Habit Kryemadhi: Rimbursim 5% të shpenzimeve familjare për ata që kanë paga të larta

26 Shkurt 2021, 10:10Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në Facebook tregon si ndikon rimbursimi i shpenzimeve në paga.

Sipas Kryemadhit, sa më e madhe të jetë paga, aq më i madh është shpenzimi dhe rimbursimi 5% bëhet më i  madhe.

“Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime.

Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës.

Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.

Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, shkruan kryetarja e LSI-së.

1 komente në “Habit Kryemadhi: Rimbursim 5% të shpenzimeve familjare për ata që kanë paga të larta”

  1. Dik says:

    Kjo zhaba tani do marre titullin e berberes ma te mire per rruarjen e koqeve te qenve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje