Zbardhet skeda e pasurisë së Ogerta Manastirliut, ja sa "miliona" deklaron ministrja e Shëndetësisë

20 Shkurt 2021, 13:53Politika TEMA
Zbardhet skeda e pasurisë së Ogerta Manastirliut, ja sa

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron pasuri familjare me vlerë 18.4 milionë lekë, ndërsa rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në një vit të karrierës së saj.

Ogerta Manastirliu u zgjodh ministre e Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe u dekretua për herë të dytë në të njëjtin pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”.

Ogerta Manastirliu e ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për vitet 2004-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Ogerta Manastirliu deklaronte si pasuri familjare një apartament me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është katërfishuar duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Znj.Manastirliu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 900 mijë lekë dhe kursime në cash prej 900 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën e Znj.Manastirliu, 56% nga paga dhe honoraret e bashkëshortit si dhe gati 3% e totalit nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, Znj.Manastirliu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 48,968 lekëve. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e Znj.Manastirliu për vlerën e një apartamenti në Tiranë. Në vitin 2004, ajo deklaron marrjen e një kredie prej 2 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa vetë asetin e deklaron një vit më pas me çmim 3.9 milionë lekë. E njëjta pronë rideklarohet në vitin 2013 me vlerë 38.700 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata Pas Largimit nga Funksioni 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

18 komente në “Zbardhet skeda e pasurisë së Ogerta Manastirliut, ja sa “miliona” deklaron ministrja e Shëndetësisë”

  1. Dik says:

    Rritja e vleres nga 2004 me 2010 dhe 2018 ashte mase normale se ne prendim jane 5fishin e 10 vjetve perpara

  2. ERTV says:

    Gjyshja e ime ndjesë pastë thoshte gjithmonë.:
    Ca punojnë me llërë, e ca me vërë (vrimë dmth).
    Tani une nuk e di se si dhe sa ka punu dhe pasuruar kjo.
    Por pyetja ime është:
    A janë pasuruar nas jo te gjithë por shumica e shqiptarëve ne te njejtin trend me këtë (kuptohet ata që kane punuar).!?
    Ehhhh mer Ed Rama si ka mundësi që vetëm Tutti frutit e tua u pasuruan..
    Nuk le më ?????????? pa pasuruar…
    As sulltani nuk kujdesej kaq për harremin e tij.
    Rilindje e pjerdhur ( asnjë ndryshim me Saliun, Liken-Monikën e Lulin &Co,).

    1. miri says:

      ERTV
      Paske patur gjyshe per koke te gjyshes….

  3. k says:

    Asnjë çudi,janë të gjithë hajdutë.

  4. Golemi i Kavajes says:

    Nuk kam asnje njohje me z. Manastirliu, as me njerzit e saj e as nje lidhje me njerzit e mi. Nga skeda e pasurise me duket shume normale dhe e besuedhme, skam asnje dydhim se eshte e ndershme edhe ne detyrat qe ka kryer. Dua te trajtoj karieren e saj profesionale:
    Vini re. Ka mbaruar FSHN per kimi, por me qe industri kimike nuk ka më, i bie te jete mesuese kimie. Karieren e fillon ne Bashkine e Tiranes!!?? Nje mesuese kimie ae nuk ka punuar asnje dite si mesuese fillon pune ne administrate!? Pastaj pas punes ne Bashki drejton Spitalin “Nene Terza”! Po ç’ne nje kimiste drejtore spitali, kur ende nuk njeh asgje nga mjeksia, dhe nuk ka punuar adnje dite ne profesionin e saj baze? Pikerisht ne kohen qe ajo drejtonte spitalin, vellai im eshte shtruar me urgjence me infarkt ne kardiologji , por spitali i shtetit nuk kishte dy unaza plastike 2× 150 lr=300 lr, per kete “arsye” pacientin e nisen ne nje spital privat, ku per cudi nderhyrjen ne ate spital e beri mjeku i spitalit “Nene Tereza” ,i cili e priti te semurin ne barrele!!!. Pastaj ne Mars 2017 Zj. Manastirliu emrohet ministre shendetsie! etj etj. Cfare politike kuadri behet ne Shqiperi?

    1. Ajax says:

      Kush te ka thene qe drejtori i spitalit duhet te jete patjeter mjek?!

    2. miri says:

      Golem
      Te bej te ditur se me mire ing kiimist se mjek si drejtues mjekesie e kam nga eksperianca e gjate si ing
      Dhe qe ta dish mjekesia eshte 99% kimi per mjekesine moderne flas jo per xherahet
      Nuk lodhem te te them gjera te tjera me siguri nuk i kupton.Nuk te ve faj
      Sa per te ardhurat me duken normale

  5. Fluturon gomari behet gerta manastirlli

  6. Gregory. UK says:

    Prandaj askush nuk do te merret me biznes ne shqiperi se nuk fiton gje. Bisnesmenet jane te gjithe te mbytur ne borxhe neper banka. Vetem droga dhe politika te bejne te pasur. Shyqyr qe kemi keta politikanet e analistet te pasur se me popullin e shkrete nuk mburemi dot se jemi populli me I varfer I Europe’s.

