Mjekja shqiptare në Zvicër: Mbylluni këtë javë, sepse do ju plasë bomba

26 Shkurt 2021, 10:50Sociale TEMA

Elona Çekani mjeke në Zvicër e ftuar dje në Shqip show nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli me një ton të ashpër në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri për shkak të pandemisë.

Ajo tha se papërgjegjshmëria e qytetarëve por edhe e politikanëve ka çuar në një situatë shumë të rëndë në vend. Çekani bëri thirrje që vendi të mbyllet dhe se zgjedhjet janë një bombë që do të çojë në rritje të infektimeve dhe fataliteteve.

“Në kohën që ne u mbyllëm në Shqipëri shikoje festa. Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi, një rritje e ndjeshme e infektimeve.

Ne po i kujtojmë politikës shqiptare përmes letrës sonë, të respektojnë ligjet që i kanë vendosur vetë. Kolegët më thonë po më ikin pacientët si pulat. Duhet të mbylleni dy javë, që t’i japim kohë spitaleve të marrin veten.

Po flasim për jetë, për humbjen jetë njerëzish. Kjo është një bombë që do të shpërthejë dhe do të jetë në derën e të gjithëve.

Çfarë po presim që të mbyllet vendi, kemi frikë ekonominë, por po vdes babai që mban shtëpinë. Pse nuk po zgjohen intelektualet në Shqipëri të thonë çfarë po bëni. Ju lutem mbylluni sepse po shkojmë në katastrofë. Lufta sapo ka filluar në Shqipëri.

Në janar ka nisur lufta aty. Ajo që ndodhi në Lombardi, tani sapo ka nisur në Shqipëri”, u shpreh mjekja Çekani në Shqip Show.

19 komente në “Mjekja shqiptare në Zvicër: Mbylluni këtë javë, sepse do ju plasë bomba”

  1. Ari says:

    C”i botoni cdo budallallek qe thuhet…
    Shqiptaret do te degjojne kete “eksperte” te Zvicres, apo mjeket e nderuar shqiptare, qe jetojne 24/24 ore me situaten ne Shqiperi..

    1. Na mbyten hajdutet says:

      Ik ore debil politik….

    2. Arjola says:

      Edhe mjeket e nderuar shqiptare po thone qe njerzit po vdesin. Kete e kupton dhe ti. Njerezit jane lene ne meshire te fatit, se spitale nuk ka me.

    3. Shenjestra says:

      E ka shume mire,por marin vesh injorantet? Ata po e shikojne qe po u vjen zjarri te bytha dhe do t’ djeg ata perseri nuk zbatojn rregullat e Komitetit te eksperteve te shendetseise. Lerini,ne te semes vafshin.Por eshte keq per ata qe nuk kane faj.

    4. Miri says:

      Edhe nese e ka gabim, ajo eshte po aq shqiptare sa edhe mjeket shqiptare. I konsideroni emigrantet si te huaj, bile edhe i urreni me shume se te huajt, megjithese ata ju mbajne me buke sot e 30 vjet.

  2. ..... says:

    Kjo me duket se do te na tregoj qe po pergatisin te edhin dozen e rradhes se deri tani nuk ka rezultat,,

  3. Patriot says:

    Na falni faturat e dritave. Na jepni nga 450eu ne muaj. Dhe mbylleni. Ndryshe do i ruhemi virusit por do vdesim per buke.Keto shifra qe po kerkoj une per gjithe familjen nqs mbyllet vendi…i merr nje i burgosur kriminel ne muaj. I mer ushqim dhe sherbime. Por kjo nuk ka rendesi. Kaq paguan shyeti yne per kriminelet. Keshtu qe mos na cani trapin shume . Du me kene atje ne Zvicer e me kja per venin tem.

  4. Olimpia says:

    Jam dakord me mjeken nga Zvicra. Dy jave mbyllje absolute jane te domosdoshme.Ne 70…80…% jemi popull pa kulture, individualiste dhe anarkiste. Vetem forca na ben zap. Ne te kundert Tirana do te behet si Bergamo. Rama le ta lere fushaten dhe 24 non stop te merrte me pandemine. Te perpunoje nje strategji te diferencuar. Kudo ku ka vatra shperthimi, bllokade te plote. Ashtu sikur se ka deshmuar e je kundert rrymes pe gjera me pak te rendesishme ashtu te vendosese edhe Tani. Ne te kundet do te humbasim shume njerez Por me keto humbje do te vije edhe humbja e PS dhe kjo eshte nje Pandemi è dyte… Ti japesh shtetin krimineli Berishadhe don Metes e tmerreshme.

  5. Labi says:

    Po ne Zvicer pse nuk mbyllen? Apo kane pritur te vish ti ti japesh mend,ca do bej politika kur shqipot jane koke me vete, mjafton qe flet te Rudina te marresh vesh kush eshte,kan ardhur ketej kan lene vendin e dalin ne studio tv e japin mend atyre qe sherbejne atje.

    1. Zuzu says:

      Zvicra e mbyllme eshte o bish. Jane mbyll lokalet restorantet transporti publik ndersa ne baze te zonave ka mbyllje apo lirime. Po ama ti paguan shteti tatimet punetoret qerate etj. Mos u krahaso me zvicren se le nam

    2. Terpeza says:

      Me sa di zvicerra eshte qe tre miaj mbyllur

  6. Angjo says:

    Mjekja ka shume te drejte.Duhet minimumi 2 jave karantine totale . Ju lutemi bejeni kete.Kjo do ti jape fryme spitaleve por do uli edhe infektimet.Ju lutemi , bejeni ne emer te jetes se njeresve te thjeshte.Ju, mjeke te nderuar kerkojeni kete.

  7. popull leshi says:

    nga njera ane krenohemi me shqitparet neper bote dhe tani nuk i degjojme
    dhe madje i shajme !

  8. Albanian till I die says:

    O njerez……Ne qe jetojme ne perendim i dime se si jane rregullat…na pelqen apo jo, mjekja ka shume te drejte..duhet patjeter mbyllje totale per dy jave,…Shqiperia ka me shume infektime ne dite sesa vendet e medhaja po ta marim nga numri i popullsise..

    1. Shabani says:

      Po cfar thua moj zonj ….po fushata tre muaj para po maskat nuk i vem po jemi dhe gango ne nuk pyesim se pim raki me urdhera….keq me vjen po po ikin dhe te rinj e ne prap nuk pyesim…pse i harxhhon fjalet kot…

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Lere te vdesin ca gomenj se “skane” cfare te hane.. Le te hane kollodokun..

  9. Altin says:

    ska leke per mbyllje 2jave. Trump humbi zgjedhjet per shkak te vdekjeve nga covid dhe krizes ekonomike. Rama duhet ta kuptoje qe kur i humbi Trump, ai i humb 2here. Nje rruge ka, 500mije vaksina kineze, 50mije ruse, borxh ne BE per 2 jave mbyllje. Tik tak

  10. tropoja says:

    Jeton ne zvicer kjo e punon si infermiere dhe o burra ta degjojme kete se kjo na jep mend ik atje moj ishalla shpeton vehten,sa budallai ka shkuar jasht ne duhet ta degjojme me patjeter

  11. Labi says:

    Une ketu ne Zvicer po shikoj se kafet e restorantet jane mbyllur,pra mbyllje e pjeseshme, pra jo totale, ketu nuk ka ndalim qarkullimi,njetezit e kane vedijen,se per cfare mbyllje flisni nuk kuptoj,shqiptaret duhen vene ne kafaz jo vetem ne pandemi,kshu ndoshta vene mend,bota duhrt te shpik mbyllje tjeter ti shkoj atij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. J
    Joti

    Çja fut kot, vazhdoni prrallen që lat përgjysëm.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje