Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për Elbasanin

27 Shkurt 2021, 11:13Politika TEMA

Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Lajmin e ka dhënë kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale,, ku vlerëson figurën e Muratajt dhe prejardhjen e tij.

“Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.

Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku”, shkruan Patozi.

Vetë Murataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndahen nga politika e vjetër dhe t’u besojnë të rinjve.

1 komente në “Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për Elbasanin”

  1. Elbasansi says:

    Te rinjeve si ilir meta e monika kryemadhi?
    Hahahahahahahahahahahaha
    Che ridere.
    Voto PARTIN SOCIALISTE
    Parti qe nderton , Elbasani ec perpara me PARTIN SOCIALISTE,
    Elbasani shkatrrohet me partin demokratike
    Elbasani vjedhet me lsi.
    Ne votojme Elbasandhite PARTIN SOCIALISTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje