"Vaksinimi i personaliteteve", Rama i përgjigjet Metës dhe kritikëve: Është diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun?! Nuk thashë do vaksinojmë Bujar Nishanin

20 Shkurt 2021, 10:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot presidentit Ilir Meta, i cili gjatë një deklarate të bërë dje e konsideroi vendimin për vaksinim të “personaliteteve” një ndarje klasore me tipare diktatoriale.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, Rama u shpreh se bëhet fjalë për personalitete mbi 80 vjeç, duke ironizuar kritikët.

“Brenda marsit mbarojmë të gjithë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, mbarojmë brenda disa ditësh vaksinimin e të moshuarve. Të dielën fillojmë vaksinimin e moshës mbi 80 e lart. Është bërë një bolori e madhe.

Unë thashë do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që I kanë dhënë shumë vendit tonë, dhe nuk duhet ti kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta, por sot që kemi mundësinë të kujdesemi për ta. Flas për personaliteti mbi 80 plus, nuk flas të marrim Bujar Nishanin hajde ta vaksinojmë.

Një filozof që shfaqet me qëndrime të hatashme thoshte genocide, presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë. 

Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër mbi 80 vjeç, Anesi Kondili për shembull që i ka dhënë jetën mjekësie. Është ndarje klasore që të vaksinosh Alfred Moisun.

Vaksinimi i tyre është edhe një ndihmë, për të kaluar mesazhin se duhet të vaksinohemi se është gjëja e duhur kur ka sharlatanë që flasin për çipa”, tha Rama. (TemA)

28 komente në ““Vaksinimi i personaliteteve”, Rama i përgjigjet Metës dhe kritikëve: Është diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun?! Nuk thashë do vaksinojmë Bujar Nishanin”

  1. Shoku says:

    Diskutimi per vaksinimin e figurave publike , si Reshat Arbana, Tinga Kurti e Alfred Mojsiut , e po behen dallime jane sa shpirtkatranesh, apo gjoja se ruajne barazine njerezore. Nje person i tille ,qe ligjeroi i pari i shte Enkel Demi. Shtrohet pyetja : Po te ishte vaksinuar e para mamaja e Enkelit,apo vjerr e tij, do ishte ruajtur drejtesi ? Figurat publike mbeten figura publike dhe askush nuk i tjeterson dote. PO eshte e vertete se te gjithe kemi kontribuar ne jeten shoqerore,por edhe keyu nuk jemi te barabart. Ka patur aktor,po ka patur dhe aktor profesor. Ka patur mesueses e petagog dhe ka,por jo te gjithe kontribojne ne zhvillimin e arsimit e kultures. POr gjithashtu shtrohet pyetja . Perse figurave publike u behen nderime ne institucionet ku kane punuar ? Sepse emeritojne. Mos valle te gjithe ata qe nderrojne jete u behen homazhe nga i gjithe populli ne institucinet ku kane punuar ? A nuk eshte dhe berja e vaksinave ne fillim ketyre njerezve me shume kontribute per populin ,te tregohet nje respekt edhe tani ne vitet e numuruara ? Jane vite te nunuruara ,jo se na ui do zemra,por eshte ligj natyre qe s’ka qeveri e parlament ta ndryshoje. Pra diskutimi jo keshtu ,po ashtu, nuk fitojne dot vota ,por perkundrazi humbasin ato .

    1. Avokati says:

      Dakord që të nderohen personalitetet, po cilët janë konkretisht dhe SAKTËSISHT ata? Ata që bien në sy sepse kanë pasur mundësi të bëhen publikë? Praj duhet të jenë: aktorë, këngëtarë, sportistë, piktorë, analistë, moderatorë programesh televizive, akademikë e profesorë…? Atëherë çfarë KRITERI VLERËSIMI formal-logjik-ligjor do të përdorej për të bërë një përzgjedhje të drejtë – gjersa kemi të bëjmë me PËRZGJEDHJE? Pasi në asnjë fushë kriteret e ndarjes nuk janë kurrë aq të qarta, ndërkohë që dihet se ka shumë raste “në kalim” apo “në kufi”.
      Pra, cili do të jetë përkufizimi dhe si mund të ndahet, p.sh., dr. Kondili nga një doktor tjetër gjithashtu shumë i mirë, por që aktualisht nuk është në vëmendjen e njerëzve, sepse tërë jetën ka qenë modest dhe nuk ka dashur ose nuk e ka pasur rastin për të krijuar profil publik (se nuk ka banuar në Tiranë). Po të ishte sot p.sh. Sazan Guri mbi 80 vjeç, meqë është shumë më publik se dr. Kondili, dhe të kishte mbetur vaksina e vetme për një nga ata të dy, a do t’i jepej…, kujt duhej t’i jepej? Atëherë, kjo do të thotë se më parë duhet të vaksinohen ata “merhumët” pa vepra (të A. Fugës) në Akademinë e Shkencave dhe jo një PUBLICIST / ANALIST fiks si Frrok Çupi, po të ishte 80 vjeç?
      Problemi është se vendimet demokratike merren në parim, mbi bazë kriteresh dhe përkufizimesh. Prandaj në PARIM, përzgjedhja e tillë publikisht mendoj se është e gabuar, pasi e drejta e jetës (siç është tipik ky rast) është KUSHTETUESE dhe është e njëjtë për të gjithë shtetasit. Përndryshe do të kishim diskriminim flagrant.
      Më mirë do të ishte të konceptohej më me maturi parimi, kriteri dhe përkufizimi. Se pastaj shkon puna si me drejtshkrimin e gjuhës gjermane, kur vendosën që të gjithë emrat e përgjithshëm të shkruheshin me shkronjë të madhe, duke arsyetuar se përse, p.sh., ‘Papë’ dhe ‘Princ’ duheshin shkruar me shkronjë të madhe dhe jo edhe ‘Engjëll’, ‘Kalorës’, ‘Gjykatës’ etj., etj. Dhe pastaj vendosën t’i shkruanin të gjithë emrat me shkronjë të madhe – si në asnjë drejtshkrim tjetër të botës! Arsyetimi i drejtë nuk besoj se nuk të çon këtu.
      Se edhe po të ishte Bujar Nishani 80 vjeç duhej vaksinuar njëlloj sikurse Alfred Moisiu, njëlloj si 1 + 1 = 2.

      1. Demokracia says:

        Analize teper e drejte! Gjithashtu pergezime per menyren e te shkruarit.
        Personalisht kete gje kam kerkuar qe kur degjova dhe u shtanga nga komenti i Kryeministrit. Mendimi im, bazuar mbi praktiken se cfare kam pare ketu ne USA, eshte t’i leme profesionistet te vendosin, te miratohen dhe publikohen plane te posacme per menyren e shperndarjes se vaksinave. Ajo qe verej eshte se sa here vijne vaksina, te gjithe kthejne syte nga Kryeministri per te thene cdo behet me to!

        Emrat qe permed ai jane emra te dashur per publikun, por kjo sdo te thote qe nuk jane zgjedhje teresisht objektive pa kriter. Sic permendi disa emra, mund te permend me dhjetra emra qe kane dhene kontribute te cmuara ne sportin shqiptar, muzike, inxhinieri etj. Ne aspektin juridik, te mos harrojme se e drejta per te jetuar eshte nje nder te drejtat themelore ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise per te gjithe individet.

  2. Shqiptar says:

    Kam qene nje simpatizant i flakte i Rames qe nga zgjedhjet e vitit 2009. Pavaresisht se nuk votoj ngaqe jetoj jashte.

    Pavaresisht se ai entuziasmi me eshte venitur prape uroj qe te fitoje Rama pasi nuk ka me te mire fatkeqesisht.
    Pavarsisht se uroj qe te fitoje dhe mendoj se do te fitoje doja ti thoja Rames nje FUCK OFF te madhe me kete punen e vaksinimit te personaliteteve.

    Po tregon veten nje piece of shit, fatkeqesia e popullit shqiptar qe opozita drejtohet e perbehet nga merhuma, kriminela e vrases.

    Mund te kuptohen, kaperdihen deri diku arroganca e tija treguar keto vite, propoganda e shpifet e shume gjera negative te tija, mund te kaperdihen pasi asnjera nga keto nuk jane ne nivelin e krimineleve te opozites.

    Vaksinimi i personaliteteve perpara popullates se thjeshte nuk Ben asnje sense human.

    Mero botoje pasi kuptohet qarte qe je mbeshtetes i Rames, por nuk i thuhet MUTIT marshallah per gjithcka.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      I dashur Shqiptar,nuk e kuptoj pse e prish gojen me “piece of shit” kur mund ta thuash mendimin tend
      pa sharje e fyerje.Per me teper gjuha shqipe eshte gjuhe e bukur dhe e qarte,keshtu qe nuk dua te besoj se ti me kulturen tende nuk arrin te kuptosh ate qe thote Kryeministri:”…Vaksinimi i tyre eshte dhe nje ndihme,per te kaluar mesazhin se duhet te vaksinohemi,se eshte gjeja e duhur kur ka sharlatane qe flasin per cipa”. Vec kesaj,te mos harrojme qe atyre nuk u behet ndonje hater sepse jane brenda moshes qe po behet vaksinimi…Te pershendes.

      1. Shqiptari says:

        Bujar po te kthej pergjigje ty se te tjeret i vjen era militant i paguar per te komentuar gjer ketu.
        Edhe ti mund te jesh i paguar te komentosh por nuk te vjen era. Po te jap the benefit of doubt siç i thote amerikoni.
        Nese personalitetet jane be moshe te thyer dakord ato kane perparesi sic kane te gjithe pensionistet e tjere. Por jo perparesi nga pwnsionistet e tjere.

        Sa i perket per te ja mbushur mendjen te tjereve, pordhe me rigon i thone kesaj,

        Beji vaksinen atyre qe duan. Ka me mijra e mijra pensioniste qe duan ta bejne.
        Ato mijrat qe sduan ta bejne, Ose do e bejne kur te shohin qe ky, ai, ajo, komshiu e komshia, po ashtu edhe personalitet paralelisht me gjithe te tjeret, po e bejne vaksinen ose sdo e bejne fare sikur edhe e ema Apo i ato ta bejne e jonmevpersonalitet.

        Kjo eshte propogande leshi qe konentuesit e tjere qe mu kundervuan uroj qe te paguhen te komentojne ketu se nese e bejne nga militantizmi tregon sa te pa tru jane.

    2. Epirioti II says:

      O Shqiptar qe e paske mbush gojen me “pieces of shit”. Ka shume goje te liga ketu rrotull qe pershperisin qe nuk duhen bere vaksinat se te bejne kete e ate te zeze. Reshat Arbanes dhe Tirka Kurtit brenda muajit u vjen radha normale e vaksinimit si gjithe pensionistet mbi 80 vjec. Por po perdoren si mesazh sensibilizimi qe edhe keta qe jane te mencur, te sherbyer edhe “te kamur” ( sikurse thone ca neper rruge, se te kamur ata nuk jane hiç), po e bejne vaksinen se eshte ne te mire te shendetit.
      Thellohu bre burre kur lexon e kur shkruan.

    3. Dash Pacja says:

      Nuk kam bere dhe nuk bej pjese ne asnje parti apo organizate politike. Nderkohe nuk po harrij te kuptoj kete mllef te prodhuar nga disa politikane malinj mbi qendrimin e Rames ne lidhje me ate numer te kufizuar vaksinash qe per momentin jane ne dispozicin.
      Ajo qe duket nga publikimi nepermjet shtypit te e dy kraheheve vaksinat e para i moren punonjesit e mjeksise dhe ne vazhdim do ti marin te moshuarit qe perbejne me shume se 90% e te vdekurve nga kjo pandemi. Nga te moshuarit deri tani nuk pblikohet te kete mare vaksinen ndonje oligark apo prinderit e tyre por ata qe kane kontribuar me shume per kombin dhe muk kane mare asgje te paligjshme prej tij. Mesa kuptoj ata qe protestojne jane disa parellinj dhe politikane opozitare te ketij sistemi qe nuk po e marin te paret kete privilegj ndaj dhe e perdorin ndyresisht per propagande.
      Une mendoj se Rama ka mbajtur qendrimin me human te mundshem per kete rast dhe e pergezoj ate.

  3. Taras Bulba says:

    Me mire qe nuk votoke me , nje mjeran me pak , skemi nevoj per brashnjare te tille te flakte te dikurshem si puna jote, ka kudo neper hale , ne periferi te shoqerise ……. mir o derbardhe , kaq vite jashte nuk mesove te flasesh me bukur ??? Zakonisht ata qe ikin jashte dhe sidomos ne Europen Perendimore e risin nivelin jo vetem te jeteses por dhe te menduarit dhe te llogjikuarit , apo u mundove dhe sja harite qellimit ?? Ke e mbetur mjeran , ik o plere ,skemi nevoj per ordiner dhe nga fryn era si puna jote …..dhe me me edukate here tjeter , jo per mua , dhe jo per ne , po per veten tende …..per te justifikuar largimin tend jashte , po me sa duket fizikisht ke ikur , se me mendje dhe trute e kokes je akoma ketu …….ske per te ikur kurre …….

  4. Konjak says:

    Zoteri i nderuar , si Mojsiu , si Arbana , si Nishani , si ti , si une , edhe kushdo individ , perpara zotit jemi te barabart . Ti mund te deshirosh tu shtosh jeten , Mojsiut e te tjere Mojsive , shume mir , jepu nga ditet e — tua — , sepse neve na i ka caktuar zoti , dhe s’kemi per te dhene dhoro . Gjithkush , vendit i ka dhene aq sa ka mundur ; por per te marre , ndryshon puna , ; ju moret c’i dhat vetvetes , ne morem c’na dhat ju . Edhe ne ditet pran vdekies do ti ndani njetezit !?.

  5. Lani says:

    Z. Kryeminister!
    Ti i jep pergjigje njerezve qe jane skeptike per vendimin qe ke marre duke iu pergjigjur pyetjeve:
    Kush quhet personalitet e kush e percakton nje njeri si te atille?

  6. Zalua says:

    Jane 650 mije pensioniste. Mbi 75 vjec jane 280 mije. Nen 75 vjec jane 370 mije. Jane ne te kater anet e vendit. Kush dhe si do vihet radha? Do zihet radha me shishe, kanoce, copa guresh, si? Kete te mundohen te na sqarojne mediat. Se psh vaksinimi i cdo lloj mjeku, eshte gabim, se edhe shoferet e autobuzave jane ne risk, edhe policet, edhe …., por seicili ka jeten e vet dhe e ka me te cmuar se te kujtdo tjeter. Madje mjeket e infektuar, ata duhen denuar, jo vaksinuar. Te presin radhen. Radha e drejte e transparente eshte prioritet ne nje shoqeri te civilizuar.

  7. Bregdeti says:

    Dje Rama thoshte: Jeta e nje francezi nuk vlen me shume se jeta e nje shqiptari. Duam vaksina nga Evropa…dhe shume mire beri.
    Sot Rama thote: Jeta e Saliut vlen me shume se jeta e babes tend, se Saliu eshte “personalitet”
    Te lutem na jep listen me emrat e personaliteteve.
    Apo gjithe ata qe dekoron Likha ne presidence.
    Do jete me mire te thuash: “Me falni se e dhiva krejt” dhe te caktosh kritere njerzore, jo subjektive.

  8. Mandravellua says:

    Jo. Nuk eshte diktature te vaksinosh Moisiun.
    Diktature eshte qe politika e vaksinimit te behet nga nje person.
    Diktature eshte qe vleresimi i nevojes per vaksinim te behet sipas kritereve subjektive, duke anashkaluar kriteret shkencore.
    Dimtatire eshte te thuash: Une i di te gjitha, kur ne fakt je tape topi.
    Mero, e di qe nuk do e publikosh mesazhin , se ja ke kaluar dhe Fahriut kto kohet e fundit.
    Jeni bere “kazan” komplet

  9. N.VJOSA says:

    Edi Rama, o Flori,
    Vazhdo te besh me te miren per popullin qe qeveris!
    Dhe mos u merr me lehjet e qenve!
    Keta qe nxisin luften e piste politike dhe duane te erresojne punen e mrekullueshme te qeverise tuaj, jane tre kategori:
    Kategoria e pare ,
    qe ulerijne me shume, shpifin dhe bejne Vuvuzelen, jane ata qe kane friken deri ne palce, se fitorja e socialisteve do ti çoje para Drejtesisë, qe sapo eshte reformuar dhe pritet te veproje mbi Kryekriminelin
    Sali M O N S T R A…Liro M E G A H A J D U T I dhe te tjere ushtare qorra te tyre…
    Kategoria e dyte,
    jane ata qe pushtetin e duane qe ta mjelin Shqiperine si Lopë….
    Kategoria e trete ,
    jane te mashtruarit e Luftes se piste politike,
    Q O R R A ,
    që shkojne mish per top, mbushes topi…
    Vazhdo Ed Liberatori,
    flasin arritjet e tua per te permbysur Katastrofen qe la Sali Rrumpalla, flet puna per transformimin e Shqiperisë turistike, flasin reformat ne drejtesi, ne administrate, ne ekonomi, , flet puna per perballimin e nje termeti te papare ndonjehere ne Shqiperi , por dhe puna per mposhtjen e Mortajes kovidiane, ne nje kohe që mbi 130 shtete nuk kane filluar akoma vaksinimin….
    Llogjika dhe taktika qe ndjek per Vaksinen eshte kuptimplote, por ka edhe nga ata qe jane te paduruar por dhe te tjere qe i hedhin benzine zjarrit per qellime elektorale….

  10. Andi says:

    Kjo ndarje, ne te rendesishem dhe te parendesishem, eshte pak e veshtire ta kaperdish. Sado qe politika mundohet te kacavirret drejt ndonje vote, kuptohet se pse behet gjithe kjo zhurme mediatike. Si per çudi, gjithmone para zgjedhjeve, ndodhin ngjarje spektakolare me arrestime, pergjime, punesime (premtime-rritje rrogash) etj. Dhe kjo e fundit, ku disa 80 vjeçare qe i kane dhene SHqiperise komuniste talentin e tyre te cunguar, te copetuar nga regjimi, nuk duhet te bejne dallim nga 80 vjeçare te tjere qe kane dhene shume me forcen e muskujve neper kooperativa, hidrocentrale, nderrmarje me produkte toksike etj. Sepse edhe ata kane te drejte te jetojne, pra te vaksinohen si disa persona qe paten fatin te behen te njohur ne nje periudhe kohe. Biles, une do te thosha qe pikerisht ata qe kane kaluar rinine e tyre mes shiut, acarit, lendeve toksike, jane te paret per tu vaksinuar kundrejt te tjereve qe e kane kaluar rinine ne dhoma te ngrohta, ne skene apo festivale. Te gjithe 80 vjeçaret jane te barabarte, dhe asnje nuk eshte ne liste i pari perveç ndonjerit qe e ka te nevojshme si pasoje e ndonje semundje qe mund t’i shkaktoje vdekjen.

  11. master ne psikologji ne suedi says:

    bregdet ke shume te drejte !
    por njerezit e semure psiqikisht e shohin gabimin te tjetri
    por jo te njejtin gabim tek vetja
    e kuptojne kush eshte hajdut
    por edhe pse vjedhin nuk e konsiderojne veten hajdut!
    PROBLEM PSIKOLOGJIK!
    aq me teper qe keta njerez kerkojne edhe pushtet!!
    po shume komentues jane shpellare nuk kuptojne dot!

  12. master ne psikologji ne suedi says:

    bregdet ke shume te drejte !
    por njerezit e semure psiqikisht e shohin gabimin te tjetri
    por jo te njejtin gabim tek vetja
    e kuptojne kush eshte hajdut
    por edhe pse vjedhin nuk e konsiderojne veten hajdut!
    PROBLEM PSIKOLOGJIK!
    aq me teper qe keta njerez kerkojne edhe pushtet!!
    po shume komentues jane shpellare nuk kuptojne dot!!

  13. master ne psikologji ne suedi says:

    bregdet ke shume te drejte !
    por njerezit e semure psiqikisht e shohin gabimin te tjetri
    por jo te njejtin gabim tek vetja
    e kuptojne kush eshte hajdut
    por edhe pse vjedhin nuk e konsiderojne veten hajdut!
    PROBLEM PSIKOLOGJIK!
    aq me teper qe keta njerez kerkojne edhe pushtet!!
    po shume komentues jane shpellare nuk kuptojne dot!!
    https://www.youtube.com/watch?v=4Hbqhc5aUyk

  14. https://www.cnn.com/2021/02/17/us/oldest-juvenile-lifer-released-trnd/index.html
    Z.Mero BAZE mendoj se, këtë artikull sipas LINK_ut më sipër ja vlen për t’u përkthyer e nxjerrë në Gazetën tuaj.

  15. Ideali says:

    Bravo Rama! Vazhdo te vaksinosh cakejt e komunizmit.Genjeshtaret e medhenj, m beshtetesit e perbineshit sipas mesimeve te Zhdanit. Eshte akti i fundit i yti, produkt i nje mendje te shprishur.Neron i jetes se popullit shqipetar. Zevendes i zotit qe percakton cili duhet te rroje e cili te vdese.Sa turp. Tim at e njoftuan nga Italia te shkoje te vaksinohet duke qene se ka bere bashkim familjar me vellain e vogel.I caktuan daten.Vjerren e njoftuan nga Britania e madhe po keshtu.Nje fqinjen time e njoftuan nga Athina.Besoj se asnje nga keta s jane personalitete.Mblidh mendjen o mendje shprishur. Kjo do te sjelle humbjen tende. Opozite e vdekur, mos rri po duku.Djalli ka nxjerre briret. Tregou pensionisteve sa i do ky bastard birbo. Opozite leshi.

  16. shkumbini says:

    O avokat bytha.
    Po si eshte e mundur te krahasosh dhe te diskutosh nese do beje vaksinen apo jo prof. Kondili, mjek qe ka bere histori ne mjeksine shqiptare, nderkohe qe Sazani pa e fyer del ne TV dhe thote covidi te prish rruazat e kuqe e te tilla idjotesira, pasi kerkon te beje te diturin me cdo fushe. Prof. Kondili ka shpetuar me mijra jete njerezish o avokat qe vetem avokat sbie era, ai vetem per kete i bejne nder vetes ta trajtojne me vaksine. Njeri i perkushtuar tere jeten, shef sherbimi dhe ngrites i atij sherbimi ku edhe disa njerez tanet jane trajtuar ne ate sherbim dhe jetojne sot fale atij personi human, profesionist, njeri mbi te gjitha. Te gjithe duhet ta bejne vaksinen, edhe Z. Sazan patjeter, por ka disa persona qe jane vlera mbi vlera, ku konteibutet e tyre e tejkalojne shume here ate qe ju ofron shteti. Kaq per sot. Gjume te mire avokat.

    1. Avokati says:

      Shkolla nate ose me korrespondencë nuk ka më, ndërkohë që analfabetizmi funksional e ka pllakosur Shqipërinë. Nga ana tjetër, edhe shkollat e tjera (pothuajse) janë mbyllur dhe për ty nuk ka shpresë shkollimi. Kështu do ikësh, duke lexuar kot dhe pa kuptuar gjë. Pra, “bythë” do ngelesh – siç e thonë shpesh andej nga Vlora.
      Konceptet “elitariste” të përzgjedhjeve të tilla subjektive, sipas racës (p.sh.: ariane vs çifute), sipas afinitetit apo njohjeve brenda rrezes së një personi (Kryeministrit) nuk duhet të bëhet mënyrë e përzgjedhjes së SHTETIT. Por, fatkeqësisht kjo gjë, në koncept dhe në shprehje, ka ndodhur. Uroj të mos ndodhë në realizim! Dhe prandaj unë më sipër e trajtoj me keqardhje, por edhe me realizëm këtë fakt. Me keqardhje, pasi mendoj se PS, edhe pse besoj dhe dëshiroj të fitojë zgjedhjet, praktika të tilla do t’i sjellin asaj me siguri nja deputetë më pak vetëm nga ironia e tepruar, bullizimi, gjuha e urrejtjes, sharjet, përçmimet e kota joinstitucionale e çdo shkelje etike në raport me njerëzit (me rast e pa rast) të Kryeministrit, edhe kur këto u drejtohen njerëzve që, në njëfarë mënyre, ndoshta i meritojnë, por jo nga ai…
      Unë vetë jam votues prej 30 vjetësh i PS, në mos pak më afër se simpatizant e dashamirës dhe nuk e dëshiroj lëkundjen e varkës nga vallëzimi euforik ose neurotik i vetë vozitësit, kur deti politik gjithmonë është me dallgë dhe varka asnjëherë nuk ka siguri të plotë për të dalë në bregun e dëshiruar.
      Dakord, o militant “bythe”?

  17. Albana says:

    Turp nqs aplikojne nje gje te tille. Para Zotit te gjithe Jane te barabarte. Te gjithe kane dhene kontributin ne shoqeri, kontributin me te madh e kane dhene herojte e heshtur herojte e perditshem qe kane punuar tere jeten ne veshtiresi, ne rrethana te jashtezakonshme, ne varferi, Jane perpjekur me mish dhe me thonj per tu kujdesur per familjet e tyre. Kur e lexova se duan te vaksinojne “personalitete” qava dhe thashe o Zot edhe ne kete pike njerezit nuk trajtohen si te barabarte. Mbi c’kriter do ti kualifikoni “personalitete” mbi kriter subjektiv besoj.
    Zoti eshte I madh, Zoti I ruajte te gjithe Shqiptaret se jeta eshte e cmuar per te gjithe si per fermerin, mekanikun, artistin, publicistin, apo presidentin. Une personalisht do refuzoja te vaksinohesha nqs do me ofronin kete kriter.
    Turp per ate person qe I ka lindur kjo ide e neveritshme, kushdo qofte ai, nuk me intereson fare politika.

  18. Rama says:

    Lere c’thon njerezit, o gjigand ti e ke thène qe vaksinat ti ka dhene nje shok, keshu qe topi esht yti e penalltin do gjuash vetem ti .

  19. Avokati - një korrigjim says:

    Paraqitur me një korrigjim
    Shkolla nate ose me korrespondencë nuk ka më, ndërkohë që analfabetizmi funksional e ka pllakosur Shqipërinë. Nga ana tjetër, edhe shkollat e tjera (pothuajse) janë mbyllur dhe për ty nuk ka shpresë shkollimi. Kështu do ikësh, duke lexuar kot dhe pa kuptuar gjë. Pra, “bythë” do ngelesh – siç e thonë shpesh andej nga Vlora.
    Konceptet “elitariste” të përzgjedhjeve të tilla subjektive, sipas racës (p.sh.: ariane vs çifute), sipas afinitetit apo njohjeve brenda rrezes së një personi (Kryeministrit) nuk duhet të bëhen mënyrë e përzgjedhjes së SHTETIT. Por, fatkeqësisht kjo gjë, në koncept dhe në shprehje, ka ndodhur. Uroj të mos ndodhë në realizim! Dhe prandaj unë më sipër e trajtoj me keqardhje, por edhe me realizëm këtë fakt. Me keqardhje, pasi mendoj se PS, edhe pse besoj dhe dëshiroj të fitojë zgjedhjet, praktika të tilla do t’i sjellin asaj me siguri nja dhjetë deputetë më pak vetëm nga ironia e tepruar, bullizimi, gjuha e urrejtjes, sharjet, përçmimet e kota joinstitucionale e çdo shkelje etike në raport me njerëzit (me rast e pa rast) të Kryeministrit, edhe kur këto u drejtohen njerëzve që, në njëfarë mënyre, ndoshta i meritojnë, por jo nga ai…
    Unë vetë jam votues prej 30 vjetësh i PS, në mos pak më afër se simpatizant e dashamirës dhe nuk e dëshiroj lëkundjen e varkës nga vallëzimi euforik ose neurotik i vetë vozitësit, kur deti politik gjithmonë është me dallgë dhe varka asnjëherë nuk ka siguri të plotë për të dalë në bregun e dëshiruar.
    Dakord, o militant “bythe”?

  20. Doktori says:

    Aman mor kryeminister…
    Ti sikur po i merr leje shqiptareve a t’i vaksinoj personalitetet apo jo?! Po shko kerkoji dhe bejani vaksinen dhe askush nuk ka per te thene asgje se ata te gjithe jane mbi 80 vjec…
    Por, nqse ke vetem 5 vaksina, sic ndodh me furnizimin me ilace neper QSUT, atehere ne hall te madh je….

  21. meçoja says:

    BERJA E VAKSINAVE PËR personalitetet,më kujton kohen eherëshme të komunizmit(nga vitet 1945-1960) edhe më vonë,kur rrinim në radhë,të parët futeshin “Familjet e deshmorëve.Në fakt,ndarja e shoqërusë në “shtresa të privilegjuara”,esht një variant alla Rama,i ndarjes së shoqërisë në klasa..ME KËTE VENDIM,RAMA DO FITIJË 10 E DO HUMBI100.(NDRYSHE,DO FITOJË DHOSKEN E DO HUMBI TROFTENPER ÇDO NJERIN PREJ NESH,PERSONALITETET ME TËLARTË JANË PRINDËRIT TANË,SHUMICA MBI 80 vjeç.Edhe personalitetet”,tjë ksaj moshe janë shumica.Atëherë pse lind nevoja e këtij diferencimi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje