Zgjedhjet po afrojnë dhe politika shqiptare ‘po ndizet’.
Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Elbasanin Bujar Kllogjri ka treguar se vlerëson kandidimin e emrave të rinj në listat e zgjedhësve për votimet e 25 Prillit.
Referuar komenteve të bëra nga ana e tij në faqen zyrtare të “Bindjes Demokratike” ai ka përgëzuar kandidatin Erjon Murataj për kandidimin e tij në qarkun e Elbasanit.
Gjatë kohës që Kllogjri mbante postin e kryetarit të LSI për Elbasanin Erjon Murataj njëkohësisht ishte kryetar i LRI për Elbasanin ndaj njohja mes tyre daton vite më parë .
Prej disa kohësh Bujar Kllogjri është distancuar nga politika por komentet e bëra së fundmi në mbështetje të të rinjve të Bindjes Demokratike flasin një rikthim të tijin në sferën e politikës dhe në rradhët e kësaj partie.
Nderkohe qe ne Elbasan kandidon vete kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe me sa duket do te kete perballe saj, ish kreun e kesaj partie per kete qark, Bujar Kllogjrin!