Gjylameti: PS do të marrë mbi 74 mandate

20 Shkurt 2021, 08:55Politika TEMA

Teksa zgjedhjet e prillit po afrojnë dhe gjuha politike është ashpërsuar, deputetja Blerina Gjylameti është e bindur se PS do të marrë 74 mandate.

Përfaqësuesja e socialistëve deklaroi se PS do të sigurojë një rezultat të mirë në zgjedhje sepse i ka mbajtur premtimet e bëra.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar që ne nuk do të jemi një forcë në mazhorancë në qeverisje. Sondazhet na nxjerrin neve forcën e parë qeverisëse të vendit.

Synojme të kemi 74 mandate dhe këtë do ta arrijmë. Kemi bërë premtmet toina dhe i kemi realizuar.

Jemi në një koimunikim të vazhdueshëm me qytetarët”, u shpreh Blerina Gjylameti në “Vizion Plus”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje