“Kush e rr*an k*rin për policinë”, e pëson çifti pa maskë në Tiranë: Nuk e kishim me juve por po shanim njëri-tjetrin

19 Shkurt 2021, 16:54Politika TEMA

Dita të hidhet në erë dhe nga një pyetje. Jo vetëm kaq, por po nuk u përgjigje siç duhet, mund të futesh në siklete ekstra që mbyllen me arrestim. Kjo i ndodhi një çifti të rinjsh në Tiranë.

Sipas Komisariatit të Policisë numër 1 bëhet me dije për, se një patrullë policie kishte ndaluar për shkak të trafikut në afërsi të vendit Dega e Thesarit. Të ngecur në trafik policët thonë se dëgjuan një zë vajze që e shqetësuar i tha dikujt “ua policia, jemi pa maskë do na gjobisin”.

Policët tregojnë se kthyen kokën dhe panë nga çifti, por njëkohësisht dëgjuan partnerin e saj që po e qetësoi me fjalët “policia .. kush e rr… për ta”.

Për çka ndodhi më pas sipas burimeve referohet në dëshmi të policëve D. L dhe E. F, të cilët theksojnë se pasi panë çiftin pa maskë anti-covid zbritën nga mjeti dhe u kërkuan dokumentet për ti identifikuar e për të marrë masë administrative. “I kërkuam djalit dokumentin, por hasëm në rezistencë dhe mosbindje nga ky shtetas. Nuk pranoi të na japë dokument. Për të bërë të mundur identifikimin e këtyre personave ju kërkuam të vijnë në komisariat”, shprehet polici E. F.

Burimet shtojnë se në këtë kohë djali refuzoi të hipte në makinë. “Ky person edhe kur e hipëm në makinë kundërshtoi, tha do ju.. motrat, kurse vajza përfitoi nga situata dhe u largua në heshtje”, kujton polici tjetër. “Pas mbërritjes në komisariat, personin e ulëm në karrige me qëllim identifikimin e tij dhe në këtë moment ai kafshoi në dorë efektivin D. L dhe i hoqi maskën anticovid nga fytyra”, dëshmon një polic i tretë që qëllon si dëshmitar okular brenda ambienteve të komisariatit. Ky polic bëhet me dije se ka kafshim në dorën e majtë dhe mavijosje në fytyrë.

Pas verifikime konstatohet se i riu me inicialet B. L është i moshës 30 vjeç dhe është nga Korça.

Përpara arrestimit ai u justifikua “kisha pirë alkool, është e vërtetë që nuk kisha maskë anticovid. Por policët nuk më dëgjuan mirë, unë po bëja debat me shoqen time dhe po shaheshim me njëri-tjetrin. Nuk jam person që shaj nga policia”, deklaron i riu.

Por të kundërtën tregon këqyrja në sistemin TIMS ku shkruhet se B. L ka qenë dhe më herët i proceduar për kundërshtim të policisë, njëlloj si edhe konflikti më i fundit që e dërgoi sërish në pranga.(SI)

12 komente në ““Kush e rr*an k*rin për policinë”, e pëson çifti pa maskë në Tiranë: Nuk e kishim me juve por po shanim njëri-tjetrin”

  1. Edukim me dhune says:

    Futini nje gjobe te mire. Keshtu gdhenden njerzit.

    1. Dini says:

      Hajde garip, hajde ! Sa jane shtuar idiotet kohet e fundit !

  2. 17nentori says:

    Pse gjobe? Ate doktorin vetem me thashetheme e mbajne ne burg derisa ti vije rradha te provohet ne gjyq se sa dhe qysh ka marre.
    Kurse kete kafshen qe kafshon policet do e nxjerrim me nje gjobe?
    Prandaj mbushen spitalet me te vdekur, se shteti burgos doktoret dhe u ve gjobe kafsheve !!!

    1. Ana says:

      Ai doktori do plumbin ballit, por mos ki merak. E futen ne burg se po afrohen zgjedhjet dhe duhet nje sukses i SPAK-ut. Pas zgjedhjeve do e nxjerrin, parate do i marre plus demshperblim. Rrofte lideri global.

    2. Bledi says:

      Doktorin e mban ne burg krimi qe ka bere dhe jo thashethemet.

  3. Shenjestra says:

    Futeni ne burg mutin.Ai nuk eshte njeri,por kafshe.Na sfidoka ligjet ky mut.Jo vetem i shkel ligjet e covidit por kerkon t’a dredhi.

  4. mcn says:

    … sonte mos e lini te flej gjithe naten…;)

  5. Agım Kraja says:

    Ana ne shume komente tuaja vej re qe flet vend e pa vend per lıderın global Nuk dı gje mos teka mbetur ndonje gje peng dhe e kerkon tek ky,

  6. maxi says:

    nje garip shane ne liber shpijet Policin ne stadium por polici e shef dhe i thote hajde pak ketu aAi Garipi mbasi i shkojne djerse te ftohta thote jo more shoku Polic nuk ju shava ju po thashe ; Polic me …..Nanen

  7. Pensionist says:

    Ky eshte nje kurvar rrugac dhe ka nevoje per riedukim. Pa e zgjatur me shume, polici, qe eshte demtuar nga kafshimi i ketij kafshes, te marre masa per tetanozin… Gjoba me ndeshkim per kete laro eshte shume pak. Ai duhet te futet te pakten nja dy apo tre muaj ne repartin e riedukimit, pervec pageses se gjobes dhe pezullimin e lejes se qarkullimit te mjetit. Ky eshte lindur ne ditet e dhembokracise dhe premton te jete ”e ardhmja e kombit dhe e familjes…

  8. Tani says:

    Cfare gjobe mo… gjoba eshte pak. Ai ka kagshur polic, i ka cjerre masken dhe gervishur. Minimumi nje vit brenda.
    Torollaket dhe injorantet..
    Ajde garip korce ajde..lolll

  9. Al says:

    Ky kernacka gabim e ka patur, po e dini qe I fik deren policit po te doje? Liria e fjales ne kushtetute nuk i ndalon fjalet e pista ( profanity) polici nuk mund ta arrestoje dot edhe se ky mund ti kete thene rr k policit. Pune tjeter po ta kete kercenuar me fjale..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje