Sondazhi: Cilat janë tre problemet më të mëdha në Shqipëri? Vetëm 2% përgjigjen 'keqqeverisja'

25 Shkurt 2021, 22:50Politika TEMA

Situata e covid duket se i ka goditur rëndë financat e shqiptarëve. Por edhe pse pandemia është “kryefjala” dhe kryeshqetësimi i botës për momentin, për qytetarët shqiptarë duket se më të rënda janë pasojat e covid.

Sipas sondazhit të gjigantin botëror IPSOS për Top Channel, 41% e shqiptarëve janë të shqetësuar për krizën ekonomike që po kalon vendi. 36% e të anketuarve kanë shqetësim papunësinë, ndërsa 22% janë të shqetësuar nga pandemia.

Shëndetësia dhe korrupsioni janë një tjetër shqetësim i madh për shqiptarët, por vetëm 2% mendojnë se problemi është keqqeverisja.

Pagat e ulëta, arsimi, infrastruktura dhe emigrimi i të rinjve janë pjesë e probelemeve që shqetësojnë shqiptarët gjithashtu. Ndërsa 15% e të anketuarve përmendën “probleme të tjera” dhe 5% e tyre refuzuan të përgjigjen.

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi se shifra vetëm 2% që shënjestron si problem “keqqeverisjen” është nonsens.

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS në një lidhje me skype në “Open” në lidhje me këtë sondazh tha se keqqeverisja nuk është zgjedhur direkt, pasi nuk është konsideruar një nga tre problemet e para.

“Kontradikta është vetëm në pamje të parë, pyetjet ishin spontane dhe këto janë problematikat që vijnë menjëherë në mendje, pra janë problematikat e para dhe ndër të tjera mund të jepeshin vetëm 3 përgjigje.

Sigurisht që 3 problemet e para janë cituar nga përqindjet që keni parë. Keqqeverisja nuk ka qenë, nuk është konsideruar një nga tre problemet e para”, tha ai.

4 komente në “Sondazhi: Cilat janë tre problemet më të mëdha në Shqipëri? Vetëm 2% përgjigjen ‘keqqeverisja’”

  1. Emigranti says:

    O shoku gazetar,
    Cfare domethenie ka 2% kur 8 problemet me te rendesishme jane pasoje e drejtperdrejte e keq-qeverisjes…

    1. Bledi says:

      Shume e vertete! Keta e duan qe i intervistuari ta thote shprehimisht “keq qeverisja” por duke te thene ekonomia, papunesia etj, po te thote qe Qeveria, eshte pergjegjsi nr. 1 i ktyre problemeve, eshte ajo fajtorja nr 1. Po nejse, Gazeta Tema, fatkeqsisht, ka kaluar si portal i PS dhe nuk me ben cudi ky entuziazem i pavened te artikuj te tille. Hiq nje pjese te editorialeve te M.Bazes, pjesa tjeter e lajmeve/shkrimeve jane 80% propogande pro qeverise.

  2. Alban says:

    Dmth kriza ekonomike dhe papunësia nuk qenkan keqqeverisje. Interesante…

  3. Shkodrani says:

    E para e punës, ata që bëjnë sondazhet duhet të dinë të zgjedhin problemin/et dhe në funksion të tij variabli/variablat. Në këtë rast gjendja ekonomike është variabël i varur nga qeverisja (por edhe të tjerë). Kjo do të thotë dhe është krejt normale që gjendja ekonomike të jetë e varur edhe nga qeverisja. Me pak fjalë, më intereson vetëm 2% qeverisja në krahasim me rëndësinë e gjendjes ekonomike. Dhe më duket krejt normale për një popull të varfër. Kush e çan b. për qeverisjen, kur nuk mund të ushqej fëmijët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje