Gazetari i familjes Berisha: Edi Rama ka kapur SHBA-në. Ngjela: Ulni kokën aty, se s’keni takat të merreni me Amerikën ju

25 Shkurt 2021, 09:35Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson Ardian Dvoranin si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë.

Gazetari i familjes Berisha, Bledian Koka, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, u shpreh se ky vlerësim për Dvoranin, sipas tij është i sponsorizuar.

“Ky njeriu e ka vonuar konstituimin e Gjykatës Kushtetuese duke u futur në konflikte të panevojshme, në mos të orkestruara politikisht nga njerëzit që e promovuan në sistemin e drejtësisë.

Kush është Ardian Dvorani?

Ardian Dvorani, në 13 dhjetor të vitit 1990, 5 ditë pasi kishte nisur greva e studentëve, ka dënuar 5 qytetarë të Shkodrës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër.

Që në këtë moment ai nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë si pasojë e ligjit të lustracionit.

Një njeri, i cili në karrierën e vet ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste dhe si pasojë e atij shërbimi shkoi dhe u propozua dhe u bë anëtar i Gjykatës së Lartë”, tha ai.

Spartak Ngjela: Në qoftë se keni prova, dërgojuani me shkrim. Nuk bëhen këto në emisione televizive

Bledian Koka: Ne po citojmë fakte të institucioneve shtetërore, në qoftë se ato nuk vlejnë pastaj…

Spartak Ngjela: Nuk të ndërpreva! Dëgjo! Në s’të pëlqen ha gjuhën me dhëmbë! Dërgojani me shkrim, por po gënjyet, mbani përgjegjësi!

Bledian Koka: Kush ia tha amerikanëve që ka patur një konflikt mes presidentit dhe Ardian Dvoranit dhe Dvorani është në anën e duhur të historisë.

Spartak Ngjela: Noc Rroku jua tha. Ore jeni në terezi

Bledian Koka: Pikërisht pra! Noc Rroku, për atë po flasim!

Spartak Ngjela: Ore CIA është prezente në Shqipëri, di edhe çfarë ha bukë ti. Mua më tregon ti, jam profesionist. CIA është në Shqipëri zotëri, prezent. Kot nuk lëvizin. Rrini, ulni kokën po të them, ul kokën rri rehat aty! Antiamerikan nuk dalin kudo…

Lidhur me përplasjet e Dvoranit me presidentin Meta, si dhe çështjet e mëdha që prodhuan debate dhe përplasjet e shumta Meta-Dvorani, Ngjela u shpreh se presidenti duhet të kishte dhënë dorëheqjen:

“Ky, në një shtet modern, me një politikan të madh që kupton nga shteti duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Pse? Se, këta e dinë dorëheqjen, sikur është fyerje.

Dorëheqja është mbrojtje. Në qoftë se dikush jep dorëheqjen për një shkelje që ka bërë, mbas dhënies së dorëheqjes, atij që po të akuzon i thua: E kam bërë pa dashje! Në qoftë se ti ngul këmbë, tregon që e ke bërë me dashjen tënde të plotë dhe kundër demokracisë…”

Ngjela u shpreh se referime të tilla nga DASH përfundojnë duke marrë postin e presidentit, duke përmendur këtu edhe Sali Berishën, të cilin sipas tij, e promovuan gjithashtu amerikanët në ’91-in:

“Cili është precendi amerikan në luftën kundër korrupsionit ose kundër dhe diktaturave? Ata mbështeten tek një njeri, të cilin e promovojnë, simulojnë dhe i japin këto merita që kanë.

Saliun e parë të ’91-it kush e promovoi? Politika amerikane, e cila u pendua, sepse ky ishte pemë pa kokrra dhe e rrëzoi.

Ky është precedenti i politikës amerikane dhe unë nuk kam se si dal nga precedent se unë nuk shtiva fall se ç’mendim kanë ata për të ardhmen e Shqipërisë… Por, si rregull, këta përfundojnë president, sepse vlerësimi ishte shumë i lartë.”

13 komente në “Gazetari i familjes Berisha: Edi Rama ka kapur SHBA-në. Ngjela: Ulni kokën aty, se s’keni takat të merreni me Amerikën ju”

  1. Liku says:

    Bobobo, katunari nga Maminasi

  2. Tr says:

    BRAVOOOOOOO e meriton plotesisht te jete president, eshte i patundur.

  3. Kavajsi says:

    Keto tip gazetaresh nuk duhet te dalin neper media,thone idiotizma qe s’ti kap menia.

  4. Mantho says:

    Ka patur nje ligj me 1990 per ruajtjen e monumenteve dhe lapidareve. Sado te urryer te ishin, po t’i demtoje denoheshe. Njerezit i trembeshin ligjit dhe nuk i demtonin. Po te arratiseshe denoheshe. Te pakte ishin ata qe i merrnin parasysh rreziqet e kalimit te kufirit. Disa lane kockat duke guxuar. Te tjeret nuk guxonin. Nese pese shkodranet rrezuan monumentin e diktatorit (dhe i luajten Zotin!), policia i arrestoi dhe ia solli te lidhur per denim. Po t’ia sillnin perpara gjykatesit Bledian Koka, nje gjykates i niveleve humane te larta do te urdheronte: “Liroini! Poshte diktatura!” Do t’i perqafonte pese te arrestuarit dhe se bashku do bertisnin: “Liri- Demokraci!”… Por ne ate kohe nuk ishin te gjithe si Koka. Ky Dvorani nuk pati topet e Bledianit dhe hapi qitapin e ndeshkimeve. Dhe i denoi me pushkatim! Apojo mo gazetar i shpifur?! O Bledian? I denoi me 10 dite burg, apo i ekzekutoi. Po varret e atyre peseve dihen apo s’jane gjetur. O Koka, mblidh mendjen se do hash koken!

    1. Ilir says:

      E paguajne te ziun Bledian, edhe ai e di qe po flet traplleqe por… jeton me parate e saliut e kuptoje.

  5. Kokegu says:

    Ore po si ka mundesi qe me familjen Berisha punojne gjithe injorantet dhe imoralet si puna e ketij fshatarit nga Hardhishta Koke lopa?

  6. Paloka says:

    Edhe quni gjykatesit famkeç RRUSTEM GJATA kandidon per deputet,dhe pretendon pef minister drejtesie o gazetaruc i familjes mete urryer te Shqiptareve BERISHA! zoti gazetaruc Sali krimi ka qene spiun i sigurimit me pseudonimin Penicilina ,por nuk ju shkon per shtat ju militanteve te partise se krimit! 0 gazetaruc partia e juaj eshtd mbushur me sigurimsa dhe vrases.

  7. k says:

    Nuk bëhet shtet serioz me malokë dhe injorantë.

    1. hec aty says:

      Po shqiperia 3/4 male eshte. Me ke ta bejme shtetin, me fushoret .
      Ne fushe vetem turqit jetonin

  8. *** says:

    Roli i gjyqtarit eshte te japi denimet sipas ligjit ne fuqi ne ate sistem ku ai jeton.
    Ky quhet profesionalizm.
    Anarkia denohet.

    Sipas ketij Rama ka sponsorizuar te 12-tet e vleresuar nga DASH.

  9. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Kur ben edhe spurdhjaku koka si koke e madhe

  10. Velo says:

    Gazetaria në nivel Bledan Koka!!!!!! Pika që s’i bie gazetarisë tonë. Turp për këtë nivel që çfaqet në televizionet tona. Faqe e zezë!

  11. trendafili Permetit says:

    Ai gjoja gazetari mbreme, Bledian Koka, ishte idiot per jeten e tij. Nuk e mbante vendi, mimika e shperqendruar, fjalet pa kalkuluar duke akuzuar dhe ambasadoren amerikane ne Tirane dhe SHBA-ane se ishte sponsorizuar (!), per çdo gje ironizonte dhe mu duk djale i ri, por fare i papergjegjshem per jeten e tij ne ate forme si sillej. Valle çfare ta kishte “droguar” ne ate menyre? Patjeter se ne kapitalizem vetem parate te drogojne dhe droga vete qe kthehet ne parà; s’ka gje tjeter. Mua me mjaftojne keto qe kam: ha, pi, kenaqem, shikoj, degjoj dhe kthehem ne krahe tjeter; nuk rrezikoj se fundja jeta eshte per ta shijuar per vete dhe jo ta shijoshe per nje kriminel si Sali Berisha apo Ilir Meta. KJo eshte injoranca sot qe viktimat e jetes tyre behen njerez te papergjegjshem si ky Blediani. Portofoli tij, por rrogen do jane te tjeret se ai do shkoje per leshe me kete mendje qe ka. Dhe shikojini keta njerez ku do perfundojne pas 25 prillit apo pas arrestimit te Saliut e Ilirit se s’rrine dot vetem keta!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje