Marrëveshja e grantit për përmbytjet: Ekspertët turq mbërrijnë në Tiranë, do të vizitojnë zonat e dëmtuara nga reshjet

26 Shkurt 2021, 19:12Sociale TEMA

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Milva Ekonomi priti sot në një takim një delegacion turk i kryesuar nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Pylltarisë në Turqi,  Mustafa Ozkaya dhe ekspertë të fushës.

Delegacioni turk shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Kjo vizitë  e ekspertëve turq vjen pas firmosjes këtë të mërkurë, të marrëveshjes së grantit mes Turqisë e Shqipërisë për dhurimin e disa pajisjeve në ndihmë të situatës së përmbytjeve dhe vërshimit të ujërave në sipërfaqet e tokave, mes ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Milva Ekonomi dhe ministrit turk të Bujqësisë, Bekir Pakdemirli.

Ministrja Ekonomi falenderoi palën turke për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e qeverisë turke për të ndihmuar në ofrimin e ekspertizës në çështjet që kanë të bëjnë me bonifikimin e tokës dhe pyjet, me fokus të veçantë zonat e përmbytura.

ga ana e tij, ambasadori turk falenderoi ministren e MBZHR, Milva Ekonomi duke e konsideruar takimin e së mërkurës midis kryeministrin Edi Rama dhe ministrit turk Pakdemirli si një nxitje e inkurajim për të arritur rezultate konkrete në këtë bashkëpunim të ri.

Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës mes ekspertëve turq e shqiptarë dhe njohja me zonat e prekura është hapi i parë i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe pajisjet e dhuruara nga pala turke për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet.

 

 

5 komente në “Marrëveshja e grantit për përmbytjet: Ekspertët turq mbërrijnë në Tiranë, do të vizitojnë zonat e dëmtuara nga reshjet”

  1. Dynja vatan mavi says:

    Shqiperine e mori turku e i vu zjarr,shqipetar mos rri po zhduku….
    Nga mbeturinat qe lane sulltanet ketu ne 500 vjet pushtim,sot lezet dovlet

  2. besua nga trevllazi says:

    motrat ku i keni , mbetet duke lypyr tek pa buksit mongol . PTUUUUUUU MASKARENHE TURQIA PRET QE TE SHKATEROHET SHQIPERIA DHE BENE SIKUR NDIHMON . E BENE SI UJKU ME QENJAT

  3. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Hahahaha…..experti bekir!!!!
    Do te sos birazeret turkoshqipfoles nga permbytjet..!? allah uakbar

  4. Byrazeri Turke??Apo Specjalisti Gjerman says:

    pse vijne “Eksperte” Turqe ,dje jo GJerman?????????Turqia nuk eshte nje Vende i NJohur per Permbytje….GJermania Po…..
    duket se Qeveria,ka Zbuluar Dupen(Bythen nga serbishtja)…perpara Turqeve…..pra vetem Turqit do te na “Ndihmojne”??Po ne kemi Eksperte Shqipetare sa te duash……c´udi??????????

  5. Lanabregesi says:

    Bravo Turqia,miku i mire ne dite te veshtira, jo si greket e Dules,mikut te Idrizit,qe rastin presin te te japin goditjen e radhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje