Privatizimi i 'Kompleksit Partizani' nga familja Berisha, Rama: Mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv në një makineri përfitimesh financiare

25 Shkurt 2021, 09:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin e tij social facebbok, serinë e tretë të dokumentarit investigativ nga Report Tv, për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani.

Në vitin 2009, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye ish-pronarëve duke përfshirë Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Në dokumentar thuhet se megjithëse Jamarbër Malltezi ishte vetëm një nga 64 trashëgimtarët që duhej të ndanin tokën, me përqindje e pronësi shumë të vogla, arrin të bëhet pronar i pothuajse 40% të të gjithë investimit me vlerë miliona euro.

Report TV zbuloi se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizan Në lidhje me këtë rast, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruan:

“Mirëmëngjes me serinë e tretë të dokumentarit investigativ mbi keqbërjen marramendëse që zhduku kompleksin sportiv Partizani, ku mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv në një makineri përfitimesh financiare”, shkruan kryeministri Rama.

6 komente në “Privatizimi i ‘Kompleksit Partizani’ nga familja Berisha, Rama: Mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv në një makineri përfitimesh financiare”

  1. Lab says:

    Te kemi votuar per te pasur drejtesi, i dime te gjitha bemat e tyre, duam drejtesi reale. Pa ndeshkimin e ketij korupsini gjigant nga jenat e ketij kombi nuk merr rruge zhvillimi i Shqiperis. Duam drejtesi ne 3D zoti kryeminister.

  2. Anonim nga rusia says:

    Nuk eshte se po beni dhe ju ndonje gje ndryshe nga keta.
    Keta privatizuan kompleksin partizani ju doni te privatizoni tregun e fiskalizimit te naftes me VKM-rat qe keni miratuar kete jave.
    Vazhdoni ngopuni me leket e popullit dhe bjerini njeri kapakut dhe tjetri tenxheres, perderisa hapja e tregut ngelet vetem nje ender per te gjithe talentet qe po ikin nga ky vend, vetem e vetem se ju nuk po hapni rruge.

    Ju lumte pena qe keni ne dore te gjitheve

    Anonim nga rusia

  3. Shkodrani says:

    Mos u bëj qesharak more Edush! Të paktën ruaj seriozitetin e mos bëj medemek si naiv apo i virgjër se tokave e pronave ia ke plas hajdarin ti vetë tejpërtej. Ky Malltezi ka apliku dhe perfeksionu vjedhjen në terma galopante. Kaq shumë të bën përshtypje more Edush? Jeni të gjithë shoqëri anonime, që vidhni me radhë. Këtë e di edhe Velia i Bashkisë, Luli i Shqupit, Meta Floriri dhe Sala i Viçidolit. Të paktën me njerëzit me tru në kokë nuk mund të talleni. Mund të vidhni fatkeqësisht, por mos bëni si Ponci Pilat me popullin!

  4. Duhet te ndertohet shteti per ti dhene forme kombit. ( arbereshi Francesco Crispi , ish kryeministri i pare italian ) says:

    ..se shpartallimi vazhdon.

  5. Dik says:

    Ti Shkodran ruani sale sheqeren e karaxhixhit,se k.m nuk ashte prokuror e hetues e as gjykates ne demokraci por kete pune e bange babai yt shpirtrror akoma ne demokraci ,se ai ishte rritur me ate kulture

  6. trendafili Permetit says:

    SPAK te sekuestroje pronat, ti konfiskoje parate dhe ta fusi ne burg, Saliun, ate qe s’eshte Arber, gruan dhe gjithe rrjetin qe ka bere kete pune. Atehere themi se po fillon dite e ré.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje