Kur Basha ia fut kot në takime, qytetari: Dola dhe në fushatë për PS, më prenë dritat e biznesit. Kreu i PD: E di! Duro dhe 2 muaj

24 Shkurt 2021, 10:08Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me qytetarët në Tiranë, duke dëgjuar nga afër hallet dhe shqetësimet e tyre.

Gjatë një takimi të fundit, një qytetar ka ngritur dyshime se votat mund të manipulohen, pasi sipas tij, aty janë me laps.

Mes të tjerash, qytetari i tregon Bashës se në zgjedhjet e fundit ka bërë fushatë për PS-në, por sipas tij, nuk ka marrë asnjë ndihmë.

Diskutimi mes qytetarit dhe Bashës:

Lulzim Basha: Të falënderoj për mikpritjen.

Qytetari: U lumshin këmbët që erdhët se s’i kemi parë ata të tjerët hiç.

Lulzim Basha: Për çfarë të vijnë ata tek ty?

Qytetari: Jo po të vijnë njëherë ata se po u themi këto që po të themi ty po i them edhe atij.

Lulzim Basha: Shpirtin ta morën me gjoba.

Qytertari: O po na grinë fare.

Lulzim Basha: Pronat i vodhën. Për çfarë të vijë ai tek ty?

Qytetari: Çfarë të them unë ty?

Qytetari: Thelbi i fushatës ishte ajo, fusni dorën në xhep, çfarë keni më shumë çfarë keni më pak pse të bëjmë kot si politikan dhe si financiara. Ne nuk do zgjidhim bursën e New Yourk-ut. Vëlla unë nuk kamë lekë aq sa kam patur, pikë mbaroi. Tani a e shikon se çfarë ka mbetur, vetëm pleq e plaka, a të ikim edhe ne. Hajde mo se po ikim le të rijnë këta.

Lulzim Basha: Atë do ai.

Qytetari: Ore unë e di që këtë do ai, por ne çfarë të bëjmë. Ne do ta bëjmë detyrën do ta dërgojmë por si do na e mbash votën. Si do na e dalësh nga ajo se e hodh në kuti dhe… se këto janë me laps, unë votoj këta me laps aty. Ky po lë shtëpinë e vetë se paska hallin tonë. Ja pra ku e ka hallin tonë, s’na ka ardhur njëherë. Po të ma thotë pra një se unë prandaj ja dhashë votën. Jam pjesë e një milionë shuplakave unë vëlla, e kam dy herë të vuajturën. Zotërote, ke votuar PD 2013 unë kam votuar këtë.

Lulzim Basha: Ty të dhëmbë dy fish më shumë.

Qytetari: Dy fish pra prandaj po të them. Bilës edhe në fushatë elektorale kam qenë për zgjedhjet e Velis, kam qenë në Petrel. Asnjë gjë s’na kanë ndihmuar vëlla. A kupton?! Kam shkuar si përfaqësues biznesi në OSHE, kur u bë reforma për energjinë elektrike, është bë nami në autostradë. Duhet ta dish domethënë. U prenë e u lidhën prapë.

Lulzim Basha: E di.

Qytetari: S’është e ndershme kjo. Tani sa do e shtyjmë me këtë? Unë vajta 35 or shok.

Lulzim Basha: 2 muaj.

Qytetari: Por s’po durojmë dot as dy muaj mor, a kupton ti?! S’po durojmë dot as 2 muaj.

Qytetari 2: 2 muaj do durojmë. S’kemi ca i bëjmë.

Qytetari: Po do durojmë, do durojmë, se ne kemi duruar 20 vite.

Lulzim Basha: Atë ditë e keni ju në dorë.

2 komente në “Kur Basha ia fut kot në takime, qytetari: Dola dhe në fushatë për PS, më prenë dritat e biznesit. Kreu i PD: E di! Duro dhe 2 muaj”

  1. Dik says:

    Ne cfare estrade ashte bere ky skec,sellullka qenka i pa arriteshem,shikoni kur ta grabisin e cojne tek cirku i kafsheve

  2. Elektricisti says:

    20 vite paska duruar!!! Por tani qe nuk vjedhe Frits dot por duhet ti paguaj nuk duron dot me,palla si puna e ketij eshte elektorati i babalepartise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje