Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Gazment Bardhi zbardh detaje për marrëveshjen: Ishte kryetar dje

25 Shkurt 2021, 21:32Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, koalicionin e madhe opozitar në zgjedhjet e 25 prillit dhe dorëheqjen e Bamir Topit nga Fryma e Re Demokratike.

Bardhi theksoi se dje është regjistruar në KQZ koalicioni më i madh opozitar, ku janë bashkuar të gjitha partitë, që sipas tij, gjykojnë se më 25 prill duhet të vijë ndryshimi. Sa i takon dorëheqjes së Topit nga FRD, Bardhi theksoi se vendimi nuk ka lidhje me koalicionin opozitar, pasi Topi ka qenë edhe vetë pjesë e negociatave.

“Ne kemi finalizuar një raport politik të konsoliduar me të gjitha partitë që kanë nënshkruar edhe më 2019 në koalicion me PD. Gjatë kësaj periudhe kemi ftuar në koalicionin tonë cdo parti që gjykon se ka ardhur momenti që më 25 prill duhet të ndodhë ndryshimi. Partitë që kanë nënshkruar dje i janë përgjigjur thirrjes sonë. Kështu u nënshkrua formacioni më i madhe, me më shumë parti, dhe kemi bërë dje regjistrimin në KQZ”, tha Bardhi.

Pse koalicion me FRD dhe jo me z.Topi?

Nuk kam informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit nga drejtimi i partisë së tij. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryesisë së partisë së tij. Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie. Edhe Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD. Cdo eksponent, që është ftuar për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës së bashkuar, ka pasur kontakte me liderin e PD.

Kjo aleancë ka bekimin e Topit?

Besoj se po, sepse marrëveshja e koalicionit është firmosur dje, kur Topi ishte në detyrën e kryetarit të FRD.

1 komente në “Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Gazment Bardhi zbardh detaje për marrëveshjen: Ishte kryetar dje”

  1. Toni says:

    E kuptoj se e njejten njerez te llumit jane akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje