Astrit Patozi: Nëse nuk futemi në Parlament, iki nga politika . Bashës ia kam falur “vrasjen” time politike

26 Shkurt 2021, 09:25Politika TEMA

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka deklaruar se nëse nuk futen në Parlament, do të largohet nga politika.

Patozi u shpreh se BD synon të jetë forcë parlamentare dhe sipas tij ky është një objektiv i panegociueshëm.

Kemi dëgjuar shumë gjatë kësaj kohe që nëse Bindja Demokratike nuk plotëson objektivat e saj, Astrit Patozi largohet. Konkretisht në numra, për çfarë objektivash bëhet fjalë?

“Si forcë e re politike, objektivat tona nuk mund të jenë të njëjta me PD-në apo PS-në dhe besoj se për këtë kemi mirëkuptimin e publikut dhe të gjithkujt. Bindja Demokratike synon që të jetë forcë parlamentare dhe të jetë forcë përfaqësuese. Këtë objektiv ne e kemi të panegociueshëm.”

Duhet të mjaftojë një deputet për të qenë forcë parlamentare?

“Jo, ne si forcë politike, të paktën për sa më përket, nuk do të merrni kurrë përgjigje për sa mandate. Kjo tregon siguri absolute për një sens realizmi të qartë sepse ne jemi të ndryshëm. Jemi krijuar të ndryshëm nga PD, LSI dhe PS. Po të dëgjoni ata, Edi Rama thotë 98 mandate, Basha thotë 110, Kryemadhi thotë 85. Mbidhi këto mandate dhe gjeje sa deputetë ka parlamenti.

Ne nuk na lejohet që ta bëjmë këtë gabim. Ne do marrim aq mandate sa populli shqiptar të na besojë dhe atë lloj investimi do t’jua kthejmë qytetarëve shqiptarë përmes atyre që ne do të bëjmë duke qenë forcë përcaktuese qeverisëse, nëse do jemi në qeveri. Dhe forcë e fuqishme opozitare nëse do jemi në opozitë.”

Këtë besoj meriton ta marrim si përgjigje. Kjo është beteja juaj finale? Nëse nuk merrni mandatin, largoheni nga politika?

“Me shumë gjasa, unë nuk dua ta besoj, por në rast se kjo ndodh unë largohem pa asnjë hezitim.”

Ka njerëz që mendojnë se jeni larguar nga PD sepse Basha nuk i realizoi ambicjet tuaja?

“Lulzim Bashës unë ia kam falur atë. Ka shumë njerëz që duan ta lidhin me pozicionin tim politik. Lulzim Bashës ia kam faluar atë që njerëzit e konsiderojnë si ‘vrasje politike’.

Ka shumë njerëz që thonë se Astrit Patozi sot militon në një forcë të re politike për shkak se është mërzitur ngaqë Lulzim Basha e hoqi nga lista e PD. Nuk është e vërtetë.

Sepse unë e quaj një histori të mbyllur edhe një kapitull të tejkaluar. Ajo që kam bërë gjatë këtyre dy viteve të fundit është që t’i krijoj qytetarëve shqiptarë një mundësi tjetër që është e ndryshme nga PD-PS-LSI.”

3 komente në “Astrit Patozi: Nëse nuk futemi në Parlament, iki nga politika . Bashës ia kam falur “vrasjen” time politike”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Ik! Nje ore me pare madje! Mos prisni te mos beheni deputete, per te ikur! E patet shansin te gjithe!

  2. Diu says:

    Ti nuk iken se e ke shijuar marjen e roges duke ndejt. Nuk iken nga politika dhe Bashes nuk ja fal.

  3. Shefqet Cela says:

    Basha ka një mori gjynahesh ndaj këtij populli, pooor një meritë e ka:
    I SYRGJINOSI NJË PJESË TË BANDËS SË SALI BERISHËS; DUKE FILLUAR NGA GJOZI
    (ajo e zheleve), PATOZI E KOMPANI.
    Në fakt i syrdisi Saliu, si limonë të shtrydhur, por vetë qëndron në hije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje