Artan Hoxha: Vrasja e Behar Sofisë, si ajo e Santos. Ishte ish-ushtarak me lidhje në polici, i ngriti kurth Dritan Dajtit për 400 mijë euro

25 Shkurt 2021, 19:48Politika TEMA

Artan Hoxha ka zbardhur disa detaje për vrasjen mafioze të Behar Sofisë.

“Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendin.

Këto janë vrasje me mesazh brenda., Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës.

Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit.

Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar, ku ezkekutori nuk ka lidhje me viktimën.

Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm.

Kjo mund të jetë bërë për lehtësi, për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes.

Ajo që është fakt, është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm.

Viktima eshtë një nga personazhet më të vjetër në qarkullim.

Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada.

Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake.

Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë.

Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998.

Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej.

Ka pasur tentativa të mëparshme për ta vrarë.

Aftësia e personazhit që ka humbur jetën sot, ka qenë se gjithmonë gjente lidhjet e duhura në radhët e policisë së shtetit.

Më shumë spikaste si biznesmen.

Sa herë përmendej emri i tij, policia shikonte me dyshim. Prandaj u bë i rëndësishëm.

Ishte një nga njerëzit më të fortë në Shqipëri që nga momenti kur u bë objektiv i disa atentateve të njëpasnjëshme.

Ai po përpiqej të siguronte një jetë normale për fëmijët e vet.

Ai në botën e krimit ishte personazhi që fluturonte ulët, që të mos bëjë shumë zhurmë.

Në trafikun e heroinës që vjen nga Afganistani ishte ndër më të rëndësishmit.

Në vitin 1998 është kapur me personazhe shumë të famshëm të Shijakut.

Eshtë kapur dhe me një futbollist të Fenerbhaçes”, tha Artan Hoxha për ABC News.

Artan Hoxha u shpreh se viktima ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e gushtit 2009 ku u vranë 4 oficerë policie në Durrës.

Gazetari tha se Behar Sofia ishte i pranishëm me makinën e tij në vendin e ngjarjes, ku u vranë policët dhe se ishte ai që njoftoi policinë për praninë e Dritan Dajtit, të cilit dyshohet se i ngriti kurth në momentin që po i dorëzonte 400 mijë euro për ta nxjerrë jashtë loje me duart e policisë, por gjithçka përfundoi në tragjedi.

“Në skenën e krimit kemi një “Tuareg” që ishte objektiv i operacionit, e ndezur me derën e pasagjerit hapur, ai ishte në pritje të dikujt që do të vinte.

Dy makinat e operacionales ishin pas, policët që vdiqën dhe një gjë që nuk e thoshte askush, ishte më e frikshme, ky është pengu më i madh në këtë histori. Kush e çoi policinë aty dhe ç’donte në atë moment?

Kjo makinë Benz me targë TR 1638 S është kapur rastësisht nga pamjet dhe vetëm më vonë duke parë me detaje kemi gjetur këtë makinë paralele me “Tuareg”-un e Dritan Dajtit. Policia arrestoi tre vëllezër që kishin një makinë me targë të zakonshme, por jo kjo.

Kjo u shfaq aty dhe nuk u pa më. Kjo makinë sipas hetimeve që u bë pas rezulton që ka qenë e viktimës së sotme që ka shkuar për të dorëzuar diku te 400 mijë euro. Njeriu që ia ka dhënë informacionin policisë është pikërisht Behar Sofia.

Policia e fshehu informacionin për Dritan Dajtin. Ky operacion u bë jo me RENEA-n, por me skuadër operacionale dhe patëm ato pasoja që patëm. Ky është një personazh me lidhje të forta brenda policisë. Ky nuk bëri kurth ndaj policisë por Dritan Dajtit.

Gjëja që dua të them është që si u zhduk ky Benz? Pse nuk u përfshi? Nuk e di në pronësi të kujt ishte, por u zhduk. Bashkë me të u zhduk edhe shuma e madhe me para. Si prova materiale u fiksuan si sasi 2 mijë euro, që Dritan Dajti i kishte në xhep.

Pse Sofia ndodhej aty? Pse po i dorëzonte këtë shumë? Për cfarë po e dorëzonte? Operacioni aty është bërë kur drejtori i policisë kriminale nuk ka qenë në Shqipëri dhe i policisë Tiranë ka qenë me pushime. Në detyrë ishte vetëm drejtori i policisë së shtetit.

Edhe brenda radhëve të policisë ka pasur klane që janë përplasur. Një operacion për të arrestuar më të kërkuarin përfundoi me katër të vrarë dhe bota e trafikut do të hiqte qafe një konkurrent. Behar Sofia krijon përshtypjen se do të hiqte qafe kundërshtarin e vet duke përdorur policinë, që do ta arrestonte do ta hiqte nga qarkullimi” tha ai.

“Nuk jam marrë shumë sot me pistën, por episodet ku ka qenë i përshirë më parë. Kjo është një ngjarje simbol që tregon çfarë ishte. Lidhjet e tij brenda policisë. Ngjarjen konkrete e quaj personazhin e fundit kyç, që nëse do të ndodhej para drejtësisë do të tregonte deri ku është e korruptuar kupola e policisë.

I vetmi që do ta na tregonte të vërtetën, do të zbërthente cfarë ka ndodhur. Skuadra operacionale shkoi në vendin e ngjarjes me armë të paregjistruara” tha më tej Artan Hoxha

6 komente në “Artan Hoxha: Vrasja e Behar Sofisë, si ajo e Santos. Ishte ish-ushtarak me lidhje në polici, i ngriti kurth Dritan Dajtit për 400 mijë euro”

  1. emigracioni says:

    Ky lumadhi vetem gazetar qe nuk eshte. Vetem hedh shashka. Shperndan informacion me copa gazetash …

    1. Shenjestra says:

      Emigracioni! E ke gabim.Artan Hoxha eshte nje nga gazetaret me te zot per investugimin e ketyre lloj ngjarjesh dhe kete e ka treguar me vepra.Ai, eshte shume i saket ne te dhenat per njerez te botes se krimit.Ka nje intuit te çiditsheme.Te dhenat dhe faktet qe ai jep jane te saketa dhe te pranueshmePra, ai duhet vleresuar dhe jo share.

  2. 100% says:

    Si komentues i pa-anshëm në këtë fatkeqsi të familjes së personit që është vrarë sot në Tiranë, do ti kshilloja që me qetësi ti analizojnë në veçanti deklarimet që ka bërë Sali Berisha në Web, që spjegon “i bindur”që vrasjen e sotit e ka bërë mafia Italiane. Spjegimi i disa ngjarjeve nga gazetari Artan Hoxha, që kanë lidhje me personin dhe policinë e para disa kohëve…., ngjarje të cilat po të jenë të verteta, e piketojnë dhe afirmojnë që personi i vrarë sot është ekzekutuar nga një grup kriminel i lidhur me trafikun e drogës të përbërë nga ish-policë dhe ish-n/drejtori i policisë Agron Kuliçi, dhe këtë e verteton dalja e pakuptimtë e një ish-Presidenti dhe ish-K/Ministri në web ku spjegon vrasjen e sotit, që është një nga vrasjet e perditshme që ndodhin që 30 vjet në Tiranë dhe në Shqiperi. Komenti i qelbësirës Sali Berisha, është bërë me qellim që të funksionojë si një shashkë tymi për familjen e të vrarit, me qellim që familja e tij të “mbytet” në shumë dyshime dhe të largëta në Itali. Kështu dyshimet direkte në lidhje me Berishen apo Kuliçin të largohen. Tek Sali UDB-ashi, shofim tentativat e fundit, për të zhdukur deshmitarët e fundit të krimeve, vrasjeve dhe trafiqeve, që mund të paraqiten në ambasaden Amerikane për ta denoncuar. Jam i bindur 100% që komenti i Sali Berishes sot, dhe spjegimi i Artan Hoxhës, akuzojnë direkt Sali Berishen dhe Agron Kuliçin me disa zagarë të tjerë…!

  3. baca says:

    Ore InvestiGaztor po si nuk ke thene nje fjale per kete para se te vritej? Nuk ja kishe permendur emrin. Gazetaret nxjerrin ne drite jo si ty qe flet pasi vriten njerezit. Ti je nje plehre qe flet pas kufomave. Aman o Mero mos i jep hapsire kesaj sudes se gazetarise se ky del ketu te ty dhe ngre pjacen e parave te gjobave

  4. Hysa says:

    Ne loje ka qene Klani i Dibraneve ne Polici me ne krye Ahmet Prençin dhe Arjan Muçen per t’ja fut Agron Kuliçit qe mbante ne lidhje Dajtin megjithe Tonin Vocin dhe Muhamet Rrumbullakun qe sot jane njeri ne krye te SHKB tjetri Drjtor i Policise Kriminale plis Arjan Muça Drejtor i Krimit te Organizuar. Keta i hoqi Tahiri dhe i riktheu Lleshaj me Xhafen.

  5. O Sali Shiqerja i viçikadolit ku je says:

    Sali Berisha me ekipin e tij të shkerdhatave, kanë ekzekutuar këtë person duke menduar dhe besuar që kanë mbyllur gojen e të vetmit deshmitar okular që kishte mundesi ti tradhëtonte para drejtesisë për krimin e Durrsit ku u vranë 4 policë. Komanduesit e kësaj vrasje, a janë të sigurtë që i vrari nuk ka lënë me gojë apo me shkrim historinë komplet të ngjarjes së Durrsit….!!? Shteti kap lepurin me qerre….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje