Voltana Ademi: Jam kërcënuar shumë herë me jetën time e të fëmijëve nga bandat, por kam zgjedhur përballjen

26 Shkurt 2021, 12:53Politika TEMA

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, duke folur për revistën Monitor mbi shpopullimin e qytetit në veri të vendit, thotë se një ndër arsyet ka qenë edhe vendosja e këtij qyteti nën presionin e bandave.

Madje, Ademi, bën edhe deklaratën e fortë. “Edhe unë jam kërcënuar shumë herë me jetën time dhe të fëmijëve, por kam zgjedhur përballjen”,- thotë Ademi duke iu referuar situatës së shpopullimit të qytetit dhe pse kërkojnë të ikin shkodranët.

Sipas INSTAT, nga viti 2011 deri në 2019 nga Shkodra emigruan rreth 36 mijë persona, ose 16.7% e  popullsisë së qarkut, duke qenë qarku me shifrën më të lartë të largimit. Ademi sqaron për monitor se më shumë sesa arsyet ekonomike, qytetarët largohen nga mungesa e sigurisë.

“Qyteti dominohet nga bandat kriminale, të cilat në vijimësi janë shndërruar në kërcënim për qytetarët e ndershëm” thotë kryebashkiakja.

Sipas MONITOR, Shkodra ka qenë edhe më e prekura për shkak të Covid dhe nga përmbytjet që përkeqësojnë gjendjen ekonomike në qytet. Bizneset me status pasiv u rritën me 64% në periudhën maj-dhjetor 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT, viti 2009-2018, Shkodra ka rritjen më të ulët ekonomike pas qarkut të Kukësit. Në 10 vite ekonomia e Shkodrës u zgjerua vetëm me 8% ndërsa në qarqet e tjera rritja ka qenë me 2-3 dhe 4 shifrore.

8 komente në “Voltana Ademi: Jam kërcënuar shumë herë me jetën time e të fëmijëve nga bandat, por kam zgjedhur përballjen”

  1. mik says:

    Shkodra.
    Aty si tash para se me ardhe fiset, ishe
    Me tambel ne plasaritjen e currave
    E me themele ne ujin e mjelmt
    Te thane vetem nje emer :
    Shkodra !
    E t’thirren qytet me kunora
    E t’hodhen per krye gur
    E hekurat e para.

    Martin Camaj

    Shkodra – Kryeqyteti moral i Shqipnise. ” Dom Lazer Shanto “.

  2. Skenderbeu i te gjitheve says:

    Ehh nuk behet Shkodra. Do bythe e lek te behesh kryetare bashkie apo prefekte e shkodres. Shikoni ate prefekten qe zgjodhi Rama shikojani biografine..sa puntore nder vite ka
    mbajturr ne te zeze e i ka paguar me nje cop buke, shikoni sa kredi e borxhe ka..sa para ka marr nga shteti..sa para ka marre nga te huajt ne shoqate gruaje..e sa leke ka pastruar . Informohuni per vellane qe ka ne Las Vegas qe ka bderru dhe emrin e me cka eshte marre ne itali. Perfundimisht Shkodra nuk behet ..PD…PS nje mut jan…miqte e biznesmeneve teshkodres..lorencit mark gjekes rites etj etj etj. Ne nje tepsi hane

  3. Kozmo says:

    JA KU NA DOLI DHE NJE VOJO KUSH TJETER.
    NESER DO BEHET SI MIC SOKOLI. KANE VDEK HERONJTE E SHQIPERISE OJ VOLTANE, TASH KAN MBET VETEM HORRHANET.

  4. elbasanlliu says:

    hahahahahaha Pordhe me rigon,Ik moj sharabajge se nuk e qeth kush per ty

  5. Viola says:

    A mban pergjegjesi per deklaratat qe ben kjo zonje apo u be mode kjo pune.? Ne qoftese eshte kercenuar a ka bere denoncim.? Krimi ne Shkoder lulezoi qe ne kohen e embargos me Serbine dhe kontrabanden e cigareve me Malin e Zi. Fajin e ka Saliu i mesoi dembele.

  6. Tironci says:

    Nuk mashtron dot njeri ti femer ordinere bandat gjithmon kan qen ne krahun tend , femer mashtruse , bandat e tua dogjen shkodren dhe selin e PSs nen drejtimin tend nuk ke turp qe genjen , turpi i figures femres shqiptare . Ti palaço grua qe na kerkoje panvarsin e shkodres .

  7. hektor says:

    Nuk merret njeri me ty moj e pa lare….

  8. popull del prej pyllit says:

    Kjo ashte laraska e shkodres ! Po populli ashte dele , e permbyti shkodren Sale krimineli ; e uje shkoje deri ne parruc, e qeverrija e PD damshperblu vetem 3 militante te PD ! REVOLTE mbare popullore , me i keput kokat bandave qe kane marre vendin peg per 30 vjet; PD+PS+lsi e + partiçkat e pjella prej tyre ne burge e te dorzojne pasurite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje