Rama paralajmëron vizitë në Bruksel: Do shkoj pas disa ditësh, do takohem me liderët e BE

26 Shkurt 2021, 10:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda pak ditësh do të ketë një udhëtim në Bruksel për të takuar liderët e BE, lidhur me integrimin e Shqipërisë në union.

Rama lajmërimin e bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Berat, ku tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe pret konferencën e parë ndërqeveritare.

Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE0në. Por BE nuk është një, por është një bashkësi shtetesh që janë të ndryshme në këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i KE, është zyrtarizuar, por hapja e negociatave formalisht është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet. 

Por procesi i negociatave lidhet me hapin formal të konferencës ndërqeveritare dhe vazhdimi është me shumë kapitur. Këtu jemi në një fazë që e kemi parë që dinamikat e BE, dhe hallet e një vendi dhe një vendi tjetër.

Unë për veten time e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë do dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhë. Të shohim, Holanda është në fushatë. Patjetër që ka ndikuar shumë dhe pandemia se e ka futur në një tjetër proces.

Do jem në Bruksel në pak ditë, Do të kem kontakt me të gjitha autoriteteve. E rëndësishme është që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Por BE ka një strukturë me dy shkallë, por integrimi lidhet dhe me situata të brendshme në shtete të caktuara”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje