TE GJITHE KOMBIN ESHTE E HAPUR .
      SA KEQ PER NJE KOMB 3.000.000 NE ZEMER TE EUROPES TE JETE KAQ IJNORANT E I PA BESE.

    2. Kolonjari says:

      Bertit dhe shkruaj cfar te duash Mero.
      Edhe keta lakenjte qe komentojne ketu.
      Po vjen dita e madhe. Ku do te fshihesh se e ke koken te madhe more bastard.

  4. 001 says:

    Luli shiti bythen plakut hollandez
    Luli shet gruan per dy lek me shume
    Luli shiti detin ne emer te integrimit
    Luli shet gjithcka per tu bere kryeminister
    Nderoni parti, demokrate te ndershem

  5. Zeri bukur, po tani duhet mesuar teksti says:

    Sht, mos e shqetesoni se po kendon sipas menyres se tij hymnin kombetar.

  6. ojh zot pse si qi robt ktij kerme ,me e hip ne skaf
    dhe hudhesh ne dete ,
    nuk di not kaolloqiftja e mbytet menjiher

  7. Luli kopani e ka provuar qe eshte nje sherbetor besnik i komunistit grabitqar Sali edepsezi. Edhe kur ishte ne pushtet edhe jashte tij nuk ben dot asnje veprim pa i marre lejen cubit Sali. Edhe Zeni sygerdoqii e komandon Lulin. Eshte aq i vobekte sa nuk eshte i zoti te drejten. Te vetmen gje qe mesoj nga Saliu me dashuri eshte hajdutllekun. Shikoni ku jetojne e cbejne se me rroge duhen 100 vjet pune. Te padukshmet nxirreshin vetem me metodat e vampirit.

  8. iksi says:

    Z. Altin shume mire e trajtove por desha te shtoj nja dy gjera . Atributi i P.D se per futjen ne N.A.T.O eshte ZERO . Cilà N.A, T.O , cila Amerike po te fut ne ate organizate pa patur ushtri fare por ishte interesi i Amerikes e N, A.T.O s me na fut ne si kundervenje ndaj Rusise sidomos ne kohen kur shperdheu Gerdeci ku edhe me pas qene ne N.A.T.O na kishin perjashtuar menjehere po te mos ishte kundervenja ndaj Rusise . Po ashtu edhe per heqen e vizave , na i hoqen vizat se nuk keshte mbet me asnje shtet pa ja heq , perveç Kosoves e Bosnjes qe akoma nuk ishin njoh si shtete . Ndersa per te na fut ne Europe ketu del perçarja Europjane qe kane ne mes njeri tjetrit gjoja rregullimi i vet Bashkimit Europjan dhe tallen me ne . Pra edhe ketu kontributi i P.D se eshte ZERO me bisht . Si po na fut ne Europa ne bashkimin Europjan para shteteve ortodokse te ish Jugosllavise ne qe jena pothuajse shtet musliman , Serbise gjoja i thot qe merruni vesh me Kosoven po deshet te futeni ne Europe . A i keni pare si i kan fut ne Europe shtetet afer Rusise me lopate pa pyetur per gjoja plotesimin e kushteve . Kjo eshte e verteta .

  9. roritota says:

    Është pikërisht kështu si e keni përshkruar ju, fakti që opozita socialiste, për interesat e Shqipërisë nuk i ka vënë shkopinj nën rrota pushtetarëve të PD-së. E kundërta ka ndodhur me PD-në kur ka qënë në opozitë. Këtë e vërtetojnë veprimet e ndyra të këtyre 8 viteve, bënë sa mundën të shkatërronin e mos njihnin punët që janë bërë e bëhen në të mirë të shoqërisë…këto vitet e fundit edhe me ndihmën e presidentit. Por edhe në të shkuarën kur ishin në opozitë kanë luajtur rol destruktiv, shumë destruktiv, prandaj ky tranzicioni s’po mbaron. Prandaj o njerëz, me 25 prill mendohuni mirë! PD nuk ka ndryshuar, parti e krimit ngelet, se hyri një Grida Duma në parti, nuk e pastroi frymën kriminale të PD-së se edhe ajo nga bota e krimit erdhi. Vini gishtin kokës, PD nuk duhet të vijë në pushtet, as LSI, ata duhet të përgjigjen për vjedhjet, vrasjet, shpifjet e poshtërsitë që kanë bërë. Ata nuk duhet të vijnë në pushtet po s’u reformuan, ndryshe do pendoheni.

  10. Bashkim says:

    ESHTE nje aleance e tere pro Ruse ku perfshihet Franca Holland POR edhe Bulgaria TE NDIHMUAR nga LULBASHOVIQI Abazvicin ALBINOVICI por dhe kermat e vjetra te Serbirusise si SALIU e ILIR presidhjeri.
    VENIA E LULBASHOVIQI DHE MOS LARGIMIN I TIJ NGA DREJTIMI I PARTISE SE DJALLIT TREGON SE CFARE GATUHET PER SHQIPERINE DHE KOSOVEN.

  11. Kllouni e krimineli basha dhe kolloqiftet e putanat qe bejne pjes
    ne PD ,
    jo qe nuk ja kane iden Politikes , por jane hyre ne Politike
    vetem me nji qellim :
    Te pasurohen dhe shkaterrojne Shqiperine ,sepse jane nji Bande pseudoParti
    e formuar pikerishte per kte qeillm
    dhe te gjithe shqiptaret e dine .
    30-vjet perlliten ,mashtruan per Demokraci ,(te ciles nuk ja kishin e s’kane iden se c’Eshte Demokracia ?)
    por vodhen shpartalluan Shtetin dhe sabotuan Demokracine ,Ligjin ,Shtetin dhe te Ardhmen Shqiptare ,
    duke shkelur mbi jeten e shqiptareve dhe ndertuar Pasurite e tyre kudo ne Shqiperi .
    Cfar kan bere pra kto pseudoParti Pd-Lsi ne Politike gjate ktyre 30-vjeteve ?
    Kta kane ber Pasuri .Kan ngritur Vila !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Dhe sot perse duan ta kapin perseri Shqiperine ???????????
    Kjo eshte Faza e dyte e qe ka te beje me Shperberjen e Shqiperise
    dhurinim e 1/2 se Shqiperise ,ku Janullatos projektoj me berishen -mbolli kryqet greke ,
    deri ne Vlore kufirin e greqise .
    Pra kush eshte ai rob kurve qe Votone pro Greket e pro Serbet ne Shqiperi ???????

  12. Konjak says:

    S’ka pse te lexohet shkrimi , mendesia 45 vjecare ka hyr ne prefeksionim te politikes moniste te rinovuar e prefeksionuar me se miri . Dikush beson , dikush shpreson se Basha mund te sjell ndryshim , mund te sjelle perparim , mund te sjelle Integrem ; persa kohe s’ka ndryshim teresor politik , nuk ka dhe nuk do ket ndryshim ekonomikopolitik e social te shoqerise shqiptare . Dikur , ne nje bisede me nje ish , u shpreh qart : Pushteti , del nga gryka e pushkes , dhe mbrohet me gryken e pushkes !. Nga sjell : Pa 90-ten , s’ka ndryshim , s’ka perparim , s’ka Integrim !. A mendoni se Basha , mund te beje nje mbrekulli te tille ?!.. Dikush do thot : sot eshte zvendesuar , gryka e pushkes me forcen e fjales , te mendimit dhe arsyetimit ; do ti thosha : dakort zoteri , por pa nderruar mendesia e vjeter , me te re , s’do te ndodhe kurr ndryshimi i politikes se vjeter me nje te re .. Pra , zoteria –artikullshkruesi– ka te drejte kur trajton problemin , me mendesine dhe propaganten e vjeter politike ; asgje s’ka ndryshuar nga mendesia dhe veprimtaria e vjeter , politike sociale ekonomike , ne vendin tone . Se fumdmi , le te shpresojme tek nje nderhyrje nga bota e te perparuarve , per nje ndryshim rrenjesor te politikave dhe sistemit ekonomik e shoqeror te se kaluares , ku vazhdon te sundoi , barbarisht akoma ne shqiperi .

  13. Taulant says:

    Kur ne qeveri ishin shpellaret, QYTETARET, ishin ne opozite QYTETARE; tani qe QYTETARET drejtojne opozita shpellare djeg dhe shkaterrone.

  14. Julius Fucik:"Popull,ji vigjilent!" says:

    Respekt per zotin Ketro! Faktet dhe rikujtimi i ngjarjeve dhe i qendrimit krejt te kundert midis bandes PD-iste dhe partise socialiste eshte nje ndihme e madhe per kujtesen e shqpiptareve dhe nje argument i forte per prapaganden e qellimshme te kesaj “bande” te Berishes e te kamikazeve te tij politike se ata kane “meriten” e madhe te futjes se shqiperise ne NATO etj etj.Neqoftese eshte e vertete cfare eshte shkruar e folur keto 30 vjete per Berishen si nje agjent i vyer i UDB-se spjegohet qarte se perse ai e urren kaq shume kete vend dhe perse i ka shkaktuar kaq e kaq te keqija ketij populli e ketij vendi.Sa here per shqiperine ka patur raste per te ecur perpara apo per te integruar ne Europe,ai me mjeshteri magjike ka shkaktuar incidente,deme,krime e tragjedi per kete popull,duke bere qe vendi te rreshqase prapa.Dhe ajo qe e dine te gjithe se ai eshte krimineli me i madh shqiptar,ende i padenuar, ka sjelle deme te pariparueshme per kete vend ,djegjen e vendit,perhapjen e korrupsionit galopant me bekimin e lejen e tij,vdekjen e vrasjen e aq shume njerezve qe mund te krahasohet vetem me humbjet njerezore gjate luftes Nac-Cl kunder fashizmit e nazizmit gjerman.Roli i tij agjenturor ne shqiperi,infiltrimi i tij ne politike nga Ramiz Alia nga njera ane e nga ana tjeter nga UDB-ja eshte shkaterrimtar dhe te shpresojme se historia do e vertetoje me se miri ne vijim.Eshte fatkeqesi qe organet tona te sigurimit te shtetit e te inteligjences kombetare heshtin akoma per kete dhe ose jane te paafte ose mund te te shkoje mendja se ndikimi i tij mbi keto organe eshte akoma i fuqishem.Ndryshe s’ka si te spjegohet nje qendrim indiferent ndaj kesaj ceshtjeje! Po te lexosh platformen e Sheshelit per shqiperine mund te kuptosh shume mire se cfare synimesh e cfare rrugesh rekomandon per agjentet e tyre per te arritur ne krye te pushtetit,te partive e te politikes shqiptare dhe si duhen eleminuar ata qe u dalin perpara ne rrugen e tyre dhe me kete rast eshte vendi te kujtojme fatin e Pashkos,Olldashit,Ed Selamit,Brozit etj etj.Eshte koha per te vepruar kunder ketij banditi kanceroz dhe kupoles kriminale te kesaj bandopartie!Pas 25 prillit do te jete vone!Aleanca kriminale e tij me like presidentin mund te jete fatale per reformen ne drejtesi dhe per kete vend te varfer,qe perpiqet te eci perpara,duke patur neper kembe perdite sterkembeshat e tyre! SPAKU duhet te zgjohet e te reagoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje