Bashkimi kombëtar, Majko: Kjo histori duhet mbyllur, Kurti të mendojë për drejtimin e Kosovës. Kaq mundet

20 Shkurt 2021, 09:20Politika TEMA

Deklarata e Albin Kurtit se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, për ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është një histori që duhet mbyllur dhe se tani prioritet për ‘Vetëvendosjen’ dhe liderin e saj duhet të jetë drejtimi i Kosovës.

Në një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Eksiola Shehu, ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutime të tilla, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka ekzistuar në shekullin e kaluar.

“Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë histori të natyrave të tilla. 

Nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ’80 dhe ’90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo se unë nga pikëpamja emocionale ndihem ndryshe nga z. Kurti, por unë mendoj se diskutime të natyrave të tilla, do të krijonin probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës.

E kam fjalën për akte që garantojnë prezencën e NATO-s në Kosovë dhe paketën Ahtisari”, tha ish-kryeministri i Shqipërisë.

Pandeli Majko i bëri thirrje Albin Kurtit që duhet të fokusohet tek forcimi i shtetit të Kosovës dhe të mos nxisë hapjen e diskutimeve të tilla pasi do të ndikojë negativisht për njohjet e reja ndërkombëtare.

“Një kryeministër nuk mund të aludojë për status të ndryshëm për shtetin që ai do të drejtojë sepse Kosova është duke u njohur nga shtete të tjera. 

Nëse ata do të mendojnë se Kosova është duke bërë një jetë të dyfishtë kjo do nxiste shtetet e tjera, të ishin më të rezervuara për njohjen e Kosovës. 

Histori të tilla duhen mbyllur, ‘Vetëvendosja’ dhe lideri i saj duhet të mendojnë vetëm për një prioritet dhe ky është për drejtimin e shtetit të Kosovës”, ka shtuar z. Majko.

6 komente në “Bashkimi kombëtar, Majko: Kjo histori duhet mbyllur, Kurti të mendojë për drejtimin e Kosovës. Kaq mundet”

  1. Araniti says:

    O Majko, leri denglat se Albini ju shkerdhen je cdo aspekt. Llapa llapa si llaxore..

  2. Kacaku says:

    Kur ua tha Baton Haxhiu para 3 apo 4 diteve , se qellimi i larget i Albinit eshte qe nje dite te jete udheheqesi i Kombit te Bashkuar Shqiptar e moret per skandaloze deklaraten eBatonit , degjoeni Batonin eshte gazetar dhe analist shembullor , dhe injef mire qellimet dhe udheheqessit kosovare , na pelqen apo jo ne kjo eshte e verteta …..

    1. Kristak says:

      Ty te ben pershtypje deklarata e Baton halabakut dhe jo e Majko bastardit sllav qe thote qe nuk ka bashkim me Kosoven.

      E kupton cfare sufllaqexhiu sharlatan je?

      1. Iliri says:

        Po ti Kristak bythqir , cfare je ??? Ti je patriot i madh nese pranon te kunderten e deklaratave te Majkos ??? Te tille patriote bej cdo mengjes , Majkua o plere , te pelqen ty e mua foli realitetin …….mos shiko me endera me sy hapur , dhe mos ngatero deshirat me realitetin …… Shqiperia dhe Kosova nuk kane per tu bashkuar kurre , nese bashkohen , fillojne pretendimet per bashkim dhe ndarje te gjithe Kontinentit Europian , a e di sa kerkojne bashkim ???? Dy Irlandat ,Qipro dhe Greku , gjithe krahiana e Polonise ne kufirin me Gjermanine me Gjermanin qe u rembye pa te drejte ne fund te luftes se pareboterore , Thraka me Turqine , do fillojne ndarjet , atje snumurohen sa pretendime ka ……Lexo pak po ke tru ne koke , po ke kashte dhe bajga vazhdose mire e ke ….pederast

  3. Timi says:

    Bashkimi bëhet me hapin e parë dhe jo të fundit. Bashkimi bëhet kur identifikimi, shëndetësia, punësimi, arsimimi, tregtia, etj etj të jetë njëjtë si në Tiranë si në Prishtinë. Bashkimi i qeverisë dhe parlamentit është hapi i fundit nëse është i nevojshëm.

  4. Alba.ny says:

    Bravo Tim.
    Ministri yne i Diaspores i quan idete e Bashkimit Kombetar të tejkaluar, folklorike, të shekullit te kaluar, dhe madje është gati të thote antisllave, se antishqiptare e thote.
    Endrrat e Abdyl Frasherit, Sul Vokshit, Fishtes, Plakut të Vlores, Prishtines, e deri te Adem Jashari, Antigona Fazlliu,endrra e sejcilit prej nesh, ketej e andej kufijve, është e cuditshme (!)
    Po, nga Albini priten të beje shumë gjera për t’ja nderruar faqen Kosoves.
    Por të dyja qeverite, e sidomos persona me pergjegjesi shteteror si Majko,duhet të bejne ate qe thua ti,të gjejne rruge e menyra për ta bere bashkimin kombetar real, nga ai ekonomik, arsimor, kulturor, shpirteror…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje