Ministre e Brendshme pas 25 prillit? Kryemadhi "rivalizon" me Metën: Do ishte mirë, se do sistemoja Shqipërinë siç bëj me shtëpinë

25 Shkurt 2021, 21:57Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur nëse ka biseduar me Bashën për ndarjen e posteve dhe ministrive pas 25 prillit, dhe a do të ishte ajo ministre e Brendshme e mundshme.

Kryemadhi nuk e mohoi, madje tha se do të ishte ide e mirë pasi do të sistemonte rendin siç bën me shtëpinë e saj.

Në fund tha se ende nuk ka biseduar me kreun demokrat lidhur me këtë temë, pasi po presin përfundimin e zgjedhjev.

Metaj: Më herët ju keni thënë se nuk kërkoni poste, por më pas qarkulluan disa mesazhe që Meta mund të jetë ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ndërkohë ai e mohoi këtë gjë dhe tha se do jetë president deri në vitin 2022.

Mos ndoshta do të jeni ju ministre e Brendshme në qeverinë e ardhshme? Duke qenë se jeni shprehur që do fitoni patjetër dhe ndoshta i keni ndarë postet me Bashën?

Kryemadhi: Nuk do ishte keq se do sistemohej ashtu siç një grua sistemon shtëpinë e saj do sistemonte dhe këto çorapet e mëdha siç i ka Rama çorapet e kuqe që i bën lëmsh.

Nuk kemi folur për postet dhe ministritë. Sot është e rëndësishme përpjekja dhe hyrja në finishin e fundit të kësaj fushate sfilitëse për ne dhe shqiptarët.

Angazhimi ynë është të cocojmë shqiptarët të votojnë, nga jashtë shtetit, përsa i përket ndarjes së posteve. Mos mendoni se qytetarët e kanë problem këtë gjë se çfarë posti merr Kryemadhi.

Peka: E përjashtoni marrjen e një posti ekzekutiv?

Kryemadhi: Kush e tha se kam thënë ma gjeni mua këtë? Ka kohë, varet nga numrat.

5 komente në “Ministre e Brendshme pas 25 prillit? Kryemadhi “rivalizon” me Metën: Do ishte mirë, se do sistemoja Shqipërinë siç bëj me shtëpinë”

  1. Arjan says:

    Dmth. Do e mbushje Shqiperine me hale per macet ?

    1. Prind says:

      Pra sic sistemion kriminelet qe ka ne shtepi, ashtu do i sistemoje dhe ne Shqiperi ???

  2. Hallexhiu qe i "Dhuron" Monikes nje Trongell says:

    Monika Karabuca:E ke Fjalen per “Shtepine” ne Tirane apo per Vilen ne Lalez??Po Maceve kush u jepe per te Ngren`?????Me sa dime ti u jepe per te Ngren dhe jo vetem….??Por Relaxon “Pjeshken” me Hamshoret Afrikane qe te sjelle Meta dhe i bene “Shqipetare” per 24-ore….
    Zoti mos e dhene dhe na behesh ti Ministre..lol

    1. Prind says:

      Ashtu si pastron parate e pista ne shtepi, ashtu do i pastroka dhe te gjithe hajdureve ne shqiperi???

  3. k says:

    Mos e ka emëruar që tani presidenti fshatar,si ministre këtë buçen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje