LSI del hapur: Pas 25 prillit, do anulojmë vettingun. Flasim edhe në emër të PD-së

26 Shkurt 2021, 12:03Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila prej kohësh është duke luftuar reformën në drejtësi, ka dalë hapur kundër vettingut.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, ka thënë se menjëherë kur të vijnë në pushtet më 25 prill, fillimisht ata do të anulojnë vettingun në polici.

Vasili foli jo vetëm në emër të LSI, por të gjithë opozitës së bashkuar.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se ky ligj është zbatuar në mënyrë preferenciale, politike dhe është kthyer në mjet shantazhi për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“I gjithë vettingu në vend të kryhej nga një trupë e pavarur e Policisë, u krye thjesht nga të njëjtët njerëz, që në mënyrë selektive, donin të largonin njerëzit e ndershëm, punonjësit e policisë që zbatojnë ligjin dhe për ti kthyer ata në një polici politike.

Ky është një nga aktet më të rënda që mund të ndodhte. Degradimi i këtij ligji ishte kryerja e shantazhit edhe mbi policin më të thjeshtë, duke i kërkuar atij edhe faturat e llacit të banesës së ndërtuar 27 vjet më përpara, të atyre shumë banesave të varfra, të shumë policëve që vijnë nga familje të thjeshta, të ndërtuara me solidaritetin e vëllezërve, kushërinjve, të gjithë bashkë për të siguruar mbijetesën në banimin e tyre. E këta mijëra policë mbahen nën shantazh, e kokat e policisë të përfshira në krim, në trafik, në korrupsion, në drogë e gjithçka kalojnë lehtësisht vettingun, qofshin këta edhe ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit.

Ky vetting është nul, është zero. Opozita, pas fitores së 25 prillit, do të anulojë këtë ligj të vettingut, do ta shfuqizojë, do ta zhdukë një ligj të tillë të poshtër e të shëmtuar, i cili është një ligj që kërkon vetëm e vetëm transformimin e policisë në një polici politike, ushtare të Edi Ramës dhe jo ushtare të ligjit, apo ushtare të qytetarit të thjeshtë, që ti shërbejë atij për ti qëndruar prapë, për ti garantuar siguri, për ti treguar që ligji është në krahun e qytetarit dhe jo në krahun e trafikantit, horrit dhe të kriminelit.

Prandaj do ta anulojmë këtë ligj dhe do të bëjmë një ligj, që do të kërkojë një pastërti të jashtëzakonshme, qelibar, për të gjithë krerët e policisë sepse populli me të drejtë thotë që: ‘Peshku qelbet nga koka’, e nuk do të lejojmë kurrë që njerëz të inkriminuar të vazhdojnë të qeverisin Policinë e Shtetit.

Patjetër do të bëjë zero edhe këtë pseudo-vetting, që u dha alibi këtyre maskarenjve dhe ata do ti nënshtrohen nga e para një vettingu, por të bërë nga një trupë e paanshme dhe jo nga ata që i bëjnë vetting vetes së tyre”, tha Vasili.

Normalisht, nëse vijnë në pushtet, këtë argument do të përdorin edhe për vetingun në drejtësi për ta zhbërë, me pretendimin se është përdorur në mënyrë preferenciale dhe janë goditur padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë, “armiq” të Ramës.

LSI, dhe më konkretisht Ilir Meta, bashkë me aleatin e tij Sali Berisha, kanë që në krye të herës që luftojnë kundër reformës në drejtësi.

Ata kanë bërë gjithë përpjekjet e mundshme për të mos e votuar atë dhe më pas për ta zvarritur.

Ditët e fundit ata madje sulmuan edhe SHBA, pse vlerësoi një prej njerëzve kryesorë të reformës në drejtësi, Ardian Dvoranin.

Dhe sinjalet se do ta anulojnë reformën në drejtësi, nëse vijnë në pushtet, e kanë dhënë prej kohësh.

Vasili thjesht e ka përforcuar këtë ide ditën e sotme, duke e nisur nga vettingu në polici.

(TemA)

14 komente në “LSI del hapur: Pas 25 prillit, do anulojmë vettingun. Flasim edhe në emër të PD-së”

  1. trendafili Permetit says:

    Ardhja e ketyre ne pushtet qe s’do ndodhe kurre, eshte kthim ne vitin 1996-te. Ee, po s’eshte me ai popull! Populli ka ecur perpara, keta kane ngele ne vend. Do anullojme dhe hetojme per 30 vjet , thoshte Gazmend Bardhi mbreme, por kur pyetej nga Minxhozi qe do hetonin 230 miljonet e Lulezim Bashes apo Gerdecin, hidhej e perdridhej. Besoni ju se keta do shkelin mbi “dinjitetin” e tyre kriminal?!

  2. chris says:

    Hajt se do hash fara boll ne Spaç dhe ajo jevga ka me lexu boll filxhona atje! S’do ket ça me bo gjith diten.

  3. Mona putana says:

    Me çfare so e ndryshosh me 2% e sat’eme moj karakurve ordinere? Apo me rroçken e fishkur te Vasil hurdhuces. Tqr felliqesire surrat dose

  4. Bujar says:

    PIRDH PIRDH! FUTJA KOT ME INTERPRETIMIN QE DO ANULLOHET VETINGU NE DREJTESI???! O ARTIKULLSHKRUES, VETINGU NE POLICI ESHTE BERE NGA RAMA JO NGA ONM-JA! E BEN QEVERIA, AS AMERIKA AS BE.
    PRANDAJ DO ANULLOHET SE KANE BERE SPASTRIM.
    PO PSE GENJENI APO KENI MERAK SE GJITHE TRUPA POLICORE DO VOTOJE OPOZITEN TANI!!
    EDHE RAMA THA PO E PEZULLOJ PER MOMENTIN SE DO VOTEN E POLICEVE

  5. Trimi says:

    Po zure be koken k…… I u me falni koken eilir floririt e te mones dte besoj?

  6. vilson says:

    Sigurisht qe partite e hajduterise nuk i intereson vetingu….. Merini handutet te partia e Like floririt…

  7. pjeter says:

    Kurre nuk keni per ta bere,rrezikoni koken tuaj.Ka shume gjasa qe pas 25 prillit te perfundoni ne kafaz nje here e mire.

  8. Ore nuk paska ngel burre ne ate vend ,ti shkerdhej robt
    ksaj fare te ndyre rropsish ,
    qe pasi i shkaterrun jeten e cdo te ardhme shqiptareve ,
    e vodhen
    e vrane
    e peshtyne
    e tradhetuan
    nuk lane te huaj pa u shkerdhyer dhe prure me bo pasuri ne Shqiperi ,
    nderkohe qe ky popull mezi po mbijeton ,ska sot pas 30-vjetesh nji Spital te shtrohet e kurohet si Bota ,
    s’ka nji Ushtri te krenohet e mbrohet nga Hienat qe i qisin dhembt nga cdo krah ,
    nuk ka nji Shtet qe te perhaqsoje mendimin e shprehi deshirat e ktij Populli ,
    nuk ka nji Drejtesi qe te jetoje si gjithe njerezit ne Paqe dhe i sigurt ne shtepine e tij ,
    por kudo -kudo vetem shkerdhata ,njerez Fallso ,pa karakterin e duhur per pozicionet
    qe mbajne .
    Dolen nga Vetingu pothuaj me shume se gjysma e Gjyqtareve qe kane Abuzuar me Pasurite e vena ,
    pra imagjinoni kta peshqit e vegjel te Drejtesise kishin ven ate Pasuri
    po Peshqit e Medhenje te Bande se Drejtesise ??? – Ata qe kane toka ,Hotele ,Vila ,Dyqne Floriri etj etj
    qe jane nji frymezim per Kriminelet dhe i sherbejne ala sot Bandes se ksaj bushtres Vilave te lalzit
    ne bodrumet e te cilave fshehin shume Fakte shume Kufoma !!!
    Popull ,cohu dhe shkerdhej robt ksaj fare Kafshesh qe mashtruan nen maska Politikani
    dhe degjenruan Demokracine dhe sot jetojne ne Vila lluksoze ,kur populli iken largohet nga Shqiperia ,
    nfa kta kafshe e Egersira qe nuk i lan asnji shanc per te gezuar lirite ne Atdheun e vete ,
    qe duan edhe ato qe jane ndertuar ti shkaterrojne perseri ,nqs Antishqiptaret do t’i votojne .
    Z h d u k i n i – Banden e Lalzit i vini zjarrin Vilave te putanave te kombit tone.

  9. John says:

    Ju jeni dhe debil. Kedhtu do i merrni votat duke treguar hapur qe do beni te kunderten e asaj qe presin qytetaret shqiptar?

  10. Xha Suloja says:

    Ju do vini ne pushtet kur te qethen vicat,po c’fare pushteti ju,mor ndyrsira,ju jeni njerzit me te diskretituar dhe te urryer ne kete vend,po ku ka me kriminel,hajdut,vrases,te korruptuar,te pa moral,trafikant,ordinier se ju,keto jane percaktime jo te mijat,por te tutorit te kryetarit tuaj,Sali Berisha,jane akuza te atij qe promovoi nje unuk ne drejtimin tuaj,me porosi te Sulos,jane percaktime te bera sakte nga Fatos Nano,prandaj c;koment i metejshem,eshte i tepert

  11. Anarkisti Albin me tepsi ne dore says:

    E thote mire “xha Suloja” pak me lart.Ju do vini ne pushtet kur te qethen vicat,biles dhe atehere do jete me dyshim,se pas vicave kemi per te qethur dhe dhite,e me pas dhe dhente.Keshtu qe me sa duket jane larg pashket per tregetarin e emigranteve Vasillaq e me banditet shoke e miq te tij!

  12. Reci says:

    Me deklarata te tilla haptas , hapet me duart tuaja varrin tuaj. Vetem te jesh idiot ti votosh keto qelbesira.

  13. Asd says:

    Keta duhet ti arrestoje Spak pa i lene te futen ne zgjedhje.

  14. Plugu says:

    Eh! Tani e “siguruat” fitoren ne 25 Prill.Me heqjen e vetingut ne polici dhe drejtesi e hengri te semes Peço Vasili dhe Monka zhgarravina,do ngelen jashte fare,lakuriq qe do tallet bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje