Nga Dritan Hila
Në artikulimin e opozitës sot, i mëshohet faktit që Rama ka uzurpuar gjithë pushtetet. Në fakt ka nja tre më pak se Berisha dikur, dhe janë Presidenca, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Banka Qendrore. (Nuk po citojmë Avokatin e Popullit që e ka sot opozita dhe dikur e kishte Rama, pavarësisht se Iglit i kemi harruar emrin).
As Gjykata Kushtetuese nuk është nën kontrollin e tij të plotë. Ndaj do ishte etike që ky argument mos përmendej. Por këto janë vetëm aksesorë. Më e rënda është që presidenca e ka humbur tërësisht paanësinë.
Nëse deri dje të majtët ankoheshin nga sjellja e Z. Nishani i cili pavarësisht përkatësisë partiake, diti të ruante institucionalitetin e asaj që përfaqësonte brenda kornizave ligjore, Meta nuk po kujdeset aspak.
Tashmë i vetëdijshëm se bashkëshortja e tij dhe Tit Vasili nuk janë në gjendje të ndalojnë errozionin që po pëson baza e LSI-së; i bindur se grupimi i tij nuk është punë ideologjish por kontratash personale me udhëheqësin, Ilir Meta ka zbritur vetë në fushë.
Dhe nuk ka bërë keq, nëse e gjykojmë nga interesi partiak. Madje kot presim që ai të sillet si president. Historikisht, qoftë kur kishte poste partiake, qoftë kur kishte poste shtetërore, ai ka qenë i tillë që mendonte për pozicionimin e mbështetësve të tij. Asnjëherë Meta nuk ka menduar si shtetar. Është partiak klasik. Dhe nuk i ka dalë keq.
Prania e tij në zgjedhjet e 2017-ës, pavarësisht se kishte mandatin e presidentit të zgjedhur, bëri që të përballonte presionin e madh të dy partive madje të rritej. Arsyet e rritjes janë fluide nga zgjedhja në zgjedhje dhe kjo falë nuhatjes së tij. Vetëm se këtë rradhë e ka keq.
Tani do jetë fitore nëse argjinon rrjedhjet dhe mban basenin e votave të tija në nivelin e 80 mijëve. Por duke qarë hallet e LSI-së, është harruar kush qan hallet e popullit. Dhe Ilir Meta është vënë aty që të ruajë ekuilibret e pushteteve. Aq më shumë në një kohë të tillë mungese pushtetesh.
Por ai e ka ndarë mendjen, dhe politikisht, duke parë hallin e tij, ka të drejtë. Dhe nga ky zhbalancim nuk do t’i hyjë ferrë në këmbë. Vetëm se pushtetit të ri që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit i duhet të ndajë mendjen çfarë do bëjë me atë institucion.
Rama nëse do ta mbajë kështu siç është, duhet të zgjedhë një njeri politik dhe jo produkt pazaresh. Ndërsa nëse fiton Basha, ta lerë premtimin bosh të kufizimit në dy mandate të kryeministrit por të premtojë një president qe zgjidhet nga populli.
Një minë qarkulluese me fitil të ndezur në pallatin e presidencës, që herë premton revolucione e protesta e herë luftë gjelash me kryeministrin, është e tepërt për një shtet 109-vjeçar në shekullin XXI.(dritare.net)
Ore Z.Dritan cfare thuaj dhe ne se fiton lulzim basha,lulzim basha eshte drejte hages per ato qe ka bere. Edhe ai neshoa qe ka qene ambassador flete mbrockulla po e presin Evropianet bashen. Le ta presin kushe te doje bashen po se deshi populli I vete
nuk fiton kur. Do jete fatkeqesi e madhe te vije sali berisha ne pushtet poshte mercenaret.
Respekte Dritan Hila
Zghedhja e Presidentit me vote popullore eshte një “waste” fondesh e energjie njerezore. Presidenti eshte e duhet te jete thjesht një rrol simbolik dhe njelloj vlerersimi për një individ te shquar shqiptar ne fund te karrierës. Shembujt me te shemtuar ne ate post jane, dhe besoj do te ngelen përgjithmonë, Berisha e Meta. S’mund te kete me te ndyrë e antishqiptare sesa keta te dy.
Likja eshte i shkare. Sbehet fjale per president por nje sharlatan , hajdut dhe ordiner.
Zoti Hila, si ka mundesi qe te gjithe ju gazetaret dhe Mediat, nuk denonconi me force Ilir Meten, qe duke qene President, ben fushate EKSTREME elektorale, duke shkelur me te dy kembet Kushtetuten……!!!??? Ku eshte shteti ligjor, ku jane institucionet e shtetit qe paguhen nga xhepat e fukarenjve…!!!??? Popull mjeran, qe nje jete te tere te kane shitur perralla, jane tallur e tallen hapur me ty dhe injoranca e idiotesia jote, nuk te lene te shikosh realitetin… Kjo qe po ndodh ne kete hale qe quhet Shqiperi, nuk ndodh as ne vendet me diktatoriale e me te prapambetura te Botes…
Mos u shqetesoni
Partia e rames ua ka gjetur presidentin e ardhshem
Quhet fatos nano banor i Vienes
Shoku i sali berishes
Dakord 100 % me ju zoti Hila! Keni absolutisht te drejte.Pas 25 prillit duhet ndare shapi nga sheqeri dhe ky me nder bandit politik ekstremist duhet te veje atje ku e ka vendin!Nese nuk e detyron SPAKU, duhet parlamenti i ardheshem ti tregoje vendin!
Te gjitha sa tha zoti Hila qendrojne.Por une dua te shtoje se,PD-ke dhe LSI-ja e kane te qart humbjen dhe po vene ne levizje parane e madhe qe kane vjedhur per te paguar e per te blere njerez te votojn per ata.Por jem edhe i bindur se, paraja nuk ka per t’u bere gje.Ne kete raste pd dhe lsi do nxierin videot te tipit BABALE qe kane pergatitur qe sot dhe do thon se votat na i vodhi Edi Rama.Ne kete kontekste ata do fillojn rremujat,protestat e dhunsheme,molotovet,zjarr e flake nga te gjitha anet e Tiranes.Por perseri ata e kane gabim,nuk fitojn dot se po u çertifikuan zgjedhjet, ata te hidhen perpjet,Rama do drejtoi edhe mandatin e trete.Rama po punon dhe kete e kemi pare dhe po e shikojme punen qe po bene.Ai nuk eshte si Sali Berisha qe vodhi sa i beri njerzit e familjes dhe besniket e partise pasanik te medhenj.
“Më mirë djepi bosh se shejtani në të”
Ilir Meta alias Robert Cimcakizi.
Je shum i sakte Tani, Like floriri eshte shembelltyra me e ndyre qe presidences ja ka fshire emrin aty eshte mire qe te dera te shkryhet LSI. Asnje president ne keto 30 vite nuk ka qene me i ndyre se ky plere.
Kush e zgjodhi Ilir Metën president? A e mbani mend? Kush ua mbyllte gojën kritikëve të asaj zgjedhjeje dhe pretendonte se Meta na ish MË I MIRI PËR ATË POST?
Edhe mua nuk më kujtohet mirë por sidoqoftë, ai që e zgjodhi hajdutin, ose është edhe vetë i tillë ose i papërgjegjshëm, që për pushtet puth edhe bythën e dreqit.
Në hall do jenë edhe shqiptarët më 25 prill.
Votën, kujt?
Presidentit me LSI në e Jalës dhe Santa Quaranta?
Apo kryeministrit PPP me projekte 3D për ti bërë fushat male dhe kënetat, tokë ndërtimi pallatesh, që më vonë thyhen si xhama, me lëkundjen e parë?
Apo atij dordolecit të Saliut, bashkëkriminelit të 21 janarit, qesharakut të paaftë?
Ah sikur të kishim një Albin.!!!!