  7. xhoxhi says:

    Nga njëra anë ata që kanë nga një karike garfiku shkon në qiell,ndërsa për ne fukarenjtë shkon nëntokë.Ska më turp kur populli bëhet më fukara dhe këta që gjoja na drejtojnë kanë pare me thasë.Shtoni edhe përfitimet që i jepen si karekllaxhinj?

  8. xhemal says:

    po sa te marre jeni ..keto pasuri mos u duket cudi i kane 30 perqind e shqipetareve. e cka ketu per flamuj te kuq e blu..kush dyshon te vere te kallezoje ne organet e drejtesise eshte i lire edhe gazetaret qe kane mundesi hetimi te njejten gje mund te bejne..
    po te botosh neper gazeta e me qellime politike eshte e ndyre.cdo qytetar mund te informohet per cdo pasuri te personave me.detyra te larta shteterore nuk eshte sekret..e cudicme qe behet me fushata ndersa duhet te jete.praktike e perhereshme …birn per mua eshte nje agjensi gjobevenese …e nuk ka bere ndonje zbulim thjesh ka kopjuar te dhenat e fut edhe nje flamur te kuq edhe nje pikepyetje e mbaron
    .ne darke neper emisione thone genjeshtra ..se deri sot te pakten per politikanet nuk kam degjuar te jete para drejtesise pse ka shtuar pasurine.
    po mire politikanet njerez jane si i mendoni se do jetojne ne kasolle…kush vjedh apo shfrytezon pushtetin per pasuri.ta kallzojme ne organet e drejtesise me prova..pse duhet te merremi me fantazi ..se i beme te gjithe hajdute ,vrases etj..duke respektuar ,forcuar istitucionet mund te permiresojme jeten tone

    keta

  9. Albi Boston says:

    E pa kualifikuar!
    Doktorature me Shqiperi per kimi???
    Nuk I kam Lexuar ndonje kerkim shkencor te botuar!
    Analgabetet e tranzicionit!

    1. Mondi says:

      Lexoja ,cfare te pengon.Apo kur nuk ia lexon ti nuk quhet qe e ka bere.Dava ….

  10. popull del nga pylli says:

    po pse ajo mesuese kimije; jo politiqirja ; me u aktivizu me PS se keshu fitohet mire ; e bahesh e pasur, , te gjthe hajduta ; epopulli i varfer , si Basha , si Rama , si Like floriri , si Berisha me familjen , ; e shume te tjere; populi ne revolet me i xhvesh politiqiret.

  11. miri says:

    ERTV
    Paske patur gjyshe per koke te gjyshes….

  12. Cudira Shqipetare. says:

    Po pse cuditeni o popull. Fatkeqesisht ne vendin tone ka mungese te njerezve te kualifikuar per ne pushtet ne vendet qe ju takojne. Kujtoni Saliun qe na vuri President nje veteriner. A keni degjuar a pare me ndonje vend normal veterineri te behet President???????!!!!!! Se besojme.E morrem kete vec si nje shembull se ka plot si ky shembull ne qeverite tona te vjetra e te reja. Shume shume ky veterineri mund te behej kryeveterineri i vendit jo se kemi gje me veterineret ,por eshte absurde te mendohet leme te zbatohet vendosja si president e ketij personi. Ky njeri me kete lloj edukimi nuk ka pergatitjen e duhur qe te ishte ne ate post. Po keshtu i veme njerzit ne, gjej nje nga ndonje cep me pelqen se me puqet interesi dhe hajt emeroje pa cka se ai/ajo nuk ka edukimin e duhur.. Eshte tragji/komedi kjo qe ndodh tek ne. Shqiperia ka plot djem dhe vajza te afte qe te vihen ne krye te vendit dhe te drejtojne e perfaqesojne Shqiperine ne rruge normale si gjithe bota, po ai i shkrete pushtet ti erreson syte dhe nuk shef sec benkur ke pushtet dhe, kush paguan ne fund per kesilloj emerimesh partiake kurrizi jone. Se dime kur do ti vije fundi kesaj zallamahie alla shqiptarce.

  13. Emigranti says:

    Keto deklaratat e pasurive jane bere me porosi. Na e mesuan kete te gjithe gjyqtaret e prokuroret qe i hoqi vetingu. Te gjithe i kishin rregulluar deklaratat sipas kohes dhe te ardhurave zyrtare…

    E cuditshme eshte qe e vetmja rritje, ose pik sic do te thoshte ing ekspert dhe teper i ndjeshem Miri, eshte ne vitet 2011 dhe 2013, kohe ne te cilen ka qene pa pune??!! Apo eshte marre me aktivitet privat teper fitimprures ne 1-2 vjet?!

    Pritet te shohim se si do te rritet kur te mos jete me ministre…

    Nuk po futen tek aftesite e saj, sepse edhe doktoraturen e kishte plagjature…. nqse do te kishte nje moral sado te pakte, duhet te jepte doreheqjen, por ku ta gjej nje qeveritar me moral?

  14. sapa says:

    Sigurisht qe ne nje anije piratesh sicili merr pjesen qe i takon sipas rangut qe ka dhe aftesise.As qe duhet te pretendohet qe nje anetar ekuipazhi te jete i ndershem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje