Tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit janë pasuria më e madhe që kemi, por jo gjithmonë jemi të ndërgjegjshëm për këtë, e për më tepër banorët e kësaj zone nuk kanë marrë vëmendjen e duhur në këmbim të kontributit të jashtëzakonshëm që i jep vendit kjo pjesë e Shqipërisë.
Prej më shumë se një viti, Koorporata ka nisur punën për hartimin dhe çuarjen përpara të projekteve që jo vetëm synojnë t’i japin zhvillim zonës, por do të përmirësojnë turizmin dhe do të tregojnë mirënjohjen për të gjithë ata që jetën e tyre profesionale e jo vetëm, e lidhën me ndërtimin e këtyre veprave dhe furnizimin me energji të gjithë vendit, prej më shumë se dyzet vitesh.
Të gjitha këto arsye ishin fokusi ynë i bashkëbisedimit me banorë të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Krahas ndërtimit të rrugës Vau i Dejës -Koman, që prezantuam pak ditë më parë, puna jonë vazhdon me hartimin e një projekti që synon ndërtimin e dy moleve të reja në Vaun e Dejes dhe në Koman. Liqeni i Vaut të Dejës dhe bukuritë e tij të rralla natyrore e kulturore do të arrihen më lehtë, ndërsa porti në Koman, që shërben si pikënisje e trageteve për në Alpe dhe varkave për në lumin e Shalës, do të transformohet duke u zgjeruar dhe duke ndërtuar qendrën e menaxhimit të lundrimit dhe informacionit për të gjithë luginën e Drinit.
“Faza e parë do jetë moli i Vaut të Dejës, është gati 1000 m/2, bashkë me parkimet ka 100 vënde parkimi, dhe i dyti është moli i Komanit. Ne do të krijojmë mundësi që të fillojmë dhe të vizitohet vizitore nga turistë në këtë zonë. Vetë Vau i Dejës do të ketë zhvillime të tjera përtej këtij moli dhe po këtu në Koman do të ketë një muze. Muzeu i energjitikës. Një nga gjërat më interesante dhe unikale të zonës do të jetë krijimi i parqeve të vogla në Vaun e Dejës. Parku i erës, parku i ujit dhe parku i diellit. Kombinimi i tyre do na japë mundësinë që këtë pikë këtu t’a kthejmë në një pikë të vizitueshme për të parë se si prodhohet energjia nga uji dhe si prodhohet energjia nga dielli.”- shprehet Benet Beci
Kesh e ka miratuar në buxhetin e këtij financimin e ndërtimit të këtyre projekteve, që do të vendosë në hartën e turizmit të Shqipërisë , një hapësirë tërheqëse shumë të ndryshme, mes Shkodrës, bregdetit dhe Alpeve Shqiptare.
Aktiviteti i KESH (Korporates Energjitike Shqiptare) rregullohet nga Keshilli Drejtues, nepermjet Statutit te Korporates, ku percaktohen qarte detyrat, te drejtat dhe kufizimet e aktivitetit te saj eskluzivisht ekonomik.
Korporata, me statut e ka te ndaluar te marre pjese ne aktivitete politike apo qe perkrahin forca te caktuara politike, te pakten ne teori.
Ketij “administratorit te KESH” duhet qe dikush ti lexoje Statutin e Korporates, ku thuhet se qellimi i saj eshte “… prodhimi, transmetimi dhe shperndarja e energjise elektrike”.
Per cdo aktivitet tjeter qe lidhet jo me qellimin e saj, korporata mundet qe te dhuroje fonde, qe kane nje limit te percaktuar nga Keshilli Drejtues i saj, por jo te ndermarre vete aktivitete jasht qellimit te saj ekonomik qe permenden ne statut.
Sipas ketij lajmi, del se ne prag te zhgjedhjeve, KESH po ben investime sikur te ishte Bashkia e Vaut te Dejes apo zonave te tjera ku jane te ndertuara HECet e kaskades se Drinit.
Zoti Beci ky eshte nje projekt i shkelqyer sa po beni xheloz jo vetem kete ishin qe vetem vidhete dhe e shkateroi korporaten por dhe Sali kriminelin qe rrugen vau dejes koman e kish lene me asfaltin e kohes Enverit.Kjo rruge eshte shkateruar komplet sa qe dhe me foristrade ishte e veshtire ta beje pa folut pastaj per vendin e nisjes se trageteve dhe varkave qe eshte si ne mesjete dhe e turpeshme. Nqse kjo pune behet shpellaret duhet te mbyllin gojen dhe duhet ti kerkojne falje publike banoreve te asaj zone deri ne Tropoje. Urime zoti Beci….