Ndryshe nga ato në vende të tjera myslimane, xhamitë në Iran janë të ndërtuara me stil unik dhe detaje të përkryera.
Këto xhami kanë marrë vëmendje të madhe nga turistët dhe fotografët profesiontë. I tillë është edhe fotografi Mohammad Reza Domiri Ganji, një student, i cili tregoi për CNN, vështirësitë e realizimit të këtyre fotografive mahnitëse.
Ganji thotë se ai preferon kapjen e ambienteve të brendshme të xhamive që njihen për simetritë e tyre shumëngjyrëshe, kolonat e zbukuruara nga ornamente të veçanta, si dhe ndriçimin perfekt që reflektohet nga drita natyrale.
Të krijuara në mënyrë ideale, ambientet e brendshme të xhamisë, si p.sh, Mihrabet (vende të zbrazëta gjysmërrethore ku qëndron imami), pasqyrojnë një pafundësi ngjyrash që depërtojnë nga dritaret e shumta të vogla, mbi qilimat orientalë.