Rakacolli: Masat anti-Covid s'lidhen me zgjedhjet, hipja në autobusë është zgjedhje personale

25 Shkurt 2021, 11:50Sociale TEMA

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, tha se vendimi për të mos marrë masa shtesë shtrënguese nuk lidhet me zgjedhjet e 25 prillit.

“Infeksioni erdhi njëkohësisht në të gjithë botën. Të gjithë nisemi nga shkenca epidemiologjike, masat që mund të jenë frenuese të pandemisë, por vendet kanë strategji të ndryshme.

Në bilancet që janë bërë deri tani, Shqipëria, me shifrat që ka pasur, tregon se masat kanë funksionuar. Dhe vendimi që ne marrim nuk lidhet aspak me zgjedhjet”.

Rakacolli tha se nuk do të ketë masa të pjesshme shtrënguese për autobusët dhe lokalet, ku shihet se njerëzit jo gjithmonë respektojnë distancën fizike, sidomos në transportin urban në Tiranë.

“Në fund të fundit është një zgjedhje personale. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus.

Kur e shikon që autobusi është plot nuk duhet të hipësh, zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, tha ajo.

4 komente në “Rakacolli: Masat anti-Covid s’lidhen me zgjedhjet, hipja në autobusë është zgjedhje personale”

  1. Saktedhe drejte says:

    Cope fare e thote: ne te semes vafshi! Ske cu thua jane te sinqerte! Edhe per zgjedhjet e tha nuk lidhet me zgjedhjet fare po fareeee! 25 prill kujdessss se do hani mund edhe per kater vite te tjera menketo fytyra! Pu sa e shemtut kjo femer! Mjerr ai qe ja hyp kesaj, pupuuuu

  2. Altin says:

    “Zgjedhje personale” qe shkel kodin penal. Shtet bananesh

  3. I papami says:

    Kur e shikon qe autobuzi eshte plot, mos hyp thote. Po autobuzi eshte perhere plot o trape femer.

  4. Tytyty says:

    Duhet me e pyetur krye-eksperten se kur ka qene hera e fundit qe ke hipur ne autobus?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje