Stërvitja më e madhe në histori, Kuvendi i hap rrugë zbarkimit të ushtrisë amerikane në Shqipëri para zgjedhjeve

26 Shkurt 2021, 21:14Politika TEMA

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin, duke i hapur rrugë zbarkimit të mbi 3 mijë ushtarëve amerikanë në Shqipëri, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar. Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe 3 100 trupa të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete jo luftarake, tanke, blinda etj.

Miratimi i nismës nga Kuvendi diktohet nga një parashikim kushtetuese, sipas të cilit nëse në stërvitje marrim më shumë se 1 mijë trupa të huaj, vendimi duhet të merret nga Parlamenti.

Për të shpjeguar përmbajtjen e projektit, në Komisionin e Sigurisë ishin të ftuar , zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe përfaqësues të lartë të ushtrisë shqiptare.

“Kjo është stërvitja më e madhe në historinë e stërvitjeve ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë. Qëllimi i stërvitjes është që trupat tona ushtarake të aftësohen më tej për të pritur dhe për t’u koordinuar me forca ushtarake partnere në stërvitje dhe operacione të përbashkëta. Kjo stërvitje do ta rrisë efektivitetin e përdorimit të kapaciteteve tona ushtarake për të gjitha sfidat e mëvonshme. Në çdo rast prezenca e forcave aleate do të shoqërohet nga ushtarakët tanë”, tha Petro Koçi.

Ndërkaq, relatori i projektligjit, Myslim Murrizi, informoi se në radhët e ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në këtë stërvitje 900 trupa. Në përfundim, Komisioni e votoi më konsensus projektligjin. Nisma do të votohet nga Parlamenti gjatë seancës së radhës. Mbetet për t’u parë nëse projektligji do të dekretohet apo do të kthehet nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar se do të ‘rrëmbejë armët’ në 25 prill.

Stërvitja do të zhvillohet në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë do të udhëheqë stërvitjen.

Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për përgatitjen infrastrukturës logjistike për  ngritjen e kampeve fushore në të gjitha vendet e dislokimit dhe terrenet stërvitore të ofruara nga ushtria shqiptare./shqiptarja.com

Kliko këtu për të lexuar dokumetin e plotë

9 komente në “Stërvitja më e madhe në histori, Kuvendi i hap rrugë zbarkimit të ushtrisë amerikane në Shqipëri para zgjedhjeve”

  1. edmond says:

    hahahaha NATO kundër destabilizimit në Shqipëri! Kjo është arsyeja madhore e stërvitjes§

  2. brukseli says:

    Kujt i sherben kjo stervitje ne kete kohe karantine !? Pse pikerisht me 26 prill ? Gjithe keta amerikane a nuk do sjellin virus ? Hajde mos e nenshkro po deshe . Ky komisioni i eksperteve a eshte pyetur noj çike ? HHHH sa kam qeshe , Albanistani republika bananeve , Edhe kur kane force te kritikojne ambasadoret pse nderhyjne ne punet e mbrendshme!,

    1. E verteta says:

      Ti llapaqen i stanit, kujdes kur qesh se mos te bien dhembet. Kujt i sherben kjo stervitje?!Gjasme po ngren nje pyetje inteligjente?!Po gjakprishurve si sorollopi yt nuk i sherben kjo prezence amerikane, ndersa Shqiperise po. Prandaj e qeshura jote eshte nje ngerdheshje nga fakti se nuk ke se çfare ben perveçse t’i frysh asaj vrime qe i fryen gjithmone.

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Mirese te vijne dhe te mos ikin ,derisa turkoshaket te bejne shtet.
    Derisa te vendoset drejtesia e mohuar ketij populli ne keto 30 vjet…
    Derisa hajdutet e lalzit qe nga sali berisha e ilir meta te perfundojne mbrapa hekurave.

  4. Shkodra says:

    Mire mo mire po si do behet me revolucionin qe do bente Meta e Berisha me date 26 prill?. Ta shtyjme? Ja prandaj e kemi presidentin qe ta mendoje e te vendose se cila do behet Stervitja e NATO s apo revolucioni qe ka paralajmeruar Presidenti? Ndoshta mund te fillojne te dyja ne nje dite…..

  5. Albana says:

    Good timing….

  6. Kim jong un says:

    Hajt per hajer! nami u boft! Po pak si turp te vjen kur degjon 900 trupa per stervitje. ne kohen e Dulles beheshin stervitje vjetore me nga 100 mije trupa, dhe stervitje pesvjeçare me nga 700 mije trupa. mbusheshin rruget me gezhoja manovre e shperthimet zgjasnin me dite. shume zhurme per pak gje me duket mua.

  7. Lalagjoni says:

    Ne 26 Prill behet edhe arrestimi i toto Likes duke e çuar atje ku e meriton prej vitesh!Ja perse hesht Sali Berisha duke e bere kurbzn “ujkun e Skraparit”!

  8. Ujku Plak says:

    Nuk realizohet kjo stervitje se Presidenti nuk e dekreton, se e vuri ne Seder Dr Mona ne deklaraten e fundit para Mediave kur tha : Burrat jane frikacak, se e mbajne Femijen 5min, dhe Grate e mbajne 9 muaj. Ka ardhur koha qe Toto Likja te Tregoje qe eshte Burre, dhe jo vetem Hajdut e i pa Fytyre, i pa Bese etj. Por edhe po nuk e tregoj qe eshte Burre kete radhe i falet , se Fallxhoria ja futi kot si Kare qe eshte, ajo ngatarroi Ngjizjen me Zhvillimin e Femijes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje