Monika Kryemadhi: Të bësh koalicion me Edi Ramën është tradhti kombëtare!

25 Shkurt 2021, 23:01Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e prerë sonte në media. Ajo tha se “Të bësh koalicion me Edi Ramën është tradhti kombëtare!”.

Ajo tha se të gjithë socialistët e gjejnë më shumë veten pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës sesa pranë PS-së së sotme, duke qenë se sipas saj asnjë nuk po i mbron.

‘Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e mbajmë fjalën. Unë mendoj që socialistët e gjejnë veten më pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës, sepse kush po i mbron sot?

Kush është që të dalë e të flasë për alternativën e Partisë Socialiste? Ku e gjejnë veten socialistët sot më shumë? E gjejnë veten më shumë te inceneratorët, apo tek një mjedis i pastër?

E gjejnë veten te rikthimi i rafinerisë së naftës në Fier apo në Ballsh, apo tek shfrytëzimi në mënyrë makabre të puseve të naftës nga kompani kineze pa identitet, të cilat e shesin gjithë produktin bruto të naftës me vetëm 50 për qind të çmimit?

Kur ndërkohë kanë qenë rafineri ku punonin me qindra dhe mijëra naftëtarë. Kam qenë në Patos ku kam takuar një naftëtare, që ka dalë me 198 mijë lekë të vjetra pension, edhe pse kanë punuar me vite të tëra në rafineri.

Dhe kjo naftëtare që ishte socialiste, jo vetëm që nuk i dhanë shansin për të pasur statusin e naftëtarit që ajo nuk e mori kurrë.

Statusin e mori dikush që ka punuar, por që jeton në Itali apo në Amerikë. Prandaj socialistët e gjejnë veten te LSI. Socialistët nuk kanë të bëjnë me figurën, socialistët duan atë çfarë prekin vetë me dorë dhe ajo që prekin me dorë është vetë programi ynë, pasi ne e themi dhe e mbajmë fjalën’, deklaroi Kryemadhi!

10 komente në “Monika Kryemadhi: Të bësh koalicion me Edi Ramën është tradhti kombëtare!”

  1. Trotski says:

    Praj moj baxhelle se na shurdhove.Po dhe pas mandatit te DASH ,po na llafos ??? Bej gati raqet per ne Rec ,

    1. Prind says:

      Por qe kjo ezhte gati ta beje serish jete teadhti por ce do qe nuk ja var Rama ?

  2. Trotski says:

    Praj moj baxhelle se na shurdhove.Po dhe pas mandatit te DASH ,po na llafos ??? Bej gati raqet per ne Rec ,
    Po te vika keq per baxhellen?

  3. Boston says:

    Kjo…..ka per idhull kriminelin dhe hajdutin Sali Berisha….kaq mjafton per te shoqen e krye hajdutit ne fronin e presidentit…..Turp per ata qe i japin votat ketyre plehrave, armiq te betuar te USA dhe Reformes ne Drejtesi.

  4. Demokracia says:

    Sa te lezetshem qe jeni, nuk e di se me ke pretendoni qe keni si degjues per ato qe shpreheni, pasi realisht eshte komike. LSI jo vetem qe beri koalicion me PS kur ishte nderkohe ne koalicion me PD dhe e kuptoi qe ishte e vetmja menyre per te qendruar ne qeveri dhe mori kontrollin e Ministrive per cdo “deputet” qe mori, por tani ju e pranoni vet qe jeni tradhetar! Nuk e di domethene, por ju mendoni se njerezit kane lindur dje dhe mund ti genjeni si kalamajt me lepirese.

  5. Taku says:

    Te besosh Muniken per ç’ka deklaron eshte njelloj sikur te besosh prostituten per virgjeri!Thone qe vetem Nikoll Qeni(Lesi) ia gjen venen kesaj buçeje.

  6. Kozmo says:

    HAHAHA. KU DHELPRA NUK E ARRINTE RRUSHIN THA : NUK I DUA, NUK I DUA, ATO NUK JANE PER MUA, LE TI HAJE NDONJE TJETER, KESHTU FOLI ZONJA DHELPER.
    KUSH E MERR MONALIKEN NE KUALICION?!

  7. antipatrea says:

    Shko tako tani edhe ata punëtorët e guroreve të Tomorrit ! Mbase i zgjidh edhe ata , se ata as që kanë për të marrë ndonjë herë pension … Po i rrjepin ca oligarkë të tjerë , që s’i njef ti … Në Reç Mona , në Reç me pension të siguruar …

  8. Kjo eshte loja qe te te dale perfundimisht boja says:

    I plasi Hajdari Rames.per koalicion me ju.dhe ne 2013 e beri koalicionin.jo se nuk i merte votat.po te percante lsin me pd dhe duke njohur mire synimet e ilirir per PS.e afroi.kosiliidoje pushtetin e tij.shefin e beri sgef te madh.qe mos ta kishre neper kemb dhe ta diskretitinte perfundimisht.gje te cilen e ka arritur

  9. qytetar says:

    …o zot…po kaq te trashe na konsideroni si popull !!!!!!!!!!!!!!!?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje