Divorci historik: Gjykata detyron burrin që t’i paguajë ish-bashkëshortes mijëra dollarë për punët e shtëpisë

24 Shkurt 2021, 11:10Lifestyle TEMA

Një gjykatë në Kinë ka urdhëruar një burrë që të paguajë ish-bashkëshorten e tij me mijëra dollarë kompensim për punët e shtëpisë që ajo kishte mbi supe gjatë martesës së tyre 5-vjeçare.

Wang, kërkoi dëmshpërblim prej 24 700 dollarësh nga burri i saj pasi ai bëri kërkesë për divorc në një gjykatë në Pekin, në muajin tetor. Ajo tha se është kujdesur gjithmonë për djalin e tyre dhe punët e shtëpisë, dhe se nuk ka marrë ndihmë nga i shoqi.

Në vendimin e saj, gjykata urdhëroi burrin ta paguante atë rreth 7700 dollarë si kompensim për punët e shtëpisë dhe ndau pronën e tyre të përbashkët në mënyrë të barabartë. Wang gjithashtu mori kujdestarinë e të birit dhe një pension prej 300 dollarësh në muaj për ushqim.

Vendimi është i pari i këtij lloji, sipas kodit të ri civil të Kinës, një paketë legjislative e gjerë që qeveria kineze dhe ekspertët ligjorë thonë se do të mbrojë më mirë të drejtat e individëve.

Që nga janari, ai përfshin një klauzolë që i mundëson palëve të kërkojnë kompensim nga partneri i tyre gjatë divorcit, pasi mund të kenë mbajtur më shumë përgjegjësi në kujdesin për fëmijët dhe të afërmit e moshuar.

Vendimi u bë temë diskutimi në Weibo, aplikacion i ngjashëm me Twitter, këtë javë pasi u krijua një hashtag për të tërhequr vëmendjen ndaj vendimit të gjykatës.

Që nga e mërkura, hashtag-u është parë më shumë se 500 milionë herë. Ndërsa disa komente e përshëndetën vendimin si një njohje e punës së vështirë dhe të papaguar në shtëpi, të tjerët thanë se shuma e dhënë ishte shumë e vogël.

Rolet e pabarabarta gjinore në jetën e brendshme kanë qenë një temë e debatit publik në Kinë në vitet e fundit mes një lëvizjeje feministe në rritje.

Pavarësisht niveleve në rritje të arsimit dhe statusit ekonomik të grave, normat gjinore dhe traditat patriarkale nuk i kanë kapur këto ndryshime, dhe gratë pritet të kryejnë më shumë kujdesin ndaj fëmijëve dhe punët e shtëpisë pas martese.

5 komente në “Divorci historik: Gjykata detyron burrin që t’i paguajë ish-bashkëshortes mijëra dollarë për punët e shtëpisë”

  1. Martesa eshte nji maredhenje mjaft e komplikuar sot .
    Vendime te mara ne shpejtesi ,te influencuara , per te dal nga nji ngerc situate
    e turbullt jete qe cojne ne
    situacione te paimagjinuara .
    S’eshte kollaj sot qe robi te Martohet me ate qe do lol
    ajo qe di mir cfar te shijon ty e njeh ritmin e brendshem ?
    Specia ne zhdukje me thoshte dikur nji Mikja ime . Eh…

  2. loni says:

    Te ngrenen, te piren dhe qirane e shtepise qe paguante burri, nuk e mori parasysh gjykata?

  3. emigranti says:

    Po burri cfare ka bere ne keta 5 vite qe kjo zonja qenka marre me punet e shtepise?
    Nje pyetje del ketu; ndrekohe qe kjo zonja qenka marre me punet e shtepise dhe rritjen e femijes se saj, kush i ka siguruar te ardhurat per mbijetesen e familjes ne 5 vitet e marteses se tyre?
    E keqja e gjeneratave te sotme eshte se ka aq shume levizje feministe, qe nga njeri ekstrem, ku burrat kishin fuqine absolute, po kalojne ne ekstremin tjeter, ku grate marrin cdo merite dhe harrohen sakrificat qe burrat kane bere duke punuar per te mbajtur familjet e tyre.
    Nje kolegu im, qe kishte 13 vite i martuar dhe nje djale 10 vjec, u divorcua nga e shoqja pasi ajo njohu ne internet nje burre tjeter, me te cilin pati marrdhenie jashtmartesore dhe mbeti shtatzene. Kjo zonje nuk pati punuar anje dite qe nga dita qe u martua. Nuk bente asnje pune shtepie te cilat i perballonte i shoqi kur kthehej nga puna, duke filluar nga pastrimi, larja dhe gatimi. Ne fund te gjygjit, gjykata vendosi se ish burri duhet te ndante me ish gruan cdo gje 50-50, perfshi ketu edhe programin e pensionit te tij nga kompania ku punonte si dhe ti jepte ish gruas nje shume mujote per aq vite sa ata kishin jetuar bashke; pra 13 vite te tjera, packa se ajo ishte qe e tradhetoi te shoqin dhe kontributi i saj ne familje kishte qene zero.

    1. Neroni says:

      Nqs gruaja nuk bente asnje pune as me rroge as pune shtepie, atehere burri e paska zbuluar me shume vonese tradhetine.

  4. marjani says:

    Mbaroi historia ca te nenes ca te njerkes,ajo te vazhdoje perpara me njeriun e duhur,ndersa burri te mendohet 10 here pastaj te martohet nje here

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje