Dash Shehi: Shqipërisë i duhet përmbysje, do marrim 87 mandate

25 Shkurt 2021, 21:50Politika TEMA

Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe, jo thjesht rrotacion apo ndryshim. Me këtë mesazh erdhi në Ditari në A2 CNN kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi. Sipas tij nuk mjafton që të zgjidhet e keqja më e vogël, por duhet të ndërrohet kah, duke zgjedhur të mirën. Dhe këtu ai thotë se duhet të zgjidhet opozita për idetë shtetformuese, ndërsa shton se do donte që kjo e fundit të merrte 87 mandate sa kufiri kushtetues. Shehi thekson se ka ardhur koha që të ndryshohet kushtetuta.

“Unë nuk do të mbërrija te numri i mandateve, por optimizmi im mbaron te fitorja. Do të më pëlqente 87 mandate, që është kufiri kushtetues se ka ardhur dita për të ndryshuar kushtetutën e Shqipërisë, por jo nën presionin zgjedhor, por me qetësinë e shumicës së besueshme. Do të ishte edhe rrotacioni, është element pozitiv, është sikur ta kthesh tepsinë nga ana tjetër.

Ne kemi nevojë për ndryshim dhe përmbysje të madhe se edhe fjala ndryshim nuk është e mjaftueshme. Kemi bërë një program të mirë. Nuk mjafton pakënaqësia e madhe që kemi apo kjo keqqeverisje Nuk mjafton kjo për të bërë ndryshim, pasi do ishte në një sens negativ që të ikë një e keqe e madhe dhe të vijë një e keqe më e vogël, por që të vijë një e mirë sado e vogël, duhet ndërrim kahje. Do të zgjedhë një alternativë. Të zgjedhë opozitën për idetë shtetformuese që ka, për ta mbyllu këtë cikël”.

I pyetur për garancitë që jep opozita që me ardhjen në pushtet vendi ynë nuk do të jetë në të njëjtin batak, Shehi theksoi se një garancitë është ndërtimi i shtetit shqiptar dhe ajo që deklaron Basha për qeverisje deri në dy mandate.

“Nuk ka garanci absolute, por garancia është se po ofrojmë një gjë ndryshe dhe një lloj reflektimi për gabimet që kanë bërë vetë. Opozita nuk është klubi i engjëjve i ka të gjitha, por opozita e ka filluar me atë që do ndërtojë shtetin shqiptar. Çfarë po thotë të besueshme Basha?  Për mua kur thotë që do rri dy mandate jo më shumë, por t’ia japim popullit  nëpërmjet institucioneve.  Është mungesë e madhe serioziteti. Unë gjykoj që mes nesh dhe popullit ka disa institucione që ruajnë politikën dhe orientojnë dhe popullin. Këto janë disa gjëra që po mundohemi të bëjmë për të qenë të besueshëm”.

Ndërsa thekson se pushteti në vend është përqëndruar te një njeri dhe ekonomia në 10 vetë, duke e cilësuar këtë si kapitalizmin që nuk ka ekzistuar kurrë në Europë përveçse në vendet e dhunshme të Amerikës Latine, me shumë rëndësi Shehi konsideron shtjellimin e programit opozitar për të kuptuar situatën ku ndodhet vendi.

“Duhet të ishim te shtjellimi i programit konkret, të avanconim me programet dhe që nga nesër unë filloj këtë histori se kjo është e rëndësishme për shqiptarët se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me Shqipërinë për ta ndryshuar, për të kuptuar se ku ka rrëshqitur shteti ku janë institucionet dhe ku jemi me këtë situatë të keqe, që po përjetojmë dhe ato që të vijnë të jenë nën vëzhgimin e qytetarëve, mediave dhe ndërkombëtarëve. I gjithë pushteti përqëndrohet në një person dhe pushteti ekonomik në 10 vetë. Ky kapitalizëm nuk ka ekzistuar në Europë, vetëm në Amerikën Latine, Panama, Honduras, dhe vende që kanë qenë puro të dhunshme”.

Dhe në programin e tij, Shehi thotë se ai fillon e mbaron me dhënien fund të hajdutllëkut  për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal të jetueshëm.

Çmimin e akorduar nga Ardian Dvoranit, Shehi e shikon në mënyrë simbolike pozitiv, që në këtë vend herë pas here ka pasur njerëz që i kanë thënë ndal dhunës në pushtet dhe që gjykatësit të kenë kurajon për t’u ngritur kundër shumicës në pushtet.

“Unë do ta mbaja në këmbë çmimin e Dvoranit, analiza të bëhet në vitet e ardhshme. Që herë pës here në këtë vend ka pas disa njerëz që i kanë thënë ndal dhunës në pushtet. E kanë bërë për 1 mijë motive, nuk ka rëndësi. Unë do ta marr pozitive.  Po ta zhveshim se simbolika është aty që gjykatësit të kenë kurajo të ngrenë dorën ndaj shumicës. Unë do t’ia varja me dhjetëra dvoranëve që nuk janë shumë, që herë pas here kanë dashur të thonë diçka që nuk e ka thënë partia në pushtet. Të kthejmë këtë frymë për ndërtimin e institucioneve”.

13 komente në “Dash Shehi: Shqipërisë i duhet përmbysje, do marrim 87 mandate”

  1. EdRama says:

    Dash Shehu do te jete ministri i rakise! Dollia do jete me 100 gota, me planc the me meze

  2. zoga e vodices says:

    PO flet me duket ne te thate po pa ate te shkreten ti nuk mban cfare thua prandaj futi nja dy tre dopio qe te vish atje ku duhet mbasanej edhe nje jtave plonci qe te jete e sigurt

  3. arvanitasi says:

    o dasho do marresh noc rr.. dmth me ate shifer ke parasysh te gjatin dhe jo kullufin luli

  4. L'imperatore Diocleziano says:

    Gezuar, edhe nje tele. Sa behen 87?
    O Dash mos pi shume o burre i dheut se nuk di c’flet.
    Rakia te ben me kraheeee.

  5. Jimi says:

    Care, pse kaq pak !? He te keqen e bablokut, duket rakia ka qene e perzier!

  6. Lon says:

    Keshtu them dhe un o Dash dopio se Rama do marin 87 mandate, qenkemi te dy me nje mendje.

  7. Rrok Cubi says:

    O sharlatan.se edhe ytate mbasi rrumllohesh me raki.do vriste Musolonin edhe ti mbasi rrumllohesh me raki merr 87 mandate.te sigurt.po te sigurt ama.te gjithe me radhe.me 26 prill e mbrapa.do ti beni me rradhe nga nje gojore Ed Rames.ju jeni gelbaze kovidi.ju llogariteni se si jeni katandisur.qe dhe mbas 8 vjet qeverisje te Rames.te gjithe bashke kualicionin e haleve.kurvave dhe halabakve.jeni shume larg tij

  8. Plaku says:

    Duhet te jete i pire ska mundesi

  9. Asllani says:

    Dashh shehi do mare nonje pace e nje got Raki per 25 Prillin
    RAMA PUNON Nderton VOTA e ndjek mbrapa

  10. Alessio says:

    Do merrni karin. Ju vec mut dini te hani dhe te vidhni se jeni te pa ngopur. Ju qifsha robt me ca keni mrena pragut te deres !

  11. Sulo Pepja says:

    Ky rryp ka folur pasi ka rrëkëllyer nja 10-15 dopje raki dëllinje!

  12. Paraziti dehur says:

    Leksione nga paraziti i dehur!
    Je për Gines ,ke 30 vjet që vegjeton dhe merr gati mandatin e deputetit nga P D.
    Kryetar Partie me mbështetje 0.5%!!!

  13. SADIU says:

    Kur ka dhene kete mendim pa tjeter ka qene tap i pire, rakia ka bere punen e vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje