Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka folur për situatën e Covid-19 në vend, teksa sot u regjistrua një shifër rekord prej 21 viktimash.
Tomini komentoi edhe deklaratën e krydemokratit Lulzim Basha, i cili në një takim të ditës së sotme me mjekët tha se numri mesatar i vdekjeve në Shqipëri është mbi 6 mijë.
Ajo theksoi se askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve.
Pyetje: Basha ka pasur një takim me mjekët, ku veç të tjerave thotë që numri mesatar i vdekjeve është më shumë se 6 mijë, një kontrast shumëfish më i lartë se shifra që raportohet. Keni një koment për këtë shifër? Vërtetohet kjo shifër që është mbi 6 mijë të vdekur?
“Sigurisht rivlerësimi i vlerave apo i rasteve përkundrejt numrit të rasteve të vdekjeve, kërkon një periudhë më të qetë rigjykimi apo rivlerësimi. Absolutisht rastet e deklaruara janë rastet e konfirmuara nga mjekët e klinikës, përkatësisht të spitaleve covid dhe spitaleve rajonalë.
Pyetje: Shifra që janë mbi 6 mijë mendoni se është e vërtetë?
Vërtetësinë e të dhënave e mbart vetëm raportimi klinik. Absolutisht asnjë raportim i dyzuar apo tjetërsuar nuk mund të vlerësojë numrin e rasteve të vdekjeve.
Askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve.
Numri i vdekjeve është realisht ai i raportuar me përgjegjësi të plotë nga mjekët specialit të spitaleve rajonale, aktualisht të hapura dhe spitaleve covid-19.”
O z.Tomini…..
Perse nuk informoheni per te dhene pergjigje te sakta.Mjafton te shkonin ne Internet dhe do te shikoni qe ne BE numeri i vdekjeve ne pergjithesi ne vitin 2020 ne raport me 2019 ka qene nga 40% ne 60 % me i larte .Nderkohe ne Shqiperi numeri i vdekjeve ka qene nga 22000 ne 2019 ne 28000 ne 2020….Pra rreth 22% me shume…..qe e perkthyer nga cdo mendjes normale…..rritja e vdekjeve ka qene gati dy here me è vogel se ne BE…Z.Tomini,kur jeni ne poste te rendesishme tregohuni me te afte per te drejtuar dhe dhene pergjigje….Mos deshmoni inferioritet perballe baltes qe hedh opozita kriminale antishqiptare.Sepse ne situaten qe jetojme,nuk mjaftojne pergjigjet vetem te Rames apo Kojes dhe Bratajt.Fakti qe jeni zonja nuk do te thote te jeni dhe ,delikate,,Ka nje shembull Thacer ,nga e cila duhet te mesoni.Shqiperia nuk eshte Gjermania ,ku pergjigjet korrekte te Merkel mjaftojne.Shqiperia ka nje opozite te eger tip xhungle,dhe ne xhungel nuk mund te sillesh si ne nje sallon mode.