Shtrenjtohet me 25 për qind çmimi i gazit për makinat, kosto shtesë edhe për familjarët

25 Shkurt 2021, 09:15Sociale TEMA

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familjarëve.

Burime nga operatorët e tregut pohojnë se çmimi i gazit për automjetet është rritur me 25 për qind ku nga mesatarja prej 40-45 lekësh/litri që tregtohej më parë tashmë mesatarisht tregtohet me 50-57 lekë.

Për kategorinë e familjarëve rritja është me 11 për qind. Nëse më herët një bombol mbushej me 90 lekë litri së fundmi ajo mbushet kundrejt 100 lekëve për litër.

Periudha më e lirë e tregtimit të gazit ishte në kohën e pas karantinës kur në bursa si gazi edhe nafta u ulën në mënyrë drastike e për rrjedhoje çmimi më i leverdishëm u transmetua edhe në tregje.

Në atë kohë një litër gaz për bombolat familjare u tregtua me 85 lekë/litri ndërkohë që më vonë çmimet kanë vijuar të rriten gradualisht. E njëjta logjikë aplikohej në çmimet post-karantinë edhe për gazin për automjetet ku kostoja ishte më e lirë.

Pritshmëria e operatorëve të tregut lidhur me çmimin e gazit është që të ketë tendencë rritjeje njëlloj sikurse po ndodh edhe me naftën.

Kjo lidhet me pritshmërinë për një rritje të kërkesës në vazhdim teksa kushtet e pandemisë mund të lehtësohen nën efektet e vaksinës dhe hapjes graduale të ekonomive si dhe faktit që shumë prej rafinerive ulën prodhimin më herët.

3 komente në “Shtrenjtohet me 25 për qind çmimi i gazit për makinat, kosto shtesë edhe për familjarët”

  1. taso kume says:

    Mendoj se shtetit i paskan kushtuar shume vaksinat.

  2. faruk says:

    Rriteni sa me shume cmimin e karburantit se sado qe ta beni ky popull eshte dele nuk ankohet. Po te shikosh lete komentet te medha behen per politiken ndersa per probleme ekonomike si kangrena e karburanteve qe eshte me i shtrenjti ne rajon nuk shkruan njeri.

  3. mond says:

    Po karburantin nuk e shet qeveria o faruk, por tregu(pazar eshte) u kap lire do shitet lire, para 6-7 vitesh gazi ka qen 75-85 lek/liter dhe perseri me leverdi ishte pasi benzina ishte 180.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje