Nga Mustafa Nano
Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë vetë. Disa të tjerë i ka kapur në befasi. Të tjerë i ka hidhëruar pa masë. Dhe të gjitha reagimet kanë lidhje me leximin që i është bërë gjestit të DASH-it.
Por leximi i vetëm që i duhet bërë është një dhe vetëm një: “Amerikanët kanë një qëndrim të njohur lidhur me reformën në drejtësi. Ata e kanë iniciuar, inkurajuar, sponsorizuar që në krye të herës, ndërsa sot janë duke e përshëndetur për rezultatet që po jep. Rezultatet nuk po shfaqen ende, ç’është e vërteta, dhe ata e shohin këtë gjë më mirë se kushdo, por entuziazmi i tyre dhe fjalët e mira në adresë të reformës, më shumë sesa me rezultatet konkrete, lidhen me përpjekjet për të mbajtur gjallë shpresën se reforma do të shkojë mirë.
Amerikanët janë më i rëndësishmi ndër faktorët (përfshirë edhe ata lokalë) e investuar në këtë ndërmarrje. Dhe më të interesuarit që reforma të mos dështojë. Në këtë kuptim, u është dashur të nxjerrin një model suksesi, që do të provonte e legjitimonte optimizmin e fjalët e mira të tyret për reformën dhe që do t’i jepte kuptim suksesit aq të dëshiruar për të. Dhe kanë zgjedhur Ardian Dvoranin.”
Ky është leximi. Nuk ka një të dytë. Por disa faktorë lokalë kanë leximet e tyre. Mes tyre bie në sy Presidenti i Republikës, i cili e ka marrë këtë lëvizje të DASH-it si një çalltisje të posaçme kundër tij. Që është kundër tij, kjo kuptohet, sidomos nën dritën e konfliktit mes tij e Dvoranit që është ende i freskët. Por thjesht ka qëlluar të jetë kështu. Nuk ka gjasa që përmasa anti-Meta në këtë lajm të ketë qenë një qëllim, sido që shumë vetë, sidomos ata që reformën në drejtësi e kanë interpretuar si një marifet për t’i vënë prangat Metës e Berishës, janë të sigurt se është kështu.
Tok me ta është edhe vetë Meta, i cili ngjan më i sigurti se reforma nuk ka tjetër qëllim, veçse ta rrasë atë në ndonjë qeli. Dhe prandaj, prapa çdo shënimi, komenti a veprimi në të mirë të reformës apo në favor të kundërshtarëve të tij politikë (sidozot Ramës), është i prirur të shohë një konspiracion a përbetim kundër tij.
Mirëpo, nuk ka asgjë të keqe që Meta ka një lexim të vetin të gjestit të fundit të DASH-it, apo që ai është duke vuajtur nga ndonjë kompleks përndjekjeje. Nëse ai do të dinte t’i mbante për vete ndjesitë e tij, asnjë problem nuk do të kishte. Problemi shfaqet kur ai nuk mendohet dy herë para se t’i ndajë me dynjanë frikërat e paranojat e veta. Ja, kështu bëri edhe këtë herë.
Në fillim ishte këshilltari i tij, Tedi Blushi, i cili nuk vonoi asnjë sekondë t’i përgjigjej DASH-it. Dhe përgjigja ishte e çuditshme. I drejtohej Ramës, që e kishte përshëndetur vlerësimin bërë Dvoranit (pasojë e të njëjtit lexim, sipas të cilit vlerësimi ndaj Dvoranit ishte shfaqje kundër Metës), dhe e bënte me dije se reforma në drejtësi, pikërisht kjo reformë, për të cilën janë harxhuar aq para, energji, kohë e medalje, si kjo dhënë Dvoranit, do të “ngordhë më 25 prill si pasojë e 3 milionë shpullave e shkelmave”.
Në të njëjtën fjali, të publikuar me këtë rast në profilin e tij në Facebook, flitet për diplomatë të korruptuar. E kishte me ambasadoren amerikane? Apo me DASH-in? Tani, është ok të jesh kundër, apo kritik ndaj, reformës në drejtësi. Është ok edhe të jesh kritik me diplomacinë amerikane. Po e quajmë ok që këto qëndrime t’i ketë edhe një zyrtar i Presidencës shqiptare. Të gjitha këto pra, tek-tuk me pak sforcim, po i llogarisim si normale. Por të flasësh kuturu për diplomatë të korruptuar, dhe ta bësh këtë pikërisht në ditën që DASH-i promovon (për arsye, e me logjikë, të vetën) një gjyqtar të Republikës së Shqipërisë, kjo është të marrësh malet (e Skraparit).
Mendova se Meta do t’i tërhiqte veshin këshilltarit të tij për gjuhën e pakujdesshme, por ai bëri të kundërtën. “Vlerësime të tilla janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës, teksa shqiptarët vdisnin për bukë,” tha ai, ndërsa po komentonte vendimin e Ministrisë së Jashtme amerikane. Iu referua një vlerësimi që OKB-ja e fundviteve ‘990 i bëri regjimit të Ramis Alisë për sukseset në mirëushqimin e popullsisë.
Paralelja është interesante, por nuk është kjo që u mbajt shënim në atë moment. Gazetarët, politikanët, diplomatët, ambasadorët, mbajtën shënim tjetër gjë: “Meta, edhe një herë tjetër, tregoi se amerikanët i llogarit ndër ata që duan t’i bëjnë varrin.” Është e vërtetë kjo e fundit? Nuk ka asnjë provë për këtë. Ose që të jemi të saktë, duhet thënë: e vetmja provë është ky panik i Metës.
Sikur të mos ishte për këtë nervozizëm të tijin, që herë manifestohet me deklarata të papritura dashurie ndaj Amerikës, e herë me sulme të llogaritura ndaj ambasadorëve e diplomatëve të korruptuar, e në një stil më të thekshëm, ndaj mafies ndërkombëtare, as që do të na shkonte mendja se amerikanët kanë ndonjë gjë posaçërisht me Metën. Pse do e kishin vetëm me të, xhanëm? Meta nuk ka bërë asgjë që nuk e kanë bërë edhe të tjerë? Mirëpo, Meta duket sikur na thotë: “Jo, jo, me mua e kanë. Vetëm me mua.”
Nervozizmit për këtë shkak i shtohet edhe nervozizmi për motive të brendshme politike e elektorale. Duket se ka një strategji të PS-së e PD-së “për ta çuar LSI-në për skrap”. PD-së, në fakt, nuk i ka shpëtuar asnjë frazë apo veprim, që do të na bënte të kuptonim se ka ndonjë gjë kundër LSI-së, por thellë-thellë, ajo parti është më e interesuara për ta fshirë partinë e Ilir Metës nga faqja e dheut.
Ndërsa PS-ja nuk e ka fshehur dëshirën e projektin e vet. Shprehja “ta çojmë LSI-në për skrap” është e socialistëve, të cilët i kanë mbushur mendjen vetes se këtë mund ta bëjnë realitet më 25 prill. Nuk kanë për t’ia arritur qëllimit. Vdekja e LSI-së është e pamundur në këto zgjedhje (ajo do të mbijetojë, ndonëse do të dobësohet). Por socialistët janë me mendjen se vdekja e saj do të vijë për shkak të 25 prillit, në mos jo më 25 prill.
Edhe katër vjet të tjera në opozitë janë baras me fundin e saj. Sepse votuesit e LSI-së, të cilët janë njerëzit më praktikë që mund të ekzistojnë, do të binden se nuk do ketë më kuptim të vijohet me besnikërinë e mbështetjen ndaj asaj partie. Kjo është ajo që mendohet.
Ky plan (apo çfarë në LSI e mendojnë si plan), tok me besimin se amerikanët e kanë marrë Metën nishan, ia prishin realisht qetësinë atij. E prandaj, ai as që është duke e vrarë mendjen për punën e tij si President i Republikës. Madje, e vetmja kokëçarje e tij është si ta përdorë Presidencën. Mund të ketë njerëz që e shohin ende si President, edhe teksa vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke shpërndarë dekorata, kënduar, pirë raki, por ai ka kohë që nuk është më President.
Ai është thjesht një person, që i ka rënë bixha të jetë President i Republikës, dhe që Presidencën po e sheh si një lodër në funksion të ambicieve të tij politike. Çdo gjë që e bën si President, e bën për t’i shërbyer Ilir Metës. Nuk ka asnjë dyshim që është Presidenti më i keq që kemi pasur ndonjëherë. E ka bërë pis atë institucion. Në një rrethanë normale, do ta kishte pasur hak shkarkimin me ceremoni prej postit.
Me arsyetimin: “Ka shkelur qartazi Kushtetutën, në të cilën përcaktohet se Presidenti është simbol i unitetit kombëtar. Ka shkelur qartazi Kushtetutën, duke u bërë njësh me njërën nga palët politike.” Në fakt, Presidenti është njeriu më opozitar që ka sot vendi. Basha ka të drejtë të ndihet ligsht, dhe i paarrirë, përballë tij.
Disa i njohin për alibi, në këto përpjekje, bindjen e tij se Shqipëria është duke jetuar ditë të zeza, se Edi Rama është rreziku më i madh që i është kanosur vendit ndonjëherë. Ok, personalisht opinione të tilla i konsideroj normale.
Nuk pajtohem me to, por e konsideroj legjitime që dikush t’i ketë. Takoj përditë njerëz që mendojnë si Ilir Meta. Prandaj, nuk kam asnjë problem me këtë bindje të tijën. Problemi im është me njeriun që më ka vjedhur Presidencën. Problemi im është që Presidenca, e cila është institucioni ku secili do të ishte i nderuar të hynte, po përdoret për qëllime që nuk kanë të bëjnë fare me funksionet kushtetuese të saj. Nuk do ta kisha hapur gojën fare (ndonëse betejat politike të tijat as që më fshikin), sikur ai të kishte dhënë dorëheqjen prej postit të Presidentit, e të ishte kthyer në jetën aktive politike.
Madje, ka ende kohë ta bëjë këtë. Ne nuk e meritojmë spektaklin që mund të na dhurojë ai gjatë fushatës elektorale me kostumin e Presidentit.
Nëse është i vendosur të ecë në këtë rrugë, duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë. Deklaratën e dorëheqjes po ia përgatis unë (shumë dashamirësisht): “Të dashur bashkatdhetarë e bashkëqytetarë, kudo që jeni! Vendi po jeton momente dramatike të historisë së tij. Një klikë me në krye Edi Ramën, njeriun më të rrezikshëm që ka parë kjo histori, na ka vënë përfund të gjithëve, ka shtënë gjithçka në dorë, po bëhet e pakontrollueshme, po na armiqëson me SHBA-të, po na pengon të integrohemi në BE, po ju bën juve të merrni arratinë në kërkim të fatit në vende të tjera.
Në këto rrethana, me shpirtin që po më digjet për kombin tuaj e timin, po marr vendimin për ta lënë këtë detyrë. Zyra ku jam sot është një zyrë që më nderon, e që më bën t’u gëzohem shumë privilegjeve e prerogativave, por do të ishte një sjellje spitullaqe nga ana ime të jepesha pas tyre. Sot nuk është koha të marrim me të mirë egon, sedrën, kararin e qejfet tona. Sot është koha për të marrë përgjegjësi. Sot është koha për të dalë në sheshin e mejdanit e për t’u thënë ndal atyre që po e shkatërrojnë këtë vend. Sot është koha të filloj betejën më të madhe të jetës sime. Të jetës sonë.”
Do isha më i lumturi nëse ai do ta bënte këtë gjë. Sepse do na rikthente Presidencën. E do të na bënte me president.
Nuk është çudi që ta bëjë këtë Meta!
Si kontrvers që është besoj papritur do japë dorëheqjen dhe do mbathë opingat për ……t’u arratisur jashtë Shqipërisë!
…Presidenti eshte qytetari numer 1 i Shqiperise…e ky eshte nje privillgj i jashtezakonshem..Ta perdoresh presidencen eshte nje maskarrallik e nuk mbaron me shkarkim apo doreheqje qe duhet ta kishte marre kur vendosi t’i kthehej politikes….sot meta duhet te ndeshkohet qe “tallet” me NE ….edhe ata qe mendojne si ai ..ka ardhur koha te mendojne ndrejte e te shkeputen ..shkeputemi nga sitemi i maskarrenjve..Siguria e metes dhe e te shoqes..vjen nga super paraja qe kane …diplomatet jane thjesht rrogetar , e keta kur tivine ne pushtet do ti perdorin si sherbetor e me siguri qe do ti paguajen ndofta 2–3 fish…Problimi i vetem i tyre eshte se nuk justifikojne super parane !!
Bravo zoti Nano,e ke thare fare.Te lumt.
Brilant!
Loni
Cdo te thote “Votuesit e LSI-se jane njerezit me praktike qe mund te ekzistojne” o Muç ? Ne fjalorin e shqipes fjala “praktik” nuk ka lidhje me fjalet “hajdut, cub,hajn”. Perse nuk i bie drejte duke thene qe “Votuesit e LSI-se jane njerezit me HAJDUTE qe mund te ekzistojne”, apo te DHIMSEN patriotet tuaj.
Per te shpetuar nga Ilir Meta ka nje menyre – Te shkelmohet ai qe 2 vjet pas 21 janarit 2011 e ndau me ate qeverine dhe me pas e beri Liken President te Republikes!
Besoj e dini kush eshte, mos i bini kot Samarit kur i duhet rene Gamorit aty te kryeministeria!
Hahahahahaha…..qe te vije ne Pushtet Daj Sala ???????
Po qe nuk jeni aq Idjot sa ju mendoja une ju te Sal Ram Berishes ?????
Po Gjysh Sala sa kohe ishte ne Pushtet me Lir Meten ????????
Degjo mor Patriot…….
Lir Meta ishte/eshte nje fshatar i varfer qe pati fatin te jetonte ne Tirane……..”Qetesine dhe Dashurine” e kishte nga Vendlindja persa kohe Sahati punonte per te……….Tani kur Sahati duhet te shkoj tek Sahatxhiu per tu riparuar (se ka ngec si i thone fjales)….po tregon se kurre nuk ka pasur intelektin dhe zgjuarsin per te qene aty ku ka qene……..dhe me shume per te kapur te gjitha Postet me te larta qe ka Republika e Shqiperise……kjo edhe per varferine intelektuale /agresivitetin e katnarit qe i hypi Kalit ene duhet me e eleminu qe te zbresi, qe fatkeqesisht ka qene Historia Poskomuniste Shqipetare….etj etj gjona, qe duhet shume Kohe me ti s`pjegu ty………
Koha do tregoje shume shpejt se Njerez si Lir Meta kane qene dhe jane (por jo shume gjate) shkaterrimi i Shtetit Shqipetar….per kete jam me shume se i bindur……por edhe ti Patriot (shume shpejt) ma ha mendja se do e kuptosh………TUNG
Shumë bukur Mustafa Nano.Respekte!
E ka bo popullin si guralec,e nxjerr dhe e fut nga xhepi sa here I do suma.,Po a degjon kush?
Nje dordolec ,nje bufone na ka rene ne deer.
Politikani Meta nuk do te kishte arritur ne kete terexhe , qe eshte sot , po te mos ishte vendosur ne pozicionin e kryetarit te Shtetit . Eshte intelegjenca e Edi Rames , qe e delegoi Ilirin , ne kete pozicion dhe sot populli yne dhe bota e shef se cili eshte Ilir Meta i vertete . Jasht presidences , Iliri ka qene me i permbajtur , por si karierist patollogjik , kujtoi se arriti majat , per te demonstruar nje pushtet korruptiv , ne favor te partickes familjare . Bota nuk njef rrast tjeter te shkallimit politik , te nje presidenti . Fundi i tij besohet te jete afer . Nuk mund te duroi populli dhe aleatet tone nje shperthim , ne postin , qe emertohet i unitetit te popullit . Nuk besoj se karieristi Meta , do te luaj karten e dorheqjes , qe eshte per te tjera prerje . Zgalem
Jo per te mbrojtur Edi Ramen se nuk ja kam duruar dot arrgonacen ketu e 15 vite me pare, por ai e vuri Meten President sepse pa LSI-ne qeveria binte dhe Shqiperia futej ne nje kolaps institucional. E vetmja menyre qe e linte Ramen kryeminister ishte zgjedhje e Ilir Metes president.
Bukur, sakte….
Por kjo duket si letra e Mehmet Shehut kur vrau veten…
Likja nuk eshte nga ata burra, te lere nje cope leter, dhe te iki nga kjo bote, se vetem kjo rruge dhe burgu i kane ngelur. Ai po zgjedh me shume burgun, se ai i zgjat jeten..
Bravo Nano, je njeri inteligjent dhe i mencur
Vetem “te lumte”
Mustafa Nano,nje gazetar trim dhe i paanshem qe meriton respektin e shqiptareve me mendje ne koke.Propozimi i tij brilant kam frike se eshte shume i papershtatshem per te dhenat e karakterin e presidentit leshelist-PD-ist.Ky propozim per doreheqje i rri ngushte atij dhe per mendimin tim nuk dpo ta marre parasysh dhe e dini pse? Sepse posti i presidentit i duhet atij,sepse vetem atjek ku eshte ka mundesi te punoje non stop 24 ore ne dite kunder reformes ne drejtesi dhe te mbroje me cdo kusht bizneset e tik kriminale.Dhe pervec kesaj ai post i jep mundesine te kete ne dispozicion shume avantazhe si psh te perdore per hesap te tij keshilltaret si puna e Bibilushit,te perdore buxhetin jo te vogel te presidences,te perdore e shntazhoje politikane,kuadro,institucione te varura e te pavarura,te perdore pa hesap makinat e mjetet e tjera te presidences,te grise perdite faqet e kushtetutes e te fshihet me to,deri sa ti nxjerre fundin ,te sulmoje kedo ambasador qe nuk bie dakord me veprimet e qendrimet e tij dhe te mbetet i paprekshem se me demek eshte president dhe “mbron e shpreh” interesat e popullit,me falni,te bandes se tij politike e te bandes tjeter te madhe opozitare! Pse budalla eshte ai? Te dorehiqet e te behet krie.ar i nje partie qe e ka trendin te rrudhet perdite duke qene e destinuar te rrije ne opozite si puna e partive te Nard Humoristit,te Dashit,Mediut,Dules,Shpetos etj qe kane vetem kryetar dhe nja dy a tre asqere? Kush do ja vershelleje me pas atij? Dhe arseyeja me e made eshte se ai nuk mund te dorehiqet si puna e Nano “budallait”,ky eshte trim si “Vojo Kushi”,si Selam Musai” apo si Alende dhe po dhea doreheqje e pret ne shteg SPAKU e te detyrohet te dorezoje gjene e vjedhur.Kot i ka vjedhur ky per 30 vjete shqiptaret qe t’ja marre Spaku brenda doites?!Nuk i thone kot “Eskobari i Ballkanit” Like Shtogut te florinjve te krrabes nga skrapari!Mos o zot!
PER CMALE FLET MORE VULE HUMBUR TANI TE MARE MALET E HUNGARISE I KA NGELUR SIC BERI MIKU I TIJ I MAQEDONISE
Nuk I pelqen MALET e HUNGARISE thua?
ore se nuk e kuptova ku qendron problemi?
Kur Perendimi,ndjeu se kush e kish mberthyer peng demokracine ne kete truall europian dhe e shperfytyruan ate de facto,ne nje vilajet anadollako-komunist,u munduan te zgjonin shoqerine e pergjumur dhe te shushatur,per tju kundervene te pareve.
Por e pane qe ish e pamundur qe ta zgjonin,megjithse vazhduan gjate me frymemarrjen artificiale te saj.
Keshtu te detyruar nga kjo,ju kthyen se mos gjenin ndonje reze drite ne institucionet qe funksiononin ne te kundert me emrat e tyre.
Brenda tyre u gjet nje politikan qe shikonte trubull,drejt Perendimit,por qe shihte shume qarte karrigen e vet,per te cilen ishte dhe eshte gati te bej cfardo kompromisi,pamvaresisht eres se qelbet qe ai permban.
Dhe keshtu ne saj te kembenguljes sizifiane te Perendimit dhe tangos se Rames,po shohim nje ecje para prej handikapi te renduar te reformes ne drejtesi.
Cdo njeri normal,ne kete truall,e ndjejn veten thelle te poshteruar dhe fare te pavlere,kur ne keto dhjetra vjet eshte gdhire dhe ka pare dhe ndjere mbi koken e vet,qenie te egra shpellaresh,qe kane vendosur mbi te tashmen dhe te ardhmen e tij dhe te kombit shqiptar.
Si frikacak apo servila patologjik dhe historik produkte te shekujve te kaluar,u jemi kundervene atyre shume shume me fjale te pafundme,kur nje specie e tille,eshte e lindur pa veshe dhe perulet vec para demonstrimit te turmes,apo ligjit nga institutucioni.
O Muci, sado te perpiqesh “te rrumbullakosesh” koken kateqoshelie (te denje per nje Kuazimodho shqiptar) te patriotit tend, ajo ja shpif ne menyren me qelbashe, cdo shqiptari qe ka dy fije mend ne koke…
Sidomos, po t’i shtosh kesaj Moniken (ruajna Zot…!), eshte cifti me negativ dhe llumpen qe ka prodhuar ndonjehere ky Komb…!!! Bile ja kalon dhe kryeqenit kriminel, hajdutit tribal shpellar, Sali Berishes…! Habitem dhe hidherohem pa mase, qe ka akoma shqiptare qe u vene pas ketyre monstrave…
Po I jep shume vemendje nje Baftjari o Muc.. Ne 25 Prill te bej gati valixhet me gjithe ate Hollandezin dhe: Hajt rruge e mbare.. Amerikanet do jene verdalle dhe ska pusht te djegi nje shkrepse mbas 25 Prillit..
Te shkruash nje artikull te tere per Like Florigryksin dhe Mona Kurveplaçken – dy katundare vulehumbur qe fati i keq ju dha ne dore Shqiperine te cilen e plaçkiten ne kocke, eshte humbje kohe.
Ne litar te shkojne o Mustafa! Ne litar.
Provincisli mbetet provincial! Si ore te jpe doreheqje Ilir Floriri
dhe te filloje betejat me Bllok ne dore? Jo, i dashur Muc,
Ilir Mata do te jape doreheqjen me pranga ne dore dhe do te shkoje ne burg.
Mirè “e qèndise” Mustafa.
Tè paska djegur shpirtin ajo mungesa dhe abuzimi me presidencèn. Me ty jam Mustafa, le tè dorèhiqet ai njeri i padenjè aty.
Nè atè euforinè e dorèheqjes sè burrit tè Monikès, ne harruam tè shtrojmè atè pyetjen tjetèr, po aq tè rèndèsishme.
Ky Ilir Meta, erdhi èngjèll nè presidencè?
Apo ishte hajdut,,,,dhe dikush e solli aty, me ngulmimin e atij qè do ti bèjè punèt me bythè dhe jo me mèndje?
Nèse èshtè kjo e dyta,,,atèherè Mustafa, kemi njè problem.
Nuk mjafton vetèm njè dorèheqje nè kètè rast.
Gamor ti, gamor kush tè vuni, sot a nesèr, valo druni.
Dikush donte tè flinte me qen, pèr tu bèrè kryeministèr. Sot, èshtè zgjuar me pleshta dhe do i duhet qè votat qè do i jepen atij dhe PS mè 24 prill, tia japè “yllit nè ngritje”, Lulit, dordolecit tè Saliut.
Votoni Edin o njerèz, tè kini Lulin kryeministèr.
Ide e çmendur?
Prisni deri mè 25 prill.
Ku je mor Muc Nano. o Larry King i Shqiperise! Te marsha te keqen e pantallonave me rripa, tregon shkoqur qe je nje majmun vertete shume i lezetshem. Po, nuk na thua, pse me kaq shume fjale dhe argumenta i kerkon Presidentit tone te nderuar dicka qe ai nuk do ta bente kurre? Pastaj, c’te kemi bere, qe do t’na heqesh edhe ate cike kenaqesi qe na jep zoti President me marrezite e tij politike? Vertete mendon, i nderuari Zoteri, se akrobacirat e tua mendore na japin me shume kenaqesi, se shetitjet baritore te presidentit tone? Tek e fundit, ai nuk eshte se u ul kembkryq ne livadhet e laberise dhe ashtu i vetem lufton per te gjetur mendjen qe i ka marre malet…
Të lumtë Mustafa!
Kjo është gjuha e gazetarit që i shërben SHQIPERISE.
Mo po ky ben mire te peshohet , te dije sa peshon , se kush e di sa e rende i duket vetja , sa mund te ndeshet me kedo qe i del perpara , i duket vetja sikur eshte ne pyll a ne xhungel dhe ky eshte luani , mbreti dhe kundershtaret e tij politike ,populli jane preja e tij qe mund te beje cte doje .
PSE SOTE MORE zoti MUCE ,DHE JO ATHERE KURE FILLUAN RREMBIMET E VJEDHJET DHE VRASJET. ANE E MBANE SHQIPERISE QE GATI U KTHYE NE NJE LUFTE CIVILE.ATEHERE KURE U HAPEN ARMET QE POPULLI TE VRISTE VETEN DHE KETA HAJDUTER E VRASESH TI I KRAHASON ME LSI PD PS PSD PR etj.
KY TREGIMI YTE ME NGJANE SI HISTORIA E DY SHOKEVE QE RRININ GJITHMONE BASHKE.ERDHI DITA DHE NJERI U FEJUA.I THA SHOKUT TE TIJE SE JAME FEJUAR ,,,ME KE E PYETE SHOKU???ME GOCEN E KOMSHIES QE KE TI PERBALLE.ME KE ,ME ATE TE MADHEN ,APO ATE TE VOGELEN?? ME ATE TE VOGELENI PERGJIGJET .MERE ATE TE MADHEN SEPSE ESHTE ME E MIRE ,SEPSE E NJOHE SHUME MIRE UNE.JO I THA SHOKU ,DUA ATE TE VOGLEN
MERE MORE TE MADHEN ,SE PO PRISHIM SHOQERINE .ORE I THA SHOKU PO TI PSE NGULE KAQE SHUME KEMBE PER TE MARRE TE MADHEN ,PO FEJOHESH TI ,APO UNA .PO UNE ATE TE MADHEN DO TA MARRE PER VEHTE ,APO PER TYVE???????