Shuplaka e Bamir Topit!

26 Shkurt 2021, 10:02Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Lajmi që qarkulloi në media se partia “Fryma e Re Demokratike” po lidhte koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, habiti jo pak njerëz. Kjo për faktin se deri ditën kur përfundonte depozitimi në KQZ i koalicioneve, askund nuk kishte dalë në skenë emri i FRD-së. Edhe në takimet që lidershipi demokrat po bënte aktivisht me partitë e tjera gjatë javëve të fundit, kjo parti nuk diskutohej në planet e koalicionit.

Habia shtohej për vetë faktin se kryetari i kësaj partie, presidenti Bamir Topi, i kishte shkëputur marrëdhëniet me PD-në qysh përpara 10 vitesh. Por, teksa në orët e vona shkallët e selisë së SHQUP-it po i ngjiste një përfaqësues i linjës së dytë të kësaj partie, kuptohej që diçka nuk shkonte në këtë mes. Një akt të tillë kaq solemn i takonte ta bënte vetëm presidenti Topi.

Në këtë rast duhet që të mos nxitohesh për të nxjerrë përfundime, aq më tepër që punët e natës, e mira është që të analizohen kur të zbardhi dita. Megjithatë, disa analistë nuk përtuan që po atë mbrëmje të thoshin që “presidenti Topi e ka pranuar emrin në listën e PD-së, bile edhe nga fundi i saj”!!!

Dhe dita erdhi me një dorëheqje nga presidenti Topi. Kryesia e partisë që ai kishte themeluar dhe drejtuar deri në ato momente, kishte vendosur që të lidhë koalicion me PD-në. Kjo praktikisht ka rënë në kundërshti me vullnetin e kryetarit të partisë. Por ai, në përmbushje të një vendimmarrje të shumicës, ka vendosur ta respektojë mendimin e tyre dhe i gjendur në pakicë, zgjodhi formën më demokratike (njësoj si emri i partisë), duke dhënë dorëheqje të “menjëhershme e të pakthyeshme”.

Kushdo që e ka ndjekur historikun e politikës këto 10 vitet e fundit, specifikisht pas datës 21 janar 2011, e kupton fare lehtë që, mali me mal takohen, po presidenti Topi me Partinë Demokratike, sa kohë aty të jenë bashkë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, kurrën e kurrës.

Më 21 janar 2011, presidenti Topi jo vetëm u konsiderua si “Horr Bulevardi” prej kryeministrit Berisha, por gjithashtu u fut prej tij edhe në Grupin Puçist, së bashku me kryetarin e opozitës, kryeprokuroren, kryetarin e SHISH-it dhe tri analistë shtypi. Nuk ka fyerje më të madhe për një Kryetar Shteti që në cilësinë e Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ta akuzosh padrejtësisht si PUÇIST, me një fjalë, autor në Grusht Shteti. E gjitha ndodhi vetëm për faktin se presidenti Topi kërkoi hetim të menjëhershëm dhe të plotë të vrasjeve në bulevard.

Si do mundet të lidhte koalicion presidenti Topi me Lulzim Bashën, i cili, më 21 janar 2011 ndodhej në të njëjtën godinë, në të njëjtin kat, në të njëjtën zyrë me kryeministrin Berisha, zyrë nga e cila erdhën edhe urdhrat për të vrarë në bulevard?

Si mundet që presidenti Topi të lidhte koalicion me Lulzim Bashën, kur ai është autor i librit “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), libër i cili i bën një skanim të të gjitha veprimeve kriminale që ndërmori dyshja Berisha-Basha për të fshehur krimin e 21 janarit?

Në atë libër del në pah se si Berisha e Basha janë pengje të njëri- tjetrit, sepse veprimtaria kriminale që kanë konsumuar ka qenë e dyanshme, me dijeni të të dyve dhe po ra njëri, digjet edhe tjetri.

Ndaj, presidenti Topi vendosi që të ruaj të paprekur imazhin e ndërtuar prej tij, atë të një qytetari plot dinjitet, i cili nuk pranoi që të këmbejë një vend në listën e PD-së, duke lëpirë atë që kishte pështyrë më parë në librin e tij. Dhe “pështyma” e presidentit Topi, në këtë rast, ishte në fakt një e vërtetë e madhe, një aktakuzë e pashpallur, nga një dëshmitar okular i ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, por që drejtësia e blerë e Berishës i mbylli me dënime qesharake pa shkuar tek fajtorët e vërtetë.

Presidenti Topi meriton mirënjohje dhe falënderim të madh prej çdokujt që beson tek vlerat e mira njerëzore dhe tek ndershmëria për t’i qëndruar besnik parimeve të veta. Ishe dhe mbete qytetar në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Faleminderit president Topi!

21 komente në “Shuplaka e Bamir Topit!”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Bamir Topi,ky burrë i mirë dhe i mbarë i Shqipërisë,ka qënë dhe mbetet një personalitet i pa diskutuar i elitës më të mirë të Shqipërisë.
    Respekt dhe mirënjohje janë fjalët e vetme për Bamir Topin!
    Eh sikur Shqipëria të kish nja 50 burra si Bamiri!

  2. POPULLI says:

    POPULLI
    “Punet e nates jane gazi i dites” thote nje fjale e urte popullore. Duke pare listen e partive ne koalicion me partine qe drejton Doktor mortja me kllounin e xhelosur Lulush kriminelin qe mendon vetem per bisneset e veta nen emrin e kunatin, KJO eshte shprehja qe i vjen me pershtat Keto jane PUNET TANI ndersa gazin e botes DO TA SHIKOJME ME 26 PRILL …Ne diten kur ne Shqiperi do te filloje nje nga stervitjet me te medha te NATOS me pjesmarjen e mijra trupave CFARE KOICIDENCE…..

  3. Jo per hakmarrje, por Sali Shehu qe ka hyre ne koalicion me PD duke pretenduar se eshte perfaqsuesi zyrtar i FRD, ka tradhetuar Bamir Topin faktikisht deri Dje Kryetari i FRD. Nderkohe qe gruaja e Sali Shehut e graduar shume turpshem e ne gabim flagrant Gjenerale Brigade ne FA, ka qe ne Nentor 2019 qe rri jashte mandatit dhe mos arritjes se ngritjes ne grade, ne postin e Zevends Shefit te Shtabit te pergjithshem te FA.
    Pra; sot ne Shqiperi ne nivelet e larta te institucioneve te Shtetit kemi dy femra qe jane ne detyre jashte mandatit kohore, Vitore Tusha ne Gjykaten Kushtetuese (ne rrol Kryetarje dhe njekohesisht dhe Kryetare e KED) dhe Manushaqe Shehu ne FA (Forcat e Armatosura, Ushtria) ne rolin e Zv. Shef i Shtabit te Pergjithshem, qe te dyja kane “graden Doktore Shkencash”, por jane nen nivelin e Masterit Shkencore. E gjithe keto te dhena jane fakt nga kariera e tyre, por jane me mbeshtetje dhe perzgjedhje te Ilir Metes, prandaj vazhdojne te jene ne detyrat e tyre jashte kohore dhe ne shkelje te hapur me Ligjin e Kushtetuten.
    Prandaj Sali Shehu, Nen-Kryetari i FRD tradhetoi Bamir Topin dhe fallsifikoi dokumentin e FRD per tu futur ne koalicion me PD ne Zgjedhjet e ardhshme me 25-Prill.

  4. tropoja says:

    gabim i madh i pd-se qe pranoj topin,ai nuk ka asnje vlere per pd perkundrazi humb elektorat pd nga topi plus ky top llastiku do dale deputet nga votuesit e pd dhe shkeputet nga pd behet kryetar i partis se vet perseri dhe aleat i rames ky topi tamam kale troje se eshte dhe veteriner i njeh mire kuejt

  5. Ari says:

    No comment! Do te mbetet ne Histori bashke me Nanon (per doreheqje , ky i fundit)

  6. goliku says:

    Qe Topi eshte qytetar kjo dihet por partine ja la shpellarit Sali Shehu nga kalaja e dodes….

  7. Visi says:

    Po ca thoni ore! Ai i ka bërë takimet aty më herët por pa dijeninë e partisë së vet. Kështuqë mos flisni kot.

  8. D says:

    E ka bere me vetedije kete…ai ja la partine Lul Bashes….dhe u terhoq gjoja nuk jam une si…..ketu vjen era tradheti

  9. nje qytetar says:

    Partia Fryma e Re Demokratike eshte ne koalicionin e opozites, pa Bamken brenda.
    Pra eshte shuplake per Bamken, jo shuplake e Bamkes (vec ne ka rrahur vetvehten)
    Keshtu pra “Tironci” Bamke me origjine nga Dibra, mbeti dhe pa parti. I mbetet te rregjistrohet te Rama ashtu si Remja e Lales a si ai Yll Shehu qe te gajas kur e sheh.

  10. trendafili Permetit says:

    Sale-frengjisht do te thote i qelbur ne shqip, letyre, i ndotur,pis…ne turqisht do te thote e marte…dmth e marte dreqi kete pune; sali berisha, sali shehu, sali lusho …dhe salet te gjithe hajduta e kriminela. Doni me sale? Ngado qe ta kthesh del per keq. Prandaj , o njerez kush ka pak tru e nje çike mend, distancohuni nga keto plehra!! Ky ishte mesazhi im. Me 25 prill mbylljani deren perfundimisht qe te shpetosh e te mos zvarritesh me si keto 30 vjet.

  11. Shenjestra says:

    Jame me bindje te kunderta me Bamir Topin,por me veprimin qe ka bere duke dhene doreheqjen meriton respektin e te gjitheve.Ai eshte burr i ndershem dhe i drejte.Ai nuk ka pranuarte lepije ate qe peshtyjti dje.Sali Shehu,nje qen bir qeni e ka tradhetuar Bamirin per ca qindarka qe i ka dhen Sali Berisha.Por PD-ke do t’a paguaj shtrenjet per kete veprim mafioz te Sali berishes me bamir Topoin. Ketu,eshte 100% dora e zeze e Sali Berishes.Respkt dhe mirenjohje per Bamir Topin.

  12. ALEANCE , KOALICION , thjesht per marketing , per te krijuar idene e nje perfaqesimi dhe mbeshtetje te madhe ne Shqiperi dhe me gjere .
    Po cilat jane keto forca , dhe c’force kane apo peshe ne elektorat ?
    Dihet dhe vete ata e dine , se sa peshojne perderisa zvariten e lubiten shkalleve te SHQUP it , ne pritje te ndonje kocke (vendi ne liste) !

  13. Pokeristi says:

    Ba-mir. !…
    Me mire s’ke si e bën.Ne momentin e duhur bere gjestin e duhur.Institucjoni i doreheqjes njihet dhe permendet shume,
    por aplikohet pak,per te mos thene fare rrallë.
    Mbi te gjitha gjest intelektual,qytetar,patriotik.
    Te lumte Bamir.S’e perzjeve vehten me plehrat.

  14. S- New York says:

    Dorheqja e TOPIT dhe INA RAMES do te kishin vlera te madhe ne histori ,po te dorehiqeshin kur ju tha BERISHA. HORR dhe LAVIRE BULEVARDI.

    1. Fatos says:

      Nese do te dorehiqeshin ne ato momente, do te dorezoheshin para kafshes Sali, dhe linin hapesire per te tjera zullume. Nuk mund te dorehiqesh ne momente te caktuara…

    2. Kuma says:

      Qe Sala te kishte dore te lire deri ne fund?Ketu qendron zotesia e te dyve,duke i qendruar perballe Sal kriminelit!

  15. Remziu says:

    Bamir. Miku im dhe i yti, pra miku yne i perbashket Xhevdeti te ka paralajmeruar me kohe qe do i a shohesh sherrin Sali Shehut, ish oficerit te Sigurimit te Shtetit. Dhe keshtu ndodhi.
    Pra ta marre vesh Lulzim Basha qe ne listen e deputeteve te PD po fut te oficer Sigurimi, qe formalisht do jete si deputet i PD, por realisht ai eshte nje ushtar i Ilir Metes.
    Ambasada Amerikane duhet te nderhyje per kete.

  16. Cipini says:

    Kjo Parti do marr vota? Luli trapi po ben ndeshje me vehten e vet. Suksese Lul koqja!

  17. kamer lana says:

    Loje me dy krahet e Bamirit. E si ka mundesi qe Sali Shehu perfaqesuaka partine pa dijenine e Bamirirt? Ku e gjeti vulen,apo beri puc? S’kemi degjuar gje per kontrakdita brenda kesaj partie. Po Bamiri s’do te prishet as me PS dhe as me PD. Mjaft njerez te Bamiriit,biles edhe nje nga nenkryetaret punojne ne Bashkine e Tiranes. Kjo shte nje sallate politike ku njeri shkon tek PD dhe tjetri tek PS. Ca te LSI futen ne lista te PS dhe ca te tjere tek PD. Tani presim te urojme edhe kandidatet hajdute qe do te fusin kryetaret ne lista.

  18. pena says:

    Akoma nuk e keni njohur pafytyresine e thiken pas shpine te dibraneve
    Sali Shehu dhe BAMIRI jane dy hijena qe jane marre vesh mes tyre per kete akt te ndyre
    HIDH GURIN E FSHEH DOREN —KJO ESHTE MOTOJA E DIBRUCEVE………KUR T’I NJIHNI MIRE JU………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